Abuzimet seksuale me të mitura dhe rastet e fundit publike kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen te adoleshentët dhe problemet e tyre.
Sipas psikologes Anxhela Peza shumica e abuzimeve ndodhin pasi adoleshentët e kanë të vështirë të tregojnë problemet personale, nga frika e paragjykimit.
“Ajo që dua unë të theksoj si psikologe është tek gjeneza e përdhunimit që ka të bëjë me edukimin seksual tek fëmijët dhe me edukimin seksual që vjen nga shkollat. Ajo që shoh unë është një mungesë e komunikimit të prindërve me fëmijët. Po të vëmë rastet e fundit nuk është denoncimi i prindit por shikojnë agravimin që ka viktima në këtë histori.”
Rastet e abuzimit seksual janë një këmbanë alarmi për prindërit por dhe institucionet që tu kushtojnë një rëndësi më të vecantë fëmijëve sidomos atyre të mitur.