Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A ka respektuar ndonjëherë Perëndimi kufijtë e ndonjë vendi?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
A ka respektuar ndonjëherë Perëndimi kufijtë e ndonjë vendi?

Nga Suketu Mehta, “The New York Times”

Sot, ka shumë debate mbi atë nëse Shtetet e Bashkuara i detyrohen shtetasve afro-amerikanë, pagimin e një dëmshpërblimi për skllavërinë e paraardhësve të tyre. Por ka një pyetje shumë më të madhe, që ngrihet ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës: çfarë kusuri kanë pasur vendet e tjera për aventurat e tyre koloniale, për luftërat që ata kanë shkaktuar, për pabarazinë që kanë ndërtuar në rendin botëror, për ndotjen e madhe në atmosferë.

Vendet kreditore, nuk po sugjerojnë që Perëndimi të dërgojë çdo vit mijëra shufra ari në Indi apo Nigeri. Qytetarët e këtyre vendeve, kërkojnë ndershmëri: hapjen e kufijve të vendeve të pasura ndaj mallrave dhe njerëzve. Duke synuar të lëvizin jashtë vendit të tyre, ata po e cilësojnë emigracionin si një formë dëmshpërblimi.

Sot, çerek miliardë njerëz janë emigrantë. Ata janë duke ikur nga vendet e tyre, pasi vendet e pasura u kanë vjedhur të ardhmen vendeve të varfra. Nëse irakianët dhe sirianët u ikin pasojave të luftës, apo afrikanët që kërkojnë të punojnë për ish-padronët e tyre kolonialë evropianë, apo guatemalasit dhe hondurasit: Ata po vijnë këtu në SHBA, sepse ne ishim dje, atje në vendin e tyre.

Para se t’u kërkoni atyre të respektojnë kufijtë tanë, pyesni veten: A ka respektuar ndonjëherë Perëndimit kufijtë e ndokujt? Një shumicë e emigrantëve lëvizin nga një vend i varfër tek një vend më pak i varfër, por jo i pasur. Kuotat e emigracionit, duhet të bazohen në atë se sa vendi pritës ka shkatërruar dikur vendet e tjera.

Britania, duhet të ketë kuota për indianët dhe nigerianët; Franca, për banorët e Malit dhe Tunizisë; Belgjika, për një numër shumë të madh kongolezësh. Dhe kur të vijnë, duhet t’u lejohen të sjellin me vete edhe familjet e tyre dhe të qëndrojnë – ndryshe nga “punëtorët e ftuar”, që u joshën të përdoren si krahë pune nga kolonizatorët pas Luftës së Dytë Botërore, dhe më pas i`u kërkuan të largoheshin për në vendet e tyre, kur padronët i kishin shfrytëzuar paq.

Rreth 12 milionë afrikanë u skllavëruan, dhe u transportuan përmes Atlantikut nga fuqitë evropiane. Pse të mos lejohet që 12 milion njerëz nga Afrika, të jetojnë në vendet e pasuruara nga mundi i paraardhësve të tyre? Të dyja do të përfitonin: afrikanët i vuajnë ende pasojat e skllavërisë në vendin e tyre, dhe vendi pritës do të përfitonte sërish nga krahu afrikan i punës, por këtë herë pa dhimbje të mëdha, dhe për një pagë më të drejtë.

Ashtu siç ka një taksë karboni mbi industritë që ndotin, duhet të ketë edhe një “taksë migrimi” për kombet që u pasuruan ndërsa emetonin në atmosferë gazrat serrë. Shtetet e Bashkuara ,janë përgjegjëse për një të tretën e karbonit që gjendet sot në atmosferë; Evropa për një të katërtën.

Njëqind milionë refugjatë, që largohen nga vendet e tyre prej uraganeve dhe thatësirave të gjata, do të duhet të rivendosen dikur tjetër deri në fund të këtij shekulli. Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë një të tretën e tyre, dhe Evropa një të katërtën e tyre.

