Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A ka më kauzë për të justifikuar agresivitetin politik?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka më kauzë për të justifikuar agresivitetin politik?

Nga: Mentor Kikia

A ka më kauzë për të justifikuar agresivitetin politik? (Ose, a vijnë zgjedhjet e lira vetëm duke sulmuar Vangjush Dakon, apo duke hartuar strategjinë e shkatërrimit të sistemit?)

Lufta politike ka hyrë nga sot në një faze të re. Presidenti është bashkuar zyrtarisht më “frontin opozitar”. E enjtja do të sjellë zhvillime të reja, ndërsa palët kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre ekstreme. Se çfarë do të ndodhë, këtë askush nuk e parashikon dot. Por ajo që mund të thuhet me siguri, tani është se në horizont nuk duket asnjë shenjë paqeje apo shprese për ta zgjidhur këtë krizë me bisedime.
E gjithë kjo histori lindi si një luftë e opozitës, me qendër sulmi kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Në mënyrë sistematike, opozita kërkonte arrestimin e Dakos, në kohën kur ende nuk kishin dalë në dritë përgjimet. Ende nuk ishin publikuar përgjimet atëkohë, ndërsa ngulmimi në arrestimin e Dakos, më shumë dukej një objektiv opozitar sesia një përpjekje për të korigjuar problemin e madh të përfshirjes në politikë të të fortëve dhe njerëzve të inkriminuar. Sepse ajo që kishte ndodhur në Shijak, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Shijaku ishte vetëm biopsia e kancerit që ka pushtuar politikën tonë. PD nuk kërkoi të dinte as si ishte zgjeruar LSI vrullshëm, apo as sesi PDIU kishte siguruar në “mënyrë historike” disa mandate në Elbasan apo Dibër, në zona ku nuk kishte jetuar asnjë çam. PD e njëh mirë mëkanizmin, pasi në këtë mënyrë ka funksionuar edhe vetë.

Pra, Shijaku ishte konfirmimi me zë i asaj që kishin bërë rëndon, në mënyrë sistematike të gjithë, PD, PS, LSI, PDIU, e madje edhe ca partiza që “kapnin” në marrëveshje me partitë e mëdha ndonjë kryetar komune, i cili padyshim që ishte ose tregtari ose hajduti i tenderit të rrugës së pandërtuar të fshatit. PD nuk po kërkonte të korrigjonte problemin, por donte që sipas parimit “kali që kapet shin lëmin”, të kishte një konfirmim për akuzat e saj, ndaj dhe kërkonte Dakon në burg.

Dako nuk zhvishet nga përgjegjësitë e tij politike(nëse ka apo jo përgjegjësi ligjore duhej ta kishte konfirmuar me kohë prokuroria, por ata që duhej të hetonin zgjodhen të shisnin CD-të).

Zhvillimet e fundit i japin kësaj lufte politike një tjetër dimension, jo thjeshtë për shkak të përfshirjes edhe zyrtarisht të presidentit. Por sepse sa më agresive bëhet, aq më shumë po i mungon motivi, apo kauza për ta justifikuar. Në parim kauza është “për zgjedhje të drejta e të lira”. Por a zgjedhjet bëhen të lira duke kërkuar thjeshtë arrestimin e Vangjush Dakos? Nese do te ishte keshtu, do te ishte gjeja me e thjeshte. Por Dako është shume pak per te qene problemi i madh i demokracisë ne Shqipëri. Duhet hartuar dhe propozuar projekti i shkatërrimit te skemës që ka çuar në krijimin e këtij standardi, ku horrat bëhen anëtarë të shtabeve elektorale në çdo lagje qyteti e në çdo fshat. Pikërisht këtë strategji ne nuk po e dëgjojmë, nuk po e lexojmë kund, por vazhdojmë të lexojmë e të presim seritë e reja të përgjigjeve. Pavarësisht impaktit që krijojnë, ne nuk kishim nevojë për ato përgjime që të mësonim se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Ne tani kemi nevojë të dimë se si do ta shkatërrojmë këtë mekanizëm, pjesë e të cilit janë të dyja palët, si ata që tani duan zgjedhje, ashtu dhe ata që nuk duan zgjedhje.

Tags: mentor kikaMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
A ka respektuar ndonjëherë Perëndimi kufijtë e ndonjë vendi?

A ka respektuar ndonjëherë Perëndimi kufijtë e ndonjë vendi?

Presidenti, për një ditë të keqe i duhet Republikës!

Presidenti, për një ditë të keqe i duhet Republikës!

Meta nuk ndalet, njofton konferencë për shtyp sot në orën 16:00

Meta nuk ndalet, njofton konferencë për shtyp sot në orën 16:00







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi
Aktualitet

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

by mirseda
14:56 | 12/02/2026
0

Trupa e Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim në lidhje me...

A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

14:19 | 12/02/2026
Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,

Takimi Mitsotakis – Erdogan: Dialogu vazhdon, por mbeten larg kompromisit

14:19 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com