Disa zyrtarë të ARRSH në Durrës kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë abuzuar me detyrën për vlerën 200 milionë lekë.
Ata dyshohet se kanë abuzuar me tendera dhe për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kanë shkaktuar me dëm të rëndë ekonomik.
Mësohet se të arrestuarit janë inxhinierë dhe drejtorë të lartë.
Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm nga policia dhe prokuroria e Durrësit ndërsa kanë rënë në pranga ddrejtorë e inxhinierë të lartë ARRSH në Durrës.
Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni Mustafa Koka, një punonjës i cili nuk është arritur të gjendet nga policia, ndërsa nuk janë bërë ende të ditur emrat e personave të arrestuar.