Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Aftësitë ushtarake të Koresë së Veriut dhe rreziku që i kanoset SHBA-ve

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Aftësitë ushtarake të Koresë së Veriut dhe rreziku që i kanoset SHBA-ve

Nga Eleanor Albert, “Council of Foreign Relations”/Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj aziatikë, e shohin Korenë e Veriut si një kërcënim të madh për sigurinë globale. Ajo zotëron një nga forcat ushtarake konvencionale më të mëdha në botë, e cila e kombinuar me raketat, testet bërthamore dhe retorikën agresive, ka ngjallur shqetësime në mbarë botën. Fuqitë botërore, kanë qenë joefektive në ngadalësimin e rrugës së Phenianit për të pasur armë bërthamore.

Udhëheqësi i Veriut, Kim Jong-un, e sheh programin bërthamor si mjet për të mbështetur regjimin e tij. Ndërsa mbetet një ndër vendet më të varfra në botë, Koreja e Veriut shpenzon gati një të katërtën e PBB-së së saj për ushtrinë, sipas vlerësimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Po cilat janë aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut?

Vlerësimet mbi rezervat bërthamore të vendit komunist variojnë. Disa ekspertë, besojnë se Pheniani zotëron 15-20 armë bërthamore, ndërsa shërbimet sekrete amerikane e çojnë këtë shifër në 30-60 bomba. Regjimi ka testuar me sukses në korrik të këtij viti, dhe së fundmi para pak ditësh, raketat balistike ndërkontinentale (ICBM), që janë në gjendje të mbajnë një mbushje të madhe bërthamore.

Regjimi pretendoi se gjatë testimeve të fundit, raketa ndërkontinentale Hwasong-15, arriti një lartësi prej 4.475 kilometrash, shumë më lart nga sa ndodhet aktualisht Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, ​​dhe përshkoi rreth 1.000 kilometra, përpara se të rrëzohej në det, buzë brigjeve të Japonisë. Analistët vlerësojnë se Hwasong-15, ka një distancë të mundshme prej 13.000 kilometrash, dhe mund të mbërrijë diku në kontinentin amerikan.

Nën Kim Jong-un, i cili mori drejtimin e Koresë së Veriut në fundin e vitit 2011, programi bërthamor është përshpejtuar dukshëm. Nën regjimin e tij, vendi ka kryer më shumë se 80 testime raketash, shumë më tepër se babai dhe gjyshi para tij. Ndërkohë, ka ende shumë të panjohura mbi saktësinë e raketave balistike koreano-veriore.

Shumica e ekspertëve, mendojnë se këto raketa janë zakonisht të pasakta, për shkak të mbështetjes së tyre mbi sistemet e hershme udhëzuese, të marra nga Bashkimi Sovjetik. Megjithatë, disa dezertorë por edhe ekspertë thonë se Koreja e Veriut ka filluar përdorimin e sistemit GPS, i ngjashëm me atë të sistemit kinez të navigimit, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje rreth origjinës së sistemit, dhe nëse arsenali i raketave i Koresë së Veriut, është më i saktë dhe më i besueshëm nga sa besohej më parë.

Megjithëse programi bërthamor i Koresë së Veriut ka qenë kryesisht vendas, ka marrë ndër vite edhe ndihmë nga jashtë. Pheniani është ndihmuar nga Moskës nga fundi i viteve 1950 deri në vitet 1980, për ndërtimin e një reaktori kërkimor bërthamor. Në vitet 1970, Koreja e Veriut bashkëpunoi me Kinën në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë zhvillimin dhe prodhimin e raketave balistike.

Shkencëtarët e Koresë së Veriut, përfituan gjithashtu nga shkëmbimet akademike me homologët sovjetikë dhe kinezë. Edhe Pakistani, u shfaq si një bashkëpunëtor i rëndësishëm ushtarak me Korenë e Veriut në vitet 1970. Ndihma dypalëshe bërthamore, filloi kur shkencëtarët nga të dyja vendet shkuan në Iran, për të punuar për prodhimin e raketave balistike gjatë Luftës Iran-Irak (1980-1988).

Në vitet 1990, Koreja e Veriut fitoi qasje në teknologjinë pakistaneze të centrifugave për pasurimin e uraniumit, teksa kopjoi planet për një raketë më mbushje uraniumi, të cilën Pakistani e kishte marrë nga Kina. Në këmbim, Pakistani mori teknologjinë e raketave balistike të Koresë së Veriut.

