Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A mund të ketë lista të hapura në një partitokraci

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
A mund të ketë lista të hapura në një partitokraci

Nga: Ervis Iljazaj

Padyshim që sistemi zgjedhor kaq shumë i përfolur ditët e fundit është shumë i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë, rritjen e garës politike dhe ushtrimin e sovranitetit. Por ka një element që është po kaq i rëndësishëm për të cilin flitet pak ose aspak. Është funksionimi i partive politike.

Nëse duam vërtet një sistem demokratik dhe funksional për vendit tonë, nuk duhet të rreshtim asnjëherë duke folur për organizimin dhe funksionimin e partive politike. Nuk ka rëndësi nëse i përkasim një ideologjie apo tjetër. Funksionimi i tyre në mënyrë demokratike, siç e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë, duhet të na shqetësojë të gjithëve, pa dallim bindjesh politike.

Kushtetuta e Shqipërisë iu njeh të drejtën qytetarëve të bashkohen në organizata partiake të cilat duhet të organizohen sipas parimeve demokratike dhe të konkurrojnë midis tyre po në mënyrë demokratike, për të përcaktuar politikat kombëtare.

Që nga viti 1998, kur hyri në fuqi Kushtetuta e parë e Republikës së Shqipërisë, partitë politike kanë qenë, praktikisht, protagonistet kryesore të politikës kombëtare, e cila është përcaktuar ekskluzivisht nga ato, në Parlament, në Qeveri, në administratën publike, në ekonomi, në informacion dhe në kulturë.

Mbas reformës në drejtësi, për të cilën shumë njerëz janë skeptikë nëse do të sjellë efektet e dëshiruara apo jo, pasi është e votuar nga një Parlament i përfolur për moralitetin e tij, radha për t’u reformuar është pikërisht e partive politike, për disa arsye thelbësore.

Pikë së pari, partitë politike përcaktojnë politikat kombëtare. Prandaj është absurde që mos të ketë asnjë mekanizëm kontrollues mbi funksionimin dhe organizimin e tyre, mungesa e së cilës ka sjellë një personalizim të politikës duke krijuar klientelizma ekonomikë dhe trafiqe politike, që rëndojnë në mirëqenien e shoqërisë shqiptare akoma dhe sot e kësaj dite.

Pikë së dyti, të gjitha pushtetet e tjera të organizimit shtetëror burojnë po nga ato. Mund të flasim sa të duam për pavarësinë e pushtetit gjyqësor apo pushteteve të tjera. Kam përshtypjen, shpresojë shumë të gabojë, se edhe reforma në drejtësi nuk do të sjelli efektet e dëshiruara nëse fillimisht nuk do të zgjidhim çështjen e funksionimit të partive politike. Po të shikojmë me kujdes, të gjitha funksionet e tjera shtetërore burojnë nga Parlamenti. Një institucion i cili kontrollohet nga partitë politike, nëse marrim në konsideratë edhe sistemin zgjedhor aktual ku Kryetari i partisë, praktikisht emëron deputet sipas orekseve të tij, kuptohet fare mirë që demokracia brenda tyre është kusht thelbësor për funksionimin e të gjithë rendit kushtetues dhe demokratik në vend.

Pikë së treti, në shoqëritë e masave dhe komplekse që jetojmë sot, demokracia direkte, pra ku çdo gjë vendoset nga populli, siç e ka pasur edhe kuptimin në gjenezën e saj kjo fjalë, nuk është e mundur.

Në këtë mënyrë partitë politike edhe pse sot shoqëria ka forma të tjera për organizimin dhe përfaqësimin e interesave të tyre, ngelen një instrument i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë. Mund t’i kritikojmë pa fund, por nuk mund të bëjmë dot pa to. Historia ka treguar se të gjithë ata që kanë konsideruar partitë politike si e keqja më e madhe e një vendi, kanë përfunduar në diktaturë. Të gjithë diktatorët, gjëja e parë që kanë bërë, është eliminimi i partive politike. Andaj, ato janë të domosdoshme, ose më saktë, të pazëvendësueshme në demokracitë përfaqësuese që njohim sot.

Për të gjitha këto arsye, nuk mund t’i shmangemi diskutimit mbi gjendjen e funksionimit dhe organizimit të tyre. Është absurd fakti, që ato, kanë misione publike dhe aktualisht funksionojnë si shoqata private. Andaj, çdo diskutim mbi gjendjen e demokracisë sot në Shqipëri, nuk ka asnjë kuptim nëse nuk do t’ia fillojmë nga këtu.

Ajo që sot duhet në Shqipëri, është një ligj organik për këto organizata, i cili të rregullojë në mënyrë të rreptë organizimin dhe funksionimin e tyre. Një ligj i cili të disiplinojë çdo aspekt të jetës së brendshme të tyre. Sepse autonomia statutore e çdo partie nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa principet kushtetuese që janë të përcaktuara qartë.

Modelet nuk mungojnë. Mjafton të shohim ligjin organik të partive politike në Gjermani dhe do të kuptojmë se si këto të fundit mund të kthehen të institucionalizuara dhe publike. Ky ligj, shkon deri atje sa i imponon partive mënyrën se si ato duhet të përzgjedhin kandidatët për çdo funksion. Mbi përmbajtjen e ligjit mund të diskutohet, por ajo që nuk vihet në diskutim, është domosdoshmëria urgjente e një të tilli. Shqetësimi i vetëm në këtë ras,t është se këtë ligj do të duhen ta votojnë po këto parti.

Pyetja që ngrihet është kjo: A mund të vetërregullohen të ç’rregulltit?!

Tags: lista te hapuraPartitë Politikeshqiperi

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Naftëtarët e Ballshit në protestë: Nuk na pret njeri, jemi në mes të katër rrugëve

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Nuk na pret njeri, jemi në mes të katër rrugëve

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

E vendosi vetë tullën e parë/ Rama bën premtimin e madh: 850 shtëpi do ndërtohen nga e para (VIDEO)

E vendosi vetë tullën e parë/ Rama bën premtimin e madh: 850 shtëpi do ndërtohen nga e para (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com