Kjo do të sillte një barrë të madhe për Perëndimin, por në një farë mënyrë dëmet e dikurshme duhen paguar. Pa emigrimin, rritja ekonomike e SHBA-së do të ishte 15 për qind më e ulët ndërmjet viteve 1990-2014;  ndërsa në Britani do ishte 20 për qind më e ulët.

Emigrantët përbëjnë sot 14 për qind të popullsisë amerikane, por ata kanë hapur një të katërtën e të gjitha bizneseve të reja, dhe që nga viti 2000, kanë fituar më shumë se një të tretën e Çmimeve Nobel për SHBA-në, në kimi, fizikë dhe mjekësi. Emigrantët përbëjnë vërtet vetëm 3 për qind të popullsisë së botës, por kontribuojnë me 9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Nëse doni t’i ndihmoni njerëzit më të varfër në botë, mënyra më e shpejtë për ta bërë këtë është të lehtësoni pengesat ndaj emigrimit. A janë të detyruara vendet e pasura, të pranojnë çdo njeri që vjen nga vendet që kanë shkatërruar dikur? Kundër kufijve të hapur, ka argumente serioze: Shtetet e Bashkuara, janë një “barkë shpëtimi” në një “oqean” kombesh të varfra, dhe lejimi i futjes së shumë njerëzve do ta fundoste barkën. Pra, edhe nëse u detyrohemi dëmshpërblime për njerëzit që dikur i kemi dëmtuar, ato mund të vijnë në formën e pagesave në para, ose të rivendosjes në një territor tjetër.

Por, s’ka asnjë argumente serioz që të tregojë dëme afatgjata ekonomike për vendet që pranojnë emigrantë, madje edhe në numër të madh. Gjatë epokës së migrimit masiv, një e katërta e Evropës u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, që zëvendësoi Evropën si vendi me kulmin e pasurisë dhe fuqisë.

Një botë me kufij më të hapur, do të pësonte tronditje në periudhën afatshkurtër. Por më pas, migrimi mund të zvogëlohej, pasi paraja dhe lumturia do të përhapeshin në mënyrë më të barabartë, dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Për të shmangur pagimin e “taksës së migracionit”, vendet e pasura do të duhet të ndalojnë mbështetjen e diktatorëve, të ndalojnë nisjen e luftërave të egra dhe të panevojshme, të frenojnë korporatat e tyre shumëkombëshe nga vjedhja e pasurive minerale të vendeve të varfra, dhe të sigurojnë që tregtia globale të jetë më e barabartë. Në të kundërt, vala e emigracionit nga një vend i shkatërruar, do të ishte shkatërruese.

Ajo që është një politikë e mirë e emigracionit për Shtetet e Bashkuara, është ndarja e asaj që është e drejtë dhe morale për njerëzit, fatin e të cilëve, të shkuarën dhe të tashmen e tyre, e ka prekur SHBA. Mund të ketë kuptim ekonomik që Shtetet e Bashkuara të lejojë të hyjnë më shumë indianë të arsimuar, dhe më pak amerikano-latinë të pakualifikuar, por Amerika i ka më shumë borxhe fqinjëve të saj jugorë. Historia është ajo që ka ndodhur, dhe nuk mund të zhbëhet. Historia po ndodh tani. Ndaj duhet pasur kujdes. Po kështu edhe ndaj faturës./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: kufijtëndonje vendindonjëherëPerendimirespektuar

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Presidenti, për një ditë të keqe i duhet Republikës!

Presidenti, për një ditë të keqe i duhet Republikës!

Meta nuk ndalet, njofton konferencë për shtyp sot në orën 16:00

Meta nuk ndalet, njofton konferencë për shtyp sot në orën 16:00

Ishte kthyer në makthin e grave në Elbasan, kapet ‘skifteri’ që vidhte varëse floriri

Ishte kthyer në makthin e grave në Elbasan, kapet ‘skifteri’ që vidhte varëse floriri

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar
Politikë

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

by mirseda
14:34 | 11/05/2025
0

Procesi i votimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë, në Qendrën e Votimit 3707/1,...

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

12:29 | 11/05/2025
E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

11:42 | 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11:24 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com