Agron Shehaj, nga studio e ‘Opinion’ në ‘News 24’, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Shumë shpejt do ketë zgjedhje të parakohshme. E rëndësishmë është të kemi zgjedhje të parakohshme dhe të lira, në mënyrë që zgjedhësit të çojnë në qeveri interesin e zgjedhësve”, tha ai.
I pyetur se si do të arrihen këto zgjedhje të parakohshme, Shehaj tha se opozita do të jetë e vëmendshme që të mos përsëritet historia e 2017. Ai tha në mënyrë të prerë se nuk do të ketë zgjedhje, nëse bandat kriminale nuk dalin para drejtësisë.
“Në fakt ne do jemi shumë të vëmendshëm, të kujdesshëm që të mos ndodhi ajo që ndodhi në 2017. Nëse nuk dalin para drejtësisë, nëse nuk arrestohen personat që në 2017 blenë votat, nuk do të ketë zgjedhje”.