Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A e ka arritur Evropa kulmin e populizmit?

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
A e ka arritur Evropa kulmin e populizmit?

1164921138

Nga Paul Taylor “Politico.eu”

Mund të duket e nxituar, në javën kur Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, arriti 2 rezultate rekord në 2 zgjedhje rajonale, që madje edhe të pëshpëritet që populizmi anti- BE mund ta ketë arritur tashmë kulmin e tij në Evropë.

Megjithatë, një seri ngjarjesh dhe zgjedhjesh në Itali, Britani, Francë, Spanjë, Austri, Sllovaki dhe Republika Çeke, sugjerojnë se dallga mund të kthehet kundër lëvizjeve nacionaliste anti-establishment, që kanë tronditur politikën në mbarë kontinentin.

Por kjo nuk do të thotë që shqetësimet sociale dhe ekonomike, që i kthyen shumë votues të klasës punëtore, rurale dhe më të varfrit kundër partive politike tradicionale, sistemit parlamentar dhe Bashkimit Evropian, janë zhdukur.

Por populistët duket se nuk janë në gjendje të garantojnë gati kudo një shumicë për kursin e tyre radikal dhe anti-Evropian. Rasti më i dukshëm është Italia. Ish-ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, partia e të cilit Lega e ekstremit të djathtë ndau pushtetin me Lëvizjen Pesë Yjet anti-establishment në qeverinë e parë populiste të Evropës Perëndimore, mendoi se vendi ishte i pjekur për një kthesë në të djathtë.

Ndaj ai e prishi koalicionin në mesin e muajit gushtit, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Ndërsa “Il Capitano” bëri një turne nëpër plazhet italiane, duke bërë selfi me mbështetësit, dhe duke ndezur tensionet politike në Romë. Por përpjekja e tij për të konsoliduar pushtetin dështoi.

Ish-partnerët e tij në koalicion, formuan një qeveri të re me Partinë Demokratike të qendrës së majtë. Italia ka shpëtuar tani për tani nga kolapsi, dhe duket se po shkon drejt politikave më të moderuara dhe më miqësore ndaj BE-së dhe emigracionit. Edhe në Spanjë, populistët e së majtës dhe të djathtës ekstreme, duket se po humbasin terren.

Dështimi i Salvinit, ka bërë që partia e tij të humbasë pikë në sondazhe, duke ngritur pikëpyetjet e para mbi lidershipin e tij. Por rrota e fatit në Itali, rrotullohet shumë shpejt. Njeriu i fortë dhe mjeshtri i mediave sociale, mund të rikthehet fuqishëm në skenë. Dhe kjo nëse ekonomia italiane vazhdon të vuajë, dhe nëse koalicioni i ri dështon të marrë masat e duhura.

Ndërkohë në këtë valë zhvillimesh, është edhe Britania. Përpjekja e Boris Xhonsonit për ta nxjerrë vendin jashtë BE-së pa asnjë marrëveshje më 31 tetor, pësoi një humbje spektakolare në parlament. Kryeministri i ri, humbi edhe shumicën në parlament.

Duke pasur parasysh gjendjen kaotike të politikës britanike, lodhjen e publikut me betejat e pafundme mbi Brexit, dhe alternativën jo tërheqëse që ofron e majta radikale e laburistëve të drejtuar nga Xheremi Korbin, Xhonson mund të rifitojë ende pozitat e humbura.

Por ky skenar duket më pak i mundshëm, pasi basti i tij i madh me pezullimin e parlamentit, për të siguruar një Brexit pa marrëveshje, ka shumë pak shanse të triumfojë. Një tjetër skenë zhvillimesh interesante është Franca, ku presidenti Emanuel Makron dukej se ishte në telashe serioze 6 muaj më parë për shkak të lëvizjes anti-establishment “Jelekët e Verdhë”.  Ata organizuan demonstrata shpeshherë të dhunshme çdo fundjavë. Ndërkohë, edhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marin Lë Penit, u rrit ndjeshëm në sondazhe.

