Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A ka kërkesë për ofertën e Bashës?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka kërkesë për ofertën e Bashës?

Nga: Alfred Lela

Ka një ndryshim cilësor në fushatën e opozitës: ajo ka kaluar nga revolta te oferta. Mund të jenë të shumta arsyet e këtij kalimi politik, duke filluar nga trysnia e kronologjisë e deri te shtysat e tjera objektive e subjektive, por tashmë që ka ndodhur na duhet të shohim më shumë se ç’mund të prodhojë në favor të së ardhmes se sa markën e prodhimit.

I paketuar në tri pika, propozimi ka ardhur nga kryetari i PD i cili nëpërmjet Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ka kërkuar vëmendjen e aleatëve opozitarë, opinionit publik por edhe kundërshtarit politik.

Me të drejtë, tri pikat e ofertës së PD u trajtuan gjerësisht në panelet e analizës së prime-time-it të së enjtes. Padrejtësisht vetëm në zhbirilimin e një ‘tërheqjeje’ të opozitës nga kushti ‘mors tua vita mea’, ai i mosqenies së Edi Ramës kryeministër.

Qeveria e tranzicionit dhe kushti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mungesa e kredibilitetit të qeverisë Rama në raport me zgjedhjet si pasojë e flirtit me të inkriminuarit, pikërisht kundër zgjedhjeve, gjithashtu ishin të forta e të zëshme në tekstin e tri pikave.

Kërkesa për të patur gjuhë të përbashkët në retorikën politike dhe në dokumentin politik, kur nuk është naive mund të jetë inflamatore.

Opozita e ka kaluar e para pragun e revoltës duke ofruar tekstin e dokumentit, pa e lëshuar verbin e retorikës. Kjo mund të jetë e gjitha një lëvizje taktike, për të fituar kohë, kur nuk ka mbetur më asnjë kohë, por mund të jetë edhe fillimi i stratagjemës për daljen nga kriza.

Në terma të tregut, a ka kërkesë për këtë ofertë të Lulzim Bashës? Aleatët opozitarë mendojnë se po, me sa duket. Opinioni publik i cili kërkon normalitet, sipas të gjitha gjasave, po. Kundërshtari politik, Rama dhe qeveria e tij, edhe më shumë. Pas nokdaunit holandez, vetëm një pakt politik që parashikon dhe prodhon normalitet, e bën Tiranën të pranueshme në tryezën e hapjes së negociatave.

Dy shefave të partive kryesore të kësaj dikotomie përplasëse, do t’u duhet të ulen edhe njëherë. Duan apo nuk duan ata. Duan apo nuk duan militantët e tyre.

Aq më pak, duan apo nuk duan ata që shohin ëndrra grandioze me politikanë amatorë që gdhihen yje në një mëngjes post tranzicion, nata e gjatë e të cilit merr me vete edhe partinë e parë post komuniste, PD.

Nuk shquhet asnjë yll mes tyre dhe derisa të lindë një i tillë le të na torturojë ‘tirania e dikotomisë’.

 

Tags: alfred lelabashaopozita

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Disa persona përleshen me njëri-tjetrin tek protesta e Astirit

Disa persona përleshen me njëri-tjetrin tek protesta e Astirit

Kriza politike, Alfred Moisiu: Meta e ka për detyrë të…

Moisiu: Janë bërë shumë zullume! Asnjë politikan prapa hekurave

Kalvari gjyqësor i ish-inspektores së AKU-së, zhdukje dokumentacioni dhe shkelje procedurale

Kalvari gjyqësor i ish-inspektores së AKU-së, zhdukje dokumentacioni dhe shkelje procedurale







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Dy anije me flamur indian goditen gjatë kalimit në ngushticë, rriten tensionet në rajon
Bota

Dy anije me flamur indian goditen gjatë kalimit në ngushticë, rriten tensionet në rajon

by mirseda
19:36 | 18/04/2026
0

Dy anije që mbanin flamur indian dhe transportonin naftë të papërpunuar u sulmuan, ndërsa përpiqeshin të kalonin...

Zhupa i përgjigjet Taulant Ballës: Vendimet e gjykatës respektohen, ju nuk jeni mbi çdo pushtet

Zhupa i përgjigjet Taulant Ballës: Vendimet e gjykatës respektohen, ju nuk jeni mbi çdo pushtet

19:32 | 18/04/2026
Rama: Voskopoja po forcon çdo ditë ofertën e saj turistike

Rama: Voskopoja po forcon çdo ditë ofertën e saj turistike

19:26 | 18/04/2026
Ministri Hoxha takim me zv.Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, çfarë u diskutua

Ministri Hoxha takim me zv.Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, çfarë u diskutua

19:09 | 18/04/2026
U akuzua nga Macron për vrasjen e përfaqësuesit francez në Liban, reagon Hezbollahu

U akuzua nga Macron për vrasjen e përfaqësuesit francez në Liban, reagon Hezbollahu

19:05 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com