Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Abazoviq: Do të bëj gjithçka për pajtimin në Mal të Zi

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, thotë Dritan Abazoviq në intervistë ekskluzive për DW. Ndër to janë vazhdimi i rrugës evropiane dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik. Shoqëria malazeze është ende e polarizuar, thotë në një intervistë për DW, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër në mandatin e qeverisë së kaluar dhe kandidati kryesor për kryeministër të ardhshëm malazez. Ai do të dëshironte që Mali i Zi të jetë plotësisht i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025.

Abazoviq vlerëson se në 14 muajt e qeverisjes së Zdravko Krivokapiqit janë iniciuar shumë gjëra pozitive, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se aty janë arritur rezultate konkrete. Ai thekson se ndryshimet në administratën publike janë një proces gradual dhe pohon se tashmë është shfaqur një “valë e re njerëzish”. “Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur”, thotë Abazoviq, duke theksuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve paralele në Mal të Zi”.

“Ne e mposhtim DPS-në më 30 gusht”

Montenegro | Interview mit künftigem Montenegro-Regierungschef Dritan Abazovic

Akuzave se ai po punon në shërbim të disa faktorëve të huaj, “si për shembull, për Serbinë apo të tjerë”, Abazoviq u përgjigjet se kjo është retorikë e atyre që pëlqejnë përçarjet në Mal të Zi. Ai e sheh veten si një politikan që “doli nga klishetë e deritanishme”. “E mposhtëm Partinë Demokratike Socialiste (DPS) më 30 gusht” dhe tani “duhet të ndërtojmë institucionet e sistemit”. DPS e ka “kopjuar” mënyrën e qeverisjes së saj në shumë institucione dhe kompani, e kjo tani është kapërcyer.

Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, ndër të cilat më kryesoret janë “zhbllokimi i rrugës europiane”dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik. Abazoviq i quan këto si detyra “kryesore” dhe beson se ato janë shumë specifike, të diferencuara qartë dhe të zgjidhshme. Sidomos nëse Mali i Zi “gjen veten në një kuptim pozitiv” – bashkohet dhe çon përpara çështjet që janë në interes të “shumicës dërmuese të qytetarëve”.

Qeverisë së kaluar i mungonte mbështetja e një parlamenti funksional dhe një shumicë funksionale parlamentare. Kjo duhet të zhbllokohet tani. Por jo duke bërë zgjedhje të reja pa reformë zgjedhore. Është koha për të dalë nga një “perceptim primitiv i realitetit politik”, thotë Abazoviq, duke theksuar vazhdimisht nevojën për “pajtimin e Malit të Zi”.

Montenegro | Interview mit künftigem Montenegro-Regierungschef Dritan Abazovic

Nacionalizmi dhe korrupsioni

Mendime të tilla si ajo se malazezët dhe serbët nuk mund të funksionojnë së bashku në vend janë pjesë e mendimeve të vjetra: “Unë qëndroj pas tezës se korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan”.

Abazoviq kujton gjithashtu se deri më tani ka pasur shumë kontakte me“bashkësinë ndërkombëtare”. Ai i kërkon asaj mbështetje, por jo në kuptimin që bashkësia ndërkombëtare të rregullojë marrëdhëniet e brendshme në Mal të Zi. “Kjo është detyrë ekskluzive e përfaqësuesve legjitimë të popullit,” thotë Abazoviq, i cili nga bashkësia ndërkombëtare pret që “të mbështesë përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së dhe që Mali i Zi të ruajë kursin e tij politik properëndimor”. /DW

Tags: Dritan Abazoviqmali i ziserbi

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Banorët e “5 Majit” takohen me Metën

Pesë finalistë për në 18 shkurt? "Vëllai i Madh” merr vendimin final

"Të zhveshur, por bashkë", premierë te Teatri Eksperimental







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

by mirseda
13:44 | 06/06/2026
0

Prej 7 ditësh qytetarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e...

Zemërimi qytetar vijon protestat, sot tubimi i radhës në Bulevard

13:22 | 06/06/2026

Dyshohet se vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin

13:21 | 06/06/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:03 | 06/06/2026

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

12:40 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com