Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Abuzimi me fenë për nxitjen e ekstremizmit është një dukuri globale

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Abuzimi me fenë për nxitjen e ekstremizmit është një dukuri globale

Nga James J. Zogby “Gulf News”

Kur amerikanët shprehin shqetësim për ekstremizmin dhe dhunën fetare, atyre thuajse gjithmonë u shkon mendja tek Islami. Megjithatë problemet që sjell politizimi dhe “militarizimi” i fesë, janë më të thella, më të përhapura dhe shumë më të rrezikshme.

Të gjitha fetë kryesore të botës, kanë grupime dhe individë, që e kanë përdorur, dhe po përdorin fenë për të justifikuar sjelljen e tyre të dhunshme, si dhe objektivat e tyre politike ekstremiste. Në disa vende, këto rrymat ekstremiste dhe të dhunshme, nuk janë aspak periferike, përkundrazi ato janë pjesë e qeverisjes.

Partia aktuale qeverisëse në Indi, Partia Bharatiya Janata (BJP), e drejtuar nga kryeministri Narendra Modi, u ngjit në pushtet falë një vale të nacionalizmit ekstremist hindu. Vetë Modi për shumë vite, iu ndalua hyrja në SHBA, për rolin që luajti në nxitjen e trazirave anti-myslimane, të cilat shkaktuan vdekjen e më shumë se 1 mijë njerëzve.

Ndërkohë në Sri Lanka, milicitë budiste po ankohen, se myslimanët po pushtojnë “tokat budiste”, ndaj ata janë betuar të zhdukin kërcënimin mysliman në vendin e tyre ishullor. Sigurisht, edhe Krishtërimi, nuk ka qenë i imunizuar nga këto rryma ekstremiste.

Dhe për ta ilustruar këtë, nuk ka nevojë të kthehemi deri tek kryqëzatat. Gjuha fetare ekstremiste, u përdor për të mobilizuar mbështetjen në të dyja Luftërat Botërore.

Në atë kohë, turmat patriotike këndonin në SHBA “Përpara ushtarë të krishterë…”, dhe amerikanëve u thuhej se po shkonin të vrisnin “barbarët e pafe”. Këtë muaj, Uashingtoni mirëpriti samitin e Krishterëve të Bashkuar për Izraelin (CUFI), që mund të cilësohet një grupim fetar ekstremist, pasi argumenton se mbështetja e tyre ndaj Izraelit, është thelbësore për të zbatuar planin e Zotit – që përfshin, ndër të tjera konvertimin e hebrenjve në Krishtërim, çka çon në Betejën e Armagedonit, dhe rikthimin e Jezusit në Tokë.

Fakti që mes folësve në këtë samit, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe zv/presidenti amerikan Mike Pence, ndanë këtë ideologji ekstremiste, dhe folën hapur për përmbushjen e “planit të Zotit”, flet shumë. Dhe pastaj është problemi i nacionalizmit ekstremist hebraik, që përfshin një numër partish me ndikim në Izrael. Ato citojnë shpesh disa rabinë të shquar që shprehen se “shpirtrat e jo-hebrenjve nuk janë njerëzorë”, dhe se urdhri “Ti nuk do të vrasësh!”, nuk vlen për jetën e jo-hebrenjve.

Pra problemi i përdorimit të fesë, për të justifikuar një agjendë politike ekstremiste, është mbarë botëror, sikurse dhe “militarizimi” i fesë, pra shfrytëzimi i fesë për të justifikuar dhunën ndaj të tjerëve. Kjo është nëse e qartë në rastin e milicive budiste të Sri Lankës, nxitjes së dhunës nga Modit kundër muslimanëve, akteve të dhunshme të Al Kaidës apo Hamasit kundër të pafajshmëve, apo edhe të kolonëve hebrenj që kanë torturuar palestinezët në territoret e pushtuara.

Në radhë të parë, ne duhet ta shohim këtë dukuri si një problem universal, që prek të gjitha shoqëritë. Asnjë fe, nuk është e imunuzuar ndaj këtij abuzimi. Së dyti, duhet të kuptojmë se arsyeja se përse ndodh kjo, nuk është për shkak të vetë fesë. Në asnjë fe, nuk ka justifikime për vrasjen e e të pafajshmëve apo shkeljen e të drejtave të njeriut, as në mësimet e Budës, të Vedës, Ligjin e Moisiut, Kur’anit apo mësimet e Jezu Krishtit.

