Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Adriatik Lalla, i pari në listën e SPAK që do hetohet për pastrim parash

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Adriatik Lalla, i pari në listën e SPAK që do hetohet për pastrim parash

Struktura e posaçme e hetimit të krimit të organizuar e njohur ndryshe si SPAK thuajse është gati dhe në fillim të tetorit do të nisë nga puna. Sipas burimeve të Gazetës SHQIP, puna e prokurorëve të SPAK do të nisë me një dosje të bujshme dhe që lidhet me një emër po kaq të bujshëm; Adriatik Llallën.

Deri tani ka dalë lista me 24 dosje që do kalojnë në SPAK. Por janë më shumë se 16 çështje që do të hetohen prej saj. Por ajo që është deklaruar zyrtarisht ka të bëjë me faktin se “kjo strukturë do t’i hapë të gjitha dosjet, edhe ato të vjetra për politikanë të akuzuar”. Por e para dosje në listë është ajo e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që akuzohet për pastrim parash dhe e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,

Për Llallën është hapur procedimi penal për pastrimin e parave. Llalla është hetuar nga Krimet e Rënda deri dje, por sot procedurat e hetimit janë në duart e SPAK. Ai akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehjesose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, ndërsa më pas kaloi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale. Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

Si i shpëtoi Llalla Vettingut?

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos e kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting. Ende nuk dihet vendodhja e saktë e Adriatik Llallës, ndërsa gjurma e fundit vjen nga Turqia, kur ish-kryeprokurori i kishte dërguar një prokurë në turqisht avokatit të tij përfaqësues në KPA, Sokol Hazizajt, ku nga vula apostile, u dallua se Llalla ndodhej në Turqi asokohe.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”./Gazeta Shqip

Tags: Adriatik LlallaKPKSPAKvetting

TË LIDHURA

Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari
Aktualitet

Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

10:18 | 03/06/2025
Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false
Aktualitet

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false

09:59 | 03/06/2025
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n
Ekonomi

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n

09:21 | 03/06/2025
Next Post
Anulohet mbledhja për reformën Zgjedhore, Gjiknuri tregon arsyen

Anulohet mbledhja për reformën Zgjedhore, Gjiknuri tregon arsyen

Bosch jep 3 emra kandidatë për postin e Presidentit të Kosovës

Bosch jep 3 emra kandidatë për postin e Presidentit të Kosovës

Përfshihen nga flakët 2 shtëpi në Surrel

Përfshihen nga flakët 2 shtëpi në Surrel

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

by mirseda
10:48 | 03/06/2025
0

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe...

19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

10:36 | 03/06/2025
A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

10:21 | 03/06/2025
Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

10:18 | 03/06/2025
Tërmeti i fortë godet brigjet e Rodosit

Tërmeti i fortë godet brigjet e Rodosit

10:03 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com