Bota

Afganistan/ 21 viktima të shkaktuara nga orteku i dëborës


               Publikuar në : 09:13 - 14/02/20 B H

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Afganistan, teksa 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku.

Kreu i institucionit kundër fatkeqësive për rajonin Daykundin, Asadullah Sarwari bën me dije se bora intensive e ka bërë të pamundur qarkullimin në shumicën prej provincave.

Përmes një deklarate për mediat, Sarwari tha se deri më tani 10 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 7 janë shpallur të humbur.

Gjithashtu si pasojë e ortekut janë shkatërruar 50 shtëpi dhe dhjetëra kafshë kanë ngordhur. Ndërkohë, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e shtatë personave që kanë mbetur nën ortek.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT