Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën kundër agresionit rus, dhe nuk do të njohin kurrë aneksimin që i është bërë Krimesë nga ana e Rusisë.

Biden i ka bërë këto komente më 26 shkurt teksa ukrainasit shënojnë përvjetorin e shtatë të hapave të Moskës për të aneksuar Gadushullin e Krimesë nga Ukraina, njëherësh rrëmbimin e parë të tokës në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Shtetet e Bashkuara nuk e njohin dhe nuk do ta njohin kurrë aneksimin e qëllimshëm të gadishullit nga Rusia dhe do të qëndrojnë me Ukrainën kundër veprimeve agresive të Rusisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur Rusinë përgjegjese për abuzimet dhe agresionin në Ukrainë”, ka thënë Biden.

Më 2014, Rusia ka ankesuar Krimenë dhe ka përkrahur separatistët në dy provinca në lindje të Ukrainës, pasi protestuesit në Kiev patën rrëzuar nga pozita ish-presidentin pro-Kremlinit, Viktor Yanukovych.

Lufta në lindje të Ukrainës ka lënë të vdekur më shumë se 13,000 persona dhe konflikti vazhdon ende.