Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, Teknologji
A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science”

Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të duket se është më se e qartë:Sigurisht që makinat elektrike duhet të jenë më të mira për mjedisin, pasi ato nuk nxjerrin tym dhe për pasojë nuk lëshojnë gazra serë në ajër.

Gjithsesi as automjetet elektrike (EV) nuk janë të përsosura. Pasi edhe ato kanë problemet e tyre ndotëse. Për shembull, bateritë e tyre përmbajnë përbërës si litiumi, që kërkojnë një sasi të konsiderueshme energjie për t’i prodhuar.

Por prodhimi i baterisë, është vetëm një pjesë e problemit për një makine elektrike. Një studim i vitit 2014, i botuar në revistën Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, shqyrtoi të gjithë ciklin jetësor të emisioneve të një makine elektrike, nga minierat që nxjerrin metalet e nevojshme për prodhimin e baterive, deri tek prodhimi i energjisë elektrike të nevojshme për t’i furnizuar ato, dhe më pas e krahasoi këtë me emetimet mesatare të një automjeti me naftë apo benzinë.

Studiuesit zbuluan se kur automjetet elektrike ngarkohen me energji elektrike që prodhohet nga një termocentral me qymyr, ato janë në fakt po aq të këqija për mjedisin sa makinat konvencionale me karburantin klasik.

Gjithsesi, në pjesën më të madhe të botës, rrjetet energjitike kombëtare janë mjaftueshëm të pastra, dhe makinat elektrike janë më të mira sesa makinat me naftë dhe benzinë​​kur bëhet fjalë për ndotjen më të pakët gjatë përdorimit të tyre.

“Vetëm kur lidhen me rrjetet elektrike më ndotëse, si për shembull ato me qymyr, motorët me djegie të brendshme bëhen të krahasueshme me makinat elektrike, bazuar në emetimet e gazrave serrë”-thotë Kolin Shepard, studiues në inxhinierinë e sistemeve të energjisë dhe transportit në Laboratorin Kombëtar Lorenc Berkli në Kaliforni, SHBA.

Sot ka shumë pak vende në botë, rrjetet elektrike të të cilave furnizohen ende plotësisht ose kryesisht nga qymyri. Një prej tyre është Kina. Në vitin 2019, u vlerësua se 58 për qind e furnizimit me energji të vendit vinte nga qymyri, dhe ka të ngjarë që disa pjesë të Kinës të furnizohen tërësisht me qymyr.

Sidoqoftë, edhe rrjeti energjitik i Kinës po përmirësohet për shkak të më shumë investimeve tek burimet e rinovueshme. Për shembull, ajo ka 2 herë më shumë kapacitete të energjisë sesa SHBA-ja, dhe po ndërton më shumë panele diellore në vit sesa çdo vend tjetër.

Ky lloj përmirësimi-me më shumë energji të rinovueshme, dhe me më pak lëndë djegëse fosile – është një model global dhe ndihmon në rritjen e kredencialeve mjedisore të makinave elektrike, thotë Gordon Bauer, studiues i automjeteve elektrike në Këshillin Ndërkombëtar për Transportin e Pastër në San Francisco.

Në një studim të botuar këtë muaj në revistën “Environment Science and Technology”, Shepard modeloi një skenar hipotetik të së ardhmes, në të cilin të gjitha makinat ishin elektrike. “Ne donim të kuptonim se cilat mund të ishin pasoja në energjitikë, infrastrukturë, dhe shkarkimet në atmosferë, nëse të gjitha automjetet do të ishin elektrike”-tha Shepard për Live Science.

Edhe Bauer bashkëpunoi me Shepard në këtë projekt. Gjetjet e tyre janë dukshëm në favor të një të ardhmeje të një automjeti elektrik. Për shembull, Shepard llogariti se në qoftëse të gjitha automjetet me pronësi private në SHBA do të ishin elektrike, kjo do të zvogëlonte me 46 për qind në vit emetimet e gazeve serë në vend (0.5 gigatonë dioksid karboni) krahasuar me makinat konvencionale me karburant.

