Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A është Donald Trump një fashist?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A është Donald Trump një fashist?

Nga: John Broich“The Converstion”

Që para se Donald Trump të zgjidhej president, historianët kanë debatuar nëse ai është apo jo një fashist. Si mësues i historisë së Luftës së Dytë Botërore, që kam shkruar shpesh për fashizmin, kam zbuluar se historianët kanë një përkufizim konsensual mbi këtë term. Duke pasur parasysh përdorimin aktual – dhe nganjëherë të gabuar – të këtij termi, mendoj se është e rëndësishme të dallosh se çfarë është dhe çfarë nuk është fashizmi.

Mendimi i parë shkon tek raca

Fashizmi, tanimë një ideologji një shekullore, nisi me Benito Musolinin dhe aleatët e tij italianë. Ata e quajtën lëvizjen e tyre kështu sipas një embleme antike romake, fasces, një sëpatë, doreza e së cilës është e përforcuar me shumë shufra, duke simbolizuar fuqinë e unitetit rreth një udhëheqësi.

Por fashizëm do të thotë më shumë sesa një diktaturë. Ai është i dallueshëm nga autoritarizmi i thjeshtë, që është një qeveri anti-demokratike e drejtuar nga një njeri me dorë të hekurt apo nga një elitë e vogël, apo“Stalinizmi”, një autoritarizëm me një burokraci dominante dhe kontroll ekonomik, që e ka marrë emrin sipas ish-udhëheqësit sovjetik.

E njëjta gjë vlen për “anarkizmin”, besimin në një shoqëri të organizuar pa ekzistencën e shtetit. Së pari, fashistët e shohin thuajse gjithçka përmes lenteve të racës. Ata janë të përkushtuar jo vetëm për epërsinë racore, por edhe ruajtjen e asaj që ata e quajtën “higjenë racore”, pra pastërti e racës së tyre dhe distancimin nga ajo që ata e konsiderojnë si racë më inferiore.

Kjo do të thotë se ata duhet të përcaktojnë se kush është anëtar i racës legjitime të kombit të tyre. Ata duhet të shpikin një racë “të vërtetë”.Shumëkush ka informacione mbi Adolf Hitlerin dhe të ashtuquajturën racë Ariane të regjimit nazist, e cila nuk kishte asnjë realitet biologjik ose historik. Nazistëve iu desh që të krijonin një të kaluar mitike dhe një popull legjendar. Përfshirja e disave në “racën e vërtetë” do të thotë të përjashtosh të tjerët.

Për ta kapitalizmi është i mirë

Për fashistët, kapitalizmi është i mirë. Ata admirojnë bazimin e tij tek “mbijetesa e më të fortit”, një frazë e sajuar nga darvinisti social Herbert Spencer, për sa kohë që kompanitë u shërbejnë nevojave të udhëheqjes fashiste dhe “Volk”-utose popullit.

Në këmbim të mbrojtjes së pronës private, fashistët kërkojnë që kapitalistët të veprojnë si mbështetës të tyre. Për shembull, nëse një kompani po prodhon me sukses armë për luftëra të huaja ose të brendshme, kjo është diçka shumë e mirë.

Por nëse një kompani po pasuron njerëz jo-besnikë ndaj regjimit, apo nëse po bën para për racat inferiore, fashistët do të ndërhyjnë dhe t’ia dorëzojnë pronën apo biznesin dikujt që konsiderohet besnik. Nëse ekonomia është e dobët, fashisti do ta drejtojë vëmendjen nga mungesat në planet për lavdi patriotike apo në funksion të hakmarrjes ndaj armiqve të brendshëm ose të jashtëm.

Fuqia formon të drejtën

Për shumicën e fashistëve, është e rëndësishme ideja se “patriotët” e kombit janë zhgënjyer, se “njerëzit e mirë” poshtërohen ndërsa “të këqijtë” kanë sukses. Këto ankesa nuk mund të marrin përgjigje, thonë fashistët, nëse gjërat mbesin nën statuskuonë aktuale.

Duhet të ketë një ndryshim revolucionar, që t’i lejojë“njerëzit e vërtetë” të çlirohen nga kufizimet e demokracisë apo ligjet ekzistuese dhe të fitojnë edhe ata. Për fashistët, fuqia krijon të drejtën. Meqenëse për ta ligji duhet t’i nënshtrohet nevojave të njerëzve dhe nevojës për të shtypur socializmin apo liberalizmin, fashistët inkurajojnë krijimin e milicisë partiake. Këto të fundin zbatojnë vullnetin fashist, shtypin sindikatat, manipulojnë zgjedhjet dhe frikësojnë ose kooptojnë policinë.

Fashistët historikë të Gjermanisë dhe Italisë së Musolinit, e përhapën parimin e tyrejashtë vendit. Edhe pse fashistët britanikë të viteve 1930, të udhëhequr nga Osvald Mozli dhe Unioni Fashist Britanik, preferuan izolimin dhe predikuan një lloj lufte të brendshme kundër një armiku hebre të shtetit britanik.

Ajo çka refuzojnë fashistët

E para dhe më e rëndësishmja, fashistët duan të revoltohen kundër socializmit. Kjo pasi ai e kërcënon kapitalizmin nepotik që mbështesin fashistët. Socializmi synon jo vetëm zhvillim të barabartë, pavarësisht racës, por shumë socialistë priren që të parashikojnë zhdukjen përfundimtare të kombeve të ndara, gjë që e fyen besimin e fortë të fashistëve tek shtetet kombëtare.

Bashkë me zhdukjen e aristokratëve apo elitave të tjera, fashistët janë të përgatitur që të dobësojnë rolin e Kishës apo të kërkojnë një armëpushim reciprokisht të dobishëm me të. Musolini, Hitleri dhe Falangistët në Spanjë, e kuptuan se duhej që të jetonin me kishën në vendet e tyre, dhe jo ta zëvendësonin, për sa kohë që regjimet e tyre nuk sulmoheshin hapur nga Kisha.

Ndërkohë, fashistët nuk e duan demokracinë, ose të paktën çdo demokraci që potencialisht mund të rezultojë në socializëm ose shumë liberalizëm. Në një demokraci, votuesit mund të zgjedhin politikat e mirëqenies sociale. Ajo mund ta barazojë fushën e lojës midis klasave dhe etnive, ose të kërkojë barazi gjinore. Fashistët i kundërshtojnë të gjitha këto përpjekje.

Fashizmi rritet nga nacionalizmi

Fashizmi është ekstremi logjik i nacionalizmit, ideja afërsisht 250-vjeçare se shtetet kombëtare duhet të ndërtohen rreth racave apo popujve historikë. Fashistët e parë nuk i shpikën këto ide nga asgjëja. Ata thjesht e shtynë nacionalizmin më larg sesa të tjerët më herët.

Për fashistin, nuk është vetëm shteti-komb ai që krijon“popullin” sovran. Është vullneti i njerëzve të drejtë dhe të vërtetë – dhe udhëheqësve të tij -ai që vjen para të gjitha konsideratave të tjera, përfshirë faktet. Në fakt në fashizëm, vullneti, populli, udhëheqësi i tij dhe faktet, janë të gjitha të përfshira në një.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/what-is-fascism-153947

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpfashishtSHBA

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Next Post
Spanja merr vendimin e papritur për personat nën 55 vjeç që kanë kaluar Covid

Spanja merr vendimin e papritur për personat nën 55 vjeç që kanë kaluar Covid

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

by mirseda
22:26 | 01/11/2025
0

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjorm...

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com