Ata përdorin një citat të marrë këtu apo atje, për të vërtetuar ideologjinë e tyre politike ose për të justifikuar sjelljen e tyre. Kjo funksionon, pasi gjuha fetare është evokuese dhe ka shumë fuqi. Është një gjë të thuhet “Unë po ju vras, pasi dua tokën juaj”, dhe tjetër të shprehesh si militantët e Sri Lankës “Kjo është tokë budiste”, ose si ekstremistët hebraikë që thonë “Kjo është toka që nga premtoi Zoti”.

Kur gjuha fetare, përdoret për t’i dhënë rendësi ideologjive politike, kjo përzierje shndërrohet në një specie vdekjeprurëse. Feja nuk është më një “besim”. Me të është abuzuar. Pyetja se pse dhe si ndodh kjo, ka dy përgjigje. Së pari, faji duhet të bjerë mbi grupimet dhe udhëheqësit që e shfrytëzojnë fuqinë e gjuhës fetare, për të çuar përpara axhendën e tyre politike.

Së dyti duhen identifikuar shkaqet rrënjësore, që i nxisin disa njerëz t’u bashkohen këtyre grupeve. Nga dy sondazhet që zhvilluar mbi këtë çështje, kemi identifikuar disa faktorë, shumica e të cilave kanë të bëjnë me stresin, problemet e mëdha ekonomike dhe politike, si dhe ndryshimin e statusit social.

Në disa shoqëri, kjo mund ndodhë për shkak të tronditjes që vjen nga urbanizimi, dhe ndryshimet e shpejta sociale që pasojnë. Në raste të tjera, mund të jetë recesioni ekonomik, humbja e vendit të punës, dhe pasiguria për të ardhmen. Pastaj kemi rastet, kur një diskriminim afatgjatë shkakton tek shumë individë një tjetërsim të madh të personalitetit.

Në të gjitha këto situata, individët i humbin lidhjet e tyre sociale, dhe kërkojnë përgjigje për të shpjeguar rrethanat ku ndodhen. Ata bien lehtë pre e udhëheqësve apo lëvizjeve, që shfrytëzojnë frikën dhe pasigurinë e tyre. Duke e mbështjellë mesazhin e tyre me një zhargon të njohur fetar, këto grupime dhe udhëheqës, “u shpjegojnë” rekrutëve të tyre të ardhshëm burimin e gjendjes së tyre të rënduar psikologjike apo ekonomike.

Ata e denoncojnë të tashmen si “mëkatare” dhe lavdërojnë (dhe romantizojnë) një “të kaluar të përsosur”. Kjo shoqërohet shpesh me demonizimin e një grupi tjetër, apo të një mënyre jetese që identifikohet si një burim i problemeve aktuale. Në shoqëri të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, kjo ka marrë forma të ndryshme.

“Tjetri” mund të jetë:një pakicë e pambrojtur gjetur brenda asaj shoqërie, zhvillimi dhe rritja e të cilës shihet me frikë, si një kërcënim për “mënyrën” e tyre të jetesës; një armik i jashtëm; ose një grup në zhvillim brenda shoqërisë, që identifikohet si përgjegjës i problemeve sociale.

Abuzimi me fenë, që duket sikur u jep siguri atyre që po përjetojnë një humbje kontrolli të jetës së tyre, është një fenomen universal. Nëse do të mbetej me aq, nuk do të përbënte ndonjë rrezik. Por, kur ai maskon një axhendë politike apo e justifikon dhunën, shndërrohet në një rrezik të madh. Denoncimi është një gjë. Dhe kufizimi i kritikave tona ndaj shfaqjes së saj, vetëm tek një fe, si dhe dështimi për të kuptuar dhe adresuar shkaqet e tij themelore, është diçka krejtësisht tjetër.

Shënim: James J. Zogby, është president i Institutit Arabo-Amerikan më seli në SHBA./ TIRANA TODAY

Tags: Abuzimidhunën fetareekstremizminGjuha fetareislamipolitizimi

TË LIDHURA

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur
Bota

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë
Bota

Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë

21:37 | 27/06/2025
Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje
Bota

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

20:53 | 27/06/2025
Next Post
Blindohet Serbia/ Pas automjeteve ushtarake, Rusia paralajmëron dërgimin e helikopterëve

Blindohet Serbia/ Pas automjeteve ushtarake, Rusia paralajmëron dërgimin e helikopterëve

Rama i prerë për shembjen e TK: Çështje politike, privati nuk do ta prekë truallin

Rama i prerë për shembjen e TK: Çështje politike, privati nuk do ta prekë truallin

Marrëveshje me Bashën?/ Rama: Jam i gatshëm për dialog, por vetëm me një kusht

Marrëveshje me Bashën?/ Rama: Jam i gatshëm për dialog, por vetëm me një kusht

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com