Ky zvogëlim mund të rritet edhe më tej, nëse këto automjete do t’i nënshtroheshin të ashtuquajturit“karikim i kontrolluar”, një teknikë e njohur gjithashtu si “karikimi inteligjent”, në të cilën automjetet rimbushen në kohë të zgjedhura strategjikisht për të minimizuar koston financiare të prodhimit të energjisë elektrike.

Për shembull, karikimi gjatë natës është shpesh më pak i kushtueshëm se ai gjatë ditës. Kjo strategji favorizon gjithashtu impiantet më efikase për prodhimin e energjisë që prodhojnë energji elektrike më të lirë. Nëse të gjitha makinat elektrike në pronësi private do të karikoheshin në këtë mënyrë, emetimet mund të zvogëloheshin me deri 49 për qind në vit.

Pra është shumë më e lehtë të japësh argumente në favor të blerjes së një makine elektrike, sesa një automjeti me gaz apo naftë, nisur nga një perspektivë mjedisore. Po në lidhje me koston? A nuk janë shumë të shtrenjta automjetet elektrike, dhe shumica e njerëzve nuk  mund ta përballojnë dot blerjen e tyre?

Një raport i vitit 2020 nga grupi i të drejtave të konsumatorit, “Consumer Reports”, sugjeron se edhe kjo gjë po ndryshon. Studimi vlerëson se kostot e riparimit dhe mirëmbajtjes së një makine elektrike,shkojnë më pak sesa gjysma e asaj të automjeteve tradicionale me motorë me djegie të brendshme.

Kjo pasi motorët elektrikë kanë vetëm një pjesë lëvizëse, krahasuar me motorët tradicionalë të cilët shpesh kanë dhjetëra të tillë. Kjo do të thotë se tek një makinë elektrike do të duhet të zhvendosen shumë më pak përbërës, gjë që sjell kursime të konsiderueshme.

Bauer llogarit se në vitin 2030, familjet me të ardhura të ulëta në SHBA do të kursenin rreth 1000 dollarë në vit nëse do të kalonin nga një makinë tradicionale në një makinë elektrike.

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/electric-cars-environment.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: makine elekrikeplanetteknologji

TË LIDHURA

Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë
Bota

Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë

11:22 | 12/05/2025
Presidenti i KiE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve
Bota

Presidenti i KiE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve

10:48 | 12/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Grenell sulmon Kurtin: Është anti-amerikan

Grenell sulmon Kurtin: Është anti-amerikan

Rritja e borxhit, Meta-zyrtarëve: Mos firmosni kuturu, do mbani përgjegjësi

Meta: Më 25 prill bashkë për një besëlidhje të re, të ndalojmë shpopullimin

Ambasadorja e Filipineve në Brazil dhunon punonjësin e shtëpisë (Video)

Ambasadorja e Filipineve në Brazil dhunon punonjësin e shtëpisë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Rozana Radi, sjell një stil të ri provokues me foto të reja
Showbizz

Rozana Radi, sjell një stil të ri provokues me foto të reja

by mirseda
18:24 | 12/05/2025
0

Rozana Radi, një nga këngëtaret më të njohura dhe të dashura të muzikës shqiptare, ka postuar një...

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet paraprake

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet paraprake

18:22 | 12/05/2025
PS fiton në Rrogozhinë me 52,89% të votave

PS fiton në Rrogozhinë me 52,89% të votave

18:16 | 12/05/2025
Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, ja rezultatet

Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, ja rezultatet

17:43 | 12/05/2025
Aksident në Laç, 28-vjeçari përplas të moshuar – dërgohet në Tiranë

Aksident në Laç, 28-vjeçari përplas të moshuar – dërgohet në Tiranë

17:40 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com