A zotëron Koreja e Veriut armë të tjera të shkatërrimit në masë?

Koreja e Veriut, besohet se zotëron një arsenal armësh kimike, duke përfshirë mustardën e sulfurit, klorinën, fosgjenin, sarinën dhe agjentët nervorë VX, gjithsej 2.500- 5.000 tonë armë kimike. Toksinat e saj kimike mund të çlirohen, duke përdorur një sërë predhash dhe raketash konvencionale. Ushtria Popullore Koreane, stërvitet vazhdimisht për t’u përgatitur për luftime të mundshme në kushtet e një sulmi me armë të tilla.

Gjithashtu raportohet se Pheniani ka marrë ndihmë të hershme nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina, për të zhvilluar programin e saj të armëve kimike. Besohet ndërkohë se regjimi komunist zotëron disa lloj armësh biologjike, edhe pse u bë në vitin 1987 pjesë e Konventës së Armëve Biologjike, një traktat që ndalonte prodhimin, zhvillimin, grumbullimin dhe përpjekjet për të blerë armë biologjike. Një vit më vonë, ra dakord edhe me Protokollin e Gjenevës, i cili ndalon përdorimin e gazrave asfiksues, helmues dhe të llojeve tjera në luftë.

Cilat janë aftësitë konvencionale ushtarake të Koresë së Veriut?

Koreja e Veriut, renditet e katërta midis ushtrive më të mëdha në botë, me më shumë se 1.1 milionë ushtarë, ose rreth 5 për qind të popullatës së saj. Neni 86 i kushtetutës së Koresë së Veriut thotë se “Mbrojtja kombëtare, është detyra dhe nderi më i lartë i qytetarëve”, dhe kërkon nga të gjithë qytetarët të shërbejnë në ushtri.

Regjimi shpenzoi mesatarisht çdo vit 3.5 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake, midis viteve 2004-2014, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka paralajmëruar se lufta në gadishullin Korean do të ishte “katastrofike”.

Sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes të vitit 2015, dhe një raporti të vitit 2016 nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut, ushtria e Koresë së Veriut ka më shumë se 1.300 avionë, rreth 300 helikopterë, 430 anije luftarake, 250 anije amfibe, 70 nëndetëse , 4.300 tanke, 2.500 automjete të blinduara dhe 5.500 hedhëse raketash. Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se Koreja e Veriut, zotëron mbi 1 mijë raketa të rrezeve të ndryshme.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: aftësitëkanosetKim Jong unKoresërrezikuSHBATrumpushtarakeVeriut

TË LIDHURA

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë
Bota

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë

09:45 | 14/05/2025
Analiza/ Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Analizë

Analiza/ Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

08:27 | 14/05/2025
BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri
Aktualitet

BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

20:21 | 13/05/2025
Next Post
Lumi “thyen” urën prej hekuri, tronditen 350 familje në Delvinë

Lumi “thyen” urën prej hekuri, tronditen 350 familje në Delvinë

Messi akuzohet për vrasje, iu gjet gjak dhe armë në varkë (Foto)

Messi akuzohet për vrasje, iu gjet gjak dhe armë në varkë (Foto)

Meteorologët qetësojnë shqiptarët: Ja kur pushojnë reshjet e shiut

Meteorologët qetësojnë shqiptarët: Ja kur pushojnë reshjet e shiut

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë
Bota

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë

by mirseda
09:45 | 14/05/2025
0

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një dokument që ofron më shumë detaje mbi atë që përfshihet në...

Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami

09:00 | 14/05/2025
Bashkëpunim doganor midis shteteve të Detit Adriatik

Bashkëpunim doganor midis shteteve të Detit Adriatik

08:52 | 14/05/2025
KUTITË E FUNDIT/ PS “blindon” mandatin e 4-t me 83 mandate, PD fiksohet me 50

KUTITË E FUNDIT/ PS “blindon” mandatin e 4-t me 83 mandate, PD fiksohet me 50

08:48 | 14/05/2025
Përplaset GLE-ja dhe 3 automjete të tjera në Tiranë

Përplaset GLE-ja dhe 3 automjete të tjera në Tiranë

08:40 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com