A keni bërë ndonjë plan për shekullin XXII-të? Një studim i ri zbulon se ju mund të dëshironi të mendoni për këtë gjë, pasi është e mundur që njerëzit të jetojnë për të kremtuar edhe 150 vjetorin e lindjes! Shkencëtarët në Singapor, kanë zhvilluar një aplikacion në iPhone që vlerëson me saktësi plakjen biologjike.
Ata kanë zbuluar se jetëgjatësia e njeriut ka aftësinë të jetë pothuajse dyfishi i normës aktuale. Gjetjet bazohen në mostrat e gjakut nga qindra mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Instrumenti, i quajtur DOSI, përdor inteligjencën artificiale për të përpunuar rezistencën e trupit, dhe aftësinë për t’u rikuperuar nga dëmtimi ose sëmundja. Për të bërë vlerësimet e tij,DOSI merr parasysh moshën, sëmundjet dhe stilin e jetës.
“Llogaritja e qëndrueshmërisë së fizikut të njeriut, bazuar në të dhënat e aktivitetit fizik, është zbatuar në aplikacionin GeroSense iPhone”-thotë autori i parë i studimit Tim Pirkov nga kompania bioteknike me bazë në Singapor “Gero”.
Nëse tendencat e një personi vazhdojnë deri në moshën e thyer, aplikacioni zbulon se një humbje e plotë e rezistencës së trupit të njeriut nuk do të ndodhë deri në moshën 120 apo edhe 150 vjeçare. Studimi i botuar revistën “Nature Communications”, përfshiu të dhëna për numrin e hapave të bëra në ditë nga rreth 4.500 të rritur amerikanë.
Studiuesit besojnë se qelizat e plakura (ose zombi), mbajnë çelësin e një pilule që quhet “eliksiri i rinisë”. Ato janë qeliza të gjalla, por jo funksionale,dhe lidhen me gjithçka, nga artriti tek sëmundja e Alzheimerit. Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore të regjistruar, jetëgjatësia mesatare ka qenë midis 20-40 vjeç.
Sot njerëzit jetojnë mesatarisht rreth 80 vjeç. Ushqimi më cilësor, uji i pastër, higjiena më e mirë dhe zbatimi i shkencës mjekësore, kanë qenë thelbësore për zgjatjen e jetës. Ekspertët besojnë se manipulimet gjenetike, kufizimi i kalorive dhe ilaçet e reja, mund ta zgjasin akoma më tej jetën e njerëzve.
Dr.Pirkov dhe ekipi i tij përdorën humbjen progresive të rezistencës trupore për të parashikuar jetëgjatësinë maksimale të njeriut. Rezultati do të zhgënjejë disa studiues të jetëgjatësisë, të cilët kanë thënë se është e mundur të jetohet deri në 1000 vjet.
Gjithsesi, autorët e studimit vunë re një rezistencë të reduktuar edhe tek ata që nuk vuanin nga sëmundje të mëdha kronike. Kjo çoi në rritjen e gamës së luhatjeve të udhëzuesve fiziologjikë. Ekipi i “Gero”, thotë se ndërsa njerëzit plaken, atyre u duhet gjithnjë e më shumë kohë për t’u rikuperuar pas çdo lloj ngjarjeje të dëmshme.
Kur plaken, njerëzit kalojnë mesatarisht gjithnjë e më pak kohë në gjendjen e tyre optimale fiziologjike. Dobësimi i parashikuar i rezistencës trupore tek individët më të shëndetshëm, hedh dritë mbi arsyen pse jetëgjatësia maksimale duket se mund të arrijë në150 vjeç.
Nga ana tjetër, kjo krijon hapësirë për trajtime dhe prova të reja klinike. Parandalimi apo shërimi i sëmundjeve nuk do ta zgjasë jetën pa korrigjuar procesin e plakjes.
Dr.Pirkov shton se studiuesit mendojnë se nuk ka ndonjë ligj të natyrës që e ndalon një ndërhyrje të tillë. Prandaj, modeli i plakjes që ka prodhuar aplikacioni, mund të ndihmojë në orientimin e shkencëtarëve që po krijojnë terapi që zgjasin jetën. Ekipi ka ndërtuar gjithashtu një DOSI të veshur të quajtur “GeroSense” për të llogaritur rezistencën fizike.
“Ky studim do të na ndihmojë për të kuptuar kufijtë e jetëgjatësisë së njeriut, dhe ndërhyrjet e ardhshme kundër procesit të plakjes”- thekson profesor Brajan Kenedi, fiziolog në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/humans-could-live-to-be-150/
Përshtatur nga TIRANA TODAY