Tani Makron është rikthyer fuqishëm, ndërsa pjesa dërrmuese e “Jelekëve të Verdhë” janë kthyer nëpër shtëpi të paktën tani për tani. Dhe Lë Pen nuk arriti të jetë përcaktuese në zgjedhjet parlamentare evropiane. Me rënien e papunësisë dhe zhvillimin e ekonomisë, populizmi duket se ka arritur maksimumin e vet në Francë.

Koalicioni qeveritar në Austri midis konservatorëve dhe Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), u prish në maj të këtij viti. Lideri i lëvizjes anti-emigracion u shfaq në një video-përgjim, duke i ofruar tendara një biznesmeni rus, në këmbim të financimeve të paligjshme elektorale.

E përjashtuar nga qeveria, FPÖ renditet ende rreth 20 për qind në sondazhe, por nuk ka gjasa që të rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të këtij muaji. Edhe në Spanjë, populistët e së majtës dhe të djathtës ekstreme, duket se po humbasin terren, ndërsa qeveria socialiste e kryeministrit Pedro Sançez, po fiton popullaritet.

Në Gjermani, rritja e AfD në landet e e Brandenburgut dhe Saksonisë, nuk i mundësoi ngjitjen në pushtet. Sërish dy partitë kryesore, janë të vendosura t’i mbyllin çdo hapësirë kësaj partie ekstremiste në rrugën drejt pushtetit lokal apo kombëtar.

Sigurisht, partitë qeverisëse të krahut të djathtë nacionalist shënuan fitore spektakolare në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Poloni dhe Hungari. Dhe vazhdojnë të kundërshtojnë sanksionet që kanë pësuar nga BE, për shkak të shkeljeve në sundimin e ligjit dhe të drejtave civile.

Por udhëheqësi de fakto i Polonisë, Jarosłlav Kazinski, mund të humbasë shumicën e tij parlamentare absolute në zgjedhjet parlamentare të tetorit. Dhe kjo, pavarësisht kombinimit prej tij të sistemit të mbrojtes sociale, dhe konservatorizmit nacionalisto-katolik.

Gjithsesi, politikanët e establishmentit do të gabonin rëndë, nëse e shohin këtë prirje, si një arsye për t’u relaksuar. Drejtuesit kryesorë të politikës nacionaliste janë ende në skenë. Erozioni i disa prej themeleve të demokracisë evropiane të shekullit XX – partive politike, sindikatave, bashkësive fetare – i ka lënë shoqëritë më të paqëndrueshme.

Rritja e pabarazisë së të ardhurave, shqetësimet mbi emigracionin, dhe shpërndarja e vendeve të punës si pasojë e globalizimit, sigurojnë terrenin e duhur për zhvillimin e politikës së zemërimit nativist në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe media sociale ofron një mjet të shkëlqyer propagandimi për të gjitha format e protestës, të përforcuara nga lajmet e rreme dhe manipulimet e tjera.

Ekziston gjithashtu fakti që populistët s’kanë nevojë të jenë në pushtet, për të diktuar agjendën  e tyre. Veçanërisht për çështjet të nxehta si emigracioni, ku ata e kanë zhvendosur me sukses diskutimin, nga mënyra më e mirë se si duhen mirëpritur dhe integruar refugjatët dhe emigrantët ekonomikë, tek ajo se si t’u vështirësohet hyrja në kontinent. Dallga e populizimit mund të jetë duke u tërhequr, por deri atëherë ka ende shumë hapa për t’u hedhur./ TIRANA TODAY

Tags: anti-EvropianarriturevropaGjermaniaItaliakulminpopulizmit

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
PD ia kthen Cakajt: OSBE/ODIHR nuk specifikon zgjedhje demokratike

PD ia kthen Cakajt: OSBE/ODIHR nuk specifikon zgjedhje demokratike

Ruçi takim lamtumire me ambasadoren greke: Të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Ruçi takim lamtumire me ambasadoren greke: Të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Pse po lëkundet udhëheqësi?Manjani: Ky shejtan sikur po luante shah!

Raporti/ Ish-ministri shpërthen ndaj ndërkombëtarëve: Pse nuk flisni?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com