E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Mziu: Rama do ketë fatin e Dakos!

Kryetari demokrat i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka paralajmëruar se edhe kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si Dako. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ai u shpreh i vendosur se kryeministri Rama do ketë fatin e Vangjush Dakos, për të mos pasur vizë amerikane. Si për ta konkretizuar këtë tezë, Mziu tha më tej se përgjimet tregojnë se sa aktor i rëndësishëm ishte Dako me grupet kriminale në tjetërsimin e votës.

“Në takimin që ne kemi pasur me Bashën, jo vetëm si kryetarë Bashkish, por edhe si strukturë e kryetarëve të partive, ne kemi kërkuar që pse të kërkojmë zgjedhje pa Edi Ramën? Unë jam i sigurte që Edi Rama ka rënë dhe jo shumë larg do të ketë fatin e ish-kolegut tim Gjushit, për të mos pasur vizë amerikane”.

Ta komentojmë pak vendimin e DASH për të mos i lejuar z. Dako për heqjen e vizës, shkak është korrupsioni, kaq kemi mundur të mësojmë deri tani.

“Mua në asnjë lloj rrethane nuk më vjen mirë që të flas për një kolegun tim, aq më tepër që e kam pasur për 12 vite koleg. Por duke parë realitetin, DASH nuk gabon. Përgjimet, apo se çfarë ndodhi në Dibër dhe Durrës tregojnë se sa aktor i rëndësishëm ishte Dako me grupet kriminale, në tjetërsimin e votës.

Është lexuar mësë miri. Ky është një sinjal i mirë për opozitën e sotme që unë jam i sigurte është mazhorancë, por edhe për kryeministrin. Unë nuk e di se si do ta deshifrojë këtë. DASH nuk gabon, dhe unë jam i sigurte që të njëjtin fat do ta ketë edhe Edi Rama, por nuk do ta ketë për familjen, por do ta ketë për Rilindjen, persona të kupolës. PS ka njerëz mjaftë të ndershëm, dhe në komunikimin që bëj me kolegë, ish-kolegë, edhe ata nuk e pranojnë një situatë të tillë. Nuk pranojnë një qeveri, një parlament, një pushtet vendor të një partie”.

Lexo edhe :   Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë
Lexo edhe :   "Pse gënjen Rama për sekret”? Basha reagon për komisionin "Becchetti"

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit...

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...