E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Rama i prerë për shembjen e TK: Çështje politike, privati nuk do ta prekë truallin

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Kryeministri Edi Rama ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama është shprehur se godina nuk mund të restaurohet dhe se kjo temë duhet të ishte rezauruar 210 vite më parë. Kryeministri shtoi se pjesa e tokës që do të ketë zhvillim privat nuk prek asnjë centimetër të truallit të Teatrit.

“Është e degraduar në pikën që është e parikuperueshme. Nëse godina do të kishte vlerë arkitektonike dhe do të kishte hapësirat për të pasur një teatër, që nuk është bërë për teatër; atëherë nuk do të ishte e mundur të restaurohej por të shembej e restaurohej.

Trualli nuk do të përdoret për zhvillim privat, do të vijë pas murit rrethues të teatrit. Nëse ne do të ishim të interesuar për këtë dhe jo zhvillimin e teatrit, do të bënim kopjen e teatrit ekzistues. Muzeu do të jetë brenda godinës së re të teatrit.

Është çështje politike, mediokritet dhe kapur pas asgjë për të bërë zhurmë. E ardhmja ndërtohet sot dhe sot nuk mund të bëjmë diçka që të mos i vlej të ardhmes. I respektoj ata që nuk janë dakord, por nuk pres që të jenë. Një pjesë nuk janë dakord, por pjesa më e madhe janë dakord.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...