E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

OBSH bën parashikimin: Ja kur mund të përfundojë pandemia e Covid-19

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge paralajmëroi se pandemia Covid-19 nuk do të mbarojë derisa të paktën 70% e njerëzve në botë të vaksinohen. Ai shprehu shqetësimin se përhapja e vaksinave në Evropë është ende shumë e ngadaltë.

“Pandemia do të mbarojë pasi mbulimi i vaksinimit të arrijë të paktën 70% të popullsisë botërore ,” i tha AFP  Kluge në një intervistë, shkruan The Times of India.

Kluge gjithashtu deklaroi se një nga shqetësimet e tij kryesore ishte rritja e varianteve të reja të koronavirusit.

“Ne e dimë për shembull se B.1617 (varianti indian) është më i transmetueshëm se B.117 (varianti britanik), i cili tashmë ishte më i transmetueshëm se lloji i mëparshëm,” tha Kluge.

Sipas mjekut belg, shpejtësia është “thelbësore” në pandemi, dhe teksa përgëzoi thirrjet për solidaritet, u shpeh se është shumë e rëndësishme një shpërndarje e shpejtë e vaksinave.

“Edhe kur OBSH shpalli një pandemi, shumë vende ishin ende duke pritur, ne humbëm kohë të vlefshme.  Miku ynë më i mirë është shpejtësia, koha po punon kundër nesh, shtrirja e vaksinimit vazhdon ende shumë ngadalë. Ne duhet të përshpejtojmë, duhet të rrisim numrin e vakssinimeve.”, përfundoi Kluge.

Në Bashkimin Evropian , 36.6 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...