E enjte, 21 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

A e vrau CIA, kitaristin më të madh të të gjitha kohërave, Jimi Hendrix

Më 18 shtatorin e vitit 1970, rokeri i famshëm amerikan Jimi Hendrix ndërroi jetë në një spital të Londrës. Një natë më parë, kishte konsumuar alkool dhe disa pilula për gjumë. E fejuara e tij, Monika Daneman, shfaqi dyshime për shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit. Por u këshillua nga policia të mos thoshte asgjë në publik.

Zyrtarisht u tha se Hendrix kishte vdekur i asfiksuar nga të vjellat e shkaktuara, nga sasia e madhe e qetësuesve të konsumuar. Por shumë njerëz dyshuan dhe ende dyshojnë se vdekja e tij, ishte në fakt një vrasje e organizuar nga CIA, në bashkëpunim me shërbimin sekret britanik. Pas famës së arritur në vitet 1960, Hendrix u bë një aktivist i njohur i lëvizjes kundër Luftës në Vietnam dhe i grupimit radikal afro-amerikan “Pantera e Zezë”.

Uashingtoni i druhej shumë ndikimit që kishte Hendrix tek shumë të rinj amerikanë. Konspiracionistët thonë se para vrasjes CIA kishte rekrutuar menaxherin e Hendrix, Mike Jeffery, për ta sabotuar në maksimum karrierën e atij që cilësohet ende si kitaristi më i madh i të gjitha kohërave.

Një tezë tjetër, është se Jeffery e vrau kitaristin për t’i marrë paratë e siguracionit të jetës. Në vitin 2009 dr.Banister, mjeku anglez që kreu autopsinë, e pranoi mundësinë që Hendrix të jetë vrarë.

Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...