Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Lajpcigut.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Twitter.

18-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2022. Ai ishte pjesë e moshave të Lajpcigut nga korriku i vitit 2017. Në sezonin 2019/20 u aktivizua me 17-vjeçarët, duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje. Gjatë atij sezonin, Ibrahimi është aktivizuar në katër ndeshje në Bundesligën gjermane për grupmoshat U-19.

Për sa i përket kombëtares, mesfushori me origjinë shqiptare, gjithashtu ka zhvilluar 9 paraqitje me kombëtaret e moshave U-16 dhe U-17 të Gjermanisë.