Politikë

Abuzoi me tenderët miliona eurosh, arrestohet ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë

               Publikuar në : 17:15 - 11/02/19 Enno

Bie në prangat e policisë, ish-juristi në Ministrinë e Drejtësisë, Lysien Ali, i shpallur në kërkim prej 5 ditësh për abuzim me tenderët miliona eurosh në këtë institucion. Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal të arrestit me burg, masë e ekzekutuar këtë të hënë nga efektivët e policisë.

Sipas policisë Lysien Ali është i akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë. Pesë ditë më parë policia vuri në pranga me urdhër të prokurorisë disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në pranga përfundoi edhe ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por më pas me vendim Gjykate ajo u la në arrest shtëpie. Për tetë persona të tjerë u caktua masa e detyrim paraqitje./ shqiptarja.com

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT