Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në Afganistan, ndërsa sot u bënë 7 ditë ku nuk qarkullon leku në institucionet bankare.
Nuk ka banka operacionale dhe nuk ka zyra të Western Union, aty ku njerëzit nga jashtë normalisht do të transferonin para. Tashmë është pothuajse e pamundur të dërgosh para në vend.
Njerëzit thonë se po mbarojnë fondet, dhe ankthi po rritet në të gjithë kryeqytetin dhe qytetet e tjera.
“Më herët, ne dëgjuam nga Pen Farthing, një ish-marins i cili tani drejton një qendër shpëtimi të kafshëve në Kabul, i cili thotë se nuk mund të paguajë stafin e tij dhe njerëzve po u mbaron ushqimi”.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today