Spanja merr vendimin e papritur për personat nën 55 vjeç që kanë kaluar Covid

Spanja do të japë vetëm një dozë të vaksinës për të gjithë personat që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë nën 55 vjeç.

Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të mos patjes mjaftueshëm të vaksinave.

Ndërkohë, ëtë rrugë ka planifikuar të ndjekë dhe Franca me Italinë, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

“Kohëzgjatja e imunitetit mbrojtës ndaj virusit pas infeksionit natyror është e panjohur, por studimet tregojnë se administrimi i një doze të vetme tek këta individë rrit imunitetin mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Spanja deri tani ka vaksinuar 2,2 milion persona nga grupet prioritare të tilla si stafi dhe banorët e shtëpive të moshuar dhe personel mjekësor. Prej tyre, 1.2 milion kanë marrë të dy dozat e vaksinës.