Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Adriatik Llalla si pasqyra e hipokrizisë opozitare për reformën në drejtësi

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Adriatik Llalla si pasqyra e hipokrizisë opozitare për reformën në drejtësi

Nga: Alfred Peza

Qëndrimi i opozitës, propogandës dhe i mediave pranë saj, në lidhje me çështjen e Adriatik Llallës, është guri i provës për të dëshmuar përfundimisht e publikisht, raportin e tyre me reformën në drejtësi. Sepse tek raporti i tyre me simbolin më përfaqësues të drejtësisë së vjetër, kushdo mund të shohë, sa ata e duan realisht reformën e re të drejtësisë.

Adriatik Llalla është pika që ndan të shkuarën nga e nesërmja e drejtësisë shqiptare. Të vjetrën nga e reja. Ai është pika e referimit për ata që e kanë dashur realisht shëmbjen e kolonës së vjetër më të kalbur të shtetit shqiptar, në raport me ata që e duan më të fortë e më të pavarur, kolonën e re që po lartohet me ndihmën e pakursyer të SHBA dhe BE.

Plot një vit e gjysmë më parë më 21 korrik 2019, në shkrimin me titull “Adriatik Lalla si Dosja Nr. 1 e SPAK”, kam shkruar citoj:

“Ish Kryeprokurori mund të bëhet ish zyrtari i parë i lartë shqiptar që do hetohet nga SPAK. Ky hap do të ishte sinjalli më i qartë dhe do i jepej partnerëve perëndimorë, për vullnetin tonë, për ta çuar përpara reformën në drejtësi. Ironia e fatit në këtë rast e do, që ish Nr. 1 i Prokurorisë së Shqipërisë, që u bë pengesa Nr. 1 e kësaj roforme, të shënojë emrin në Dosjen Nr. 1 të hetimit, nga organet e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri”.

E ja ku jemi sot, kur kjo ka ndodhur realisht. Adriatik Lllalla është marë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ish Kryeprokurori është bërë subjekt i Ligjit Antimafia, që do të thotë se do ta ketë ai personalisht barrën për ti dëshmuar me prova drejtësisë së re dhe shqiptarëve, se është i paafajshëm. Ndërsa lista e pafund e pronave të tij, është nën sekuestro deri në përfundimit të gjykimit kur vendimi që do të jepet ndaj tij, do të mari formë të prerë e përfundimtare.

Ajo që po konstatohet pas kësaj edhe nga opinion publik është se si PD, LSI dhe Presidenca si institucione, ashtu edhe Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si liderët krysorë të opozitës, nuk e kanë përshëndetur këtë hap. Nuk e kanë thënë qoftë edhe një fjalë të mirë për këtë zhvillim të jashtëzakonshëm drejt ngritjes e konsolidimit të drejtësisë së re. E jo më ta duartrokisnin atë, siç do të ishte e udhës të ndodhte.

Kjo qasje është në harmoni e sinkron të plotë, edhe me qëndrimet e propogandës opozitare, mediave pranë saj dhe një pjesë tjetër e buketës së opinionbërjes në Shqipëri. Asnjë fjalë nuk është thënë për këtë hap të jashtëzakonshëm, për ta vënë zyrtarisht nën akuzë për herë të parë në historinë 108 vjeçare të këtij vendi, ish- Nr. 1 të organit të akuzës shqiptare. E ta mendosh, se kultura e pandëshkueshmërisë është edhe njolla më e madhe, që pushteti i drejtësisë mban mbi supe.

Ata që deri dje nuk kanë lënë rast pa kritikuar drejtësinë e re dhe institucionet e brishta të saj, se nuk po çonte në bankon e të akuzarve asnjë nga të quajturit “peshqit e mëdhenj”, sot kur e kanë atë në rrjetë bëjnë sikur nuk po e shohin. Bëjnë sikur kjo gjë as nuk ka ndodhur, e as ekziston. Bëjnë sikur ish Prokurori i Përgjithshëm, për të cilin dje opozita hodhi çizme e dogji Parlamentin, të ishte një qytetar i lirë e i qetë në punën e tij.

Ata që nuk kanë lenë deri edhe një vrasje të rëndomtë pa u marë, e deri ish zyrtarë të dorës së fundi pa ua bërë kronikën, analizën dhe emisionet e pafundme televizive, nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme sot për Adriatik Llallën. Asnjë fjalë për akuzën zyrtare që i është ngritur. Asnjë fjalë për hapin e parë të madh e të vërtetë, të hedhur nga SPAK, deri dje aq shumë i paragjykuar e i kritikuar prej tyre.

Janë të njëjtët që kur dukej se çështja e Llallës po zbehej, gëzonin. Janë të njëjtët që kur çështja e ish Kryeprokurorit dukej se po shkonte drejt dështimit, festonin. Janë të njëjtët që kur pronat e simbolit më të madh të drejtësisë së vjetër e të kalbur liroheshin, hidhnin fishekzjarre. Ndërsa sot, bëjnë jo vetëm sikur nuk e kanë parë atë që ka ndodhur, por edhe më keq akoma, sikur ajo është një gjë aq e rëndomtë, sa nuk ia vlen as që ta përmendësh e jo më ta marësh në konsideratë.

Kaq mjafton për të kuptuar se kush e komandonte dje Adriatik Llallën. Se kush e përdori Prokurorinë e Përgjithëshme, si vazhdim të politikës, me mjete juridike. Se kush nuk e donte reformën në drejtësi. Se kush u mërëzit më shumë nga shkatërrimi i asaj kalbësire që e komanduan për 30 vjet për të mos u ndëshkuar për abuzimet, krimet e korrupsionin e tyre të lartë qeverisës.

Janë ata që e ulën kokën, kur e ngritën dorën, për ta miratuar reformën me 140 vota në Parlament. Janë ata që hedhin lotë krokodili, për ecjen përpara, të institucioneve të reja të drejtësisë. Ndaj Adriatik Llalla është bërë sot, pasqyra e hipokrizisë opozitare dhe guri që u ra në kokë, kur e hodhën kundër triumfit të së resë mbi të vjetrën.

Tags: Adriatik LlallaAlfred Pezapropagandasubjekt i Ligjit Antimafia

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
“Ç’janë këto emisione moj më qafsh? Drejtpërdrejt je?” Videoja po thyen rrjetin

“Ç’janë këto emisione moj më qafsh? Drejtpërdrejt je?” Videoja po thyen rrjetin

‘Lus Zotin ti mbyllet emisioni’/ Rovena Stefa shpërthen ndaj Çanit

‘Lus Zotin ti mbyllet emisioni’/ Rovena Stefa shpërthen ndaj Çanit

Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Të tallesh me vdekjen sepse s’kupton jetën

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!
Politikë

Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!

by mirseda
10:46 | 26/06/2025
0

Opozita ka kërkuar që në seancën e sotme në Kuvend të jetë në rend dite edhe zgjedhja...

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

10:18 | 26/06/2025
Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

10:06 | 26/06/2025
Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE

09:34 | 26/06/2025
Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

09:26 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com