Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike, pranga 41-vjeçarit nga Elbasani


               Publikuar në : 09:24 - 14/02/20 B H

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 41-vjeçar pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B. M., banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla. Në pranga 41- vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT