E martë, 19 Janar, 2021
4 C
Tirana

Kalvari gjyqësor i ish-inspektores së AKU-së, zhdukje dokumentacioni dhe shkelje procedurale

Sose Buçpapaj ish Inspektore e AKU-së Tropojë, e larguar nga puna pas një peticioni të firmosur dhe të falsifikuar nga kolegët e saj, ka 5 vjet që “rropatet” gjyqeve dhe nuk e gjen të drejtën. Kjo si pasojë e zhdukjes së dokumentacionit nga dosja gjyqësore, hetime të paplotë, por dhe kur ribëhen, prokurori nuk arrin t’i paraqesë në kohë para gjykatës.

Sose Buçpapaj, u largua nga puna si inspektore e AKU-së Tropojë, pasi kolegët e saj në bashkëpunim me disa subjekte firmosën një peticion ku e akuzonin për sjellje të pahijshme, arrogancë dhe pa njohuritë e duhura për të ushtruar punën. Ish -inspektorja vuri re që në peticionin e bërë kundër saj kishte emra të subjekteve që nuk i kish vendosur asnjëherë gjobë apo masë.

Për këtë arsye dyshoi se emrat dhe firmat mund të jenë falsifikuar nga kolegët. Akti i ekspertimit i kryer pas kallëzimit penal, vërtetoi që disa nga firmat ishin të hedhura nga kolegët, inspektorë, por edhe përgjegjësi i zyrës së AKU-së Tropojë.

Çështja përfundoi në gjykatë. Dhe që në këtë moment sipas ish inspektores Buçpapaj, filloi edhe kalvari i gjatë i shkeljeve procedurale nga gjykata apo mos hetimit të plotë nga prokuroria.

Qysh në gjyqin e parë gjykata e Tropojë, i heq të drejtën Sose Buçpapaj, si e dëmtuar nga Vepra penale. Para se të merrej ky vendim Sosja kërkoi fillimisht tërheqjen vullnetare të gjyqtarit Artan Haradinaj nga ky proces, pasi sipas saj kishte lidhje familjare më një prej të akuzave për falsifikimin e peticionit dhe të procesverbaleve.

Kjo kërkesë që sipas postës i është dorëzuar në dorë gjyqtarit Haradinaj, nuk u morr asnjëherë në shqyrtim prej tij. Në seancën e radhës, duke qenë se gjyqtari nuk e shqyrtoi kërkesën, Sose Buçpapaj në një tjetër shkresë kërkoi përjashtimin e tij, kërkesë kjo që ju rrëzua nga gjykata.

Pasi u bë kallëzim penal për zhdukjen nga dosja e gjykatës kërkesa për heqjen dorë, çështja u pushua pasi sipas tyre gjykata ka marrë në shqyrtim kërkesën e largimit por nuk përmendin në asnjë rresht nëse është marrë në shqyrtim edhe kërkesa për heqje dorë.

Mbi të gjitha, kërkesa për heqje dorë del nga kancelari i gjykatës vetëm kur kjo çështje apelohet në Kukës, pasi më parë nga kancelari ish kthyer përgjigje që nuk ka një kërkesë të tillë. /Top Channel

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...