Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A kanë sy në ballë Rama e Basha, pas zgjedhjeve greke?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
‘Shkëlqimi’ i mungesave në partinë e Patozit

Nga: Alfred Lela

Fqinjët tanë jugorë, me të cilët kacafytemi përbindshëm brigjeve të moskuptimit nacionalist, ku na ka hedhur, edhe më të dëshpëruar, dallga e verbër e statuseve në Facebook dhe mjeteve të tjera të (mos)komunikimit, kanë mbyllur të hënën, shpejt-pastër-bukur, procesin e zgjedhjeve parlamentare.

Kiriakos Micotaqis, lideri i ri i një familjeje të vjetër të politikës greke, ka zënë vendin e Aleksis Ciprasit, një lideri gjithaq të ri, që të paktën në dukje përfaqësonte ‘familjen e madhe popullore’ greke. Dallimet ideologjike mes tyre nuk janë objekt i këtij shkrimi, i cili ndërtohet mbi pesimizmin që sjellin dallimet mes Greqisë dhe Shqipërisë, Tiranës dhe Athinës politike.

Këto diferenca janë disa nivelëshe dhe kanë të bëjnë jo vetëm me superstrukturën politike dhe shoqërore, por edhe me individët që drejtojnë partitë tona. Greqia na ndihmon, më shumë se asnjë vend tjetër, për të na e përafruar apo për ta bërë krahasimin të mos duket dhe aq naiv. Siç do të ishte ta zëmë komparativi politik me vendet skandinave apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grekët, megjithatë, kanë mbërritur në ‘Spartën’ e demokracisë dhe të shoqërisë, kurse shqiptarët janë ende në Termopile.

Krahasimi mund të fillojë nga liderët e pushtetit në të dy vendet, Cipras në Greqi dhe Rama në Shqipëri. Për shembull, duke nisur me njohjet e përgjegjësive shtetërore të cilat Cipras i ka marrë përsipër, ta zëmë duke thënë se do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme nëse humbet në garën për në Parlamentin Europian (që e bëri), por edhe se do të respektojë vullnetin e grekëve, pasi i humbi këto të fundit (gjë që gjithashtu e bëri pa vonuar).

Rama, në kokëfortësi, nuk është i gatshëm të provojë forcat para asnjë dyshimi, siç nuk e bëri, edhe pse vendi është i karamboluar në krizë politike, as para ngecjes së prospektit të integrimit të vendit, as para ricikilimit të një tradite komuniste, asaj të votimeve pa kundërshtar, siç i pamë më 30 qershor.

Cipras e Ramën i lidh në ndryshim diçka edhe më e fortë. Një vend fqinj që quhet Maqedonia e Veriut. Kryeministri grek duke firmosur Marrëveshjen e Prespës i mundësoi fqinjit të vet më të vogël hapjen e portave aleksandrine të NATO-s dhe BE, që mbaheshin të mbyllura heremtikisht nga politika izolacioniste dhe mendjengushtë e Shkupit dhe Athinës. Edhe pse ajo firmë i humbi shumë pikë në opinionin e brendshëm grek, efekt që u pa si në votime europiane ashtu edhe ato parlamentare.

Cipras mund të ikë ose të rrijë në politikën greke, në të dy rastet si reformator i një përmase rajonale. Në një rajon ku pajtimet ndëshkohen gjithmonë nga mosmarrëveshjet.

Rama dhe qeveria e tij bënë krejt të kundërtën për Zaevin dhe fqinjët tanë maqedono-veriorë, ku jeton edhe një pakicë (aspak e vogël) shtetformuese shqiptare. Nëse Shqipëria nuk do të ishte çiftuar me Maqedoninë e Veriut, kjo e fundit do të ishte një vend me negociata të hapura antarësimi me BE-në. Të paktën deri në tetor, kur gjasat janë që Shqipëria të jetë ende peng i krizës, dhe Shkupi të shkëputet nga ‘pesha e vdekur’ e Tiranës.

Nëse Ciprasi ynë, Rama, është një dështim, çfarë mund të thuhet për Micotaqisin tonë, Bashën. Ta konsiderosh sukses do të thotë se je ende në Termopilet e kuptimit politik, askund i gjallë rrugës për në Spartë.

Basha, në pamje të jashtme, ka ‘pëlhurën’ e një Micotaqisi. Edhe pse nuk ka traditë politike familjare si lideri grek, shefi i PD ka një edukim dhe outlook perëndimor. Basha ka dështuar pikërisht në atë këshillë që revista britanike The Economist i jepte Micotaqisit, duke i kërkuar ‘shkëputjen nga familja politike’. Basha ka kryer koperturën e një shkëputjeje duke lënë jashtë ‘senatorë’ të partisë, por asnjëherë një rifreskim dinjitoz të partisë së dytë më të madhe në Shqipëri. Gjithmonë në ndërdyshje, ai ka ende nën kontroll një formacion politik që shkon pak përtej bazës, por nuk bymehet kurrë sa një frymëzim politik. Edhe pse përballë i gjendet një shumicë që mund të konsiderohet si ‘total fuck up’. Ka shumë mënyra për ta parë dhe përimtuar PD-në e Bashës, por pavendosmëria e liderit, mungesa e kredos dhe manifestit politik, e bën edhe opinionin publik të ndihet ngurrues.

Nuk janë vetëm këto ndryshimet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes Tiranës dhe Athinës politike. Votimet, numërimi i votave, nxjerrja e rezultatit, pranimi i tij etj., pas një maskarade që ende nuk është mbyllur zyrtarisht, siç ishte 30 qershori, e bën këtë zheg vere shqiptare të përvëlojë edhe më shumë mjerim.

Rama e Basha, që bënë një marrëveshje dy vjet më parë dhe dy vjet më vonë janë sërish te portat Skee të konfliktit, duken edhe më të mjerë në këtë ballafaqim politik.

 

Tags: alfred lelabasharama

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Fotot/ Adriana Lima pushime në Mykonos me biznesmenin turk

Fotot/ Adriana Lima pushime në Mykonos me biznesmenin turk

PD e LSI tërhiqen tërësisht nga skenarët e dhunës, Basha lë sërish në baltë Berishën

PD e LSI tërhiqen tërësisht nga skenarët e dhunës, Basha lë sërish në baltë Berishën

Të rinjtë e sotshëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante

Të rinjtë e sotshëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

by mirseda
21:00 | 04/02/2026
0

Shqipëria dhe Gjermania hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të...

Kushtetuesja e Kosovës: Nënkryetari serb propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Kushtetuesja e Kosovës: Nënkryetari serb propozohet nga shumica e deputetëve serbë

20:58 | 04/02/2026
U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

20:48 | 04/02/2026
Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

20:31 | 04/02/2026
Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit

19:53 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com