Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A e dini se kë trimëroi opozita sot në Shkodër?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/ Nuk jam kundër gjesteve si ai i opozitës sot, që shkon në një qytet, ku ka probleme me sigurinë. Gjashtë vrasje brenda muajit janë shumë për një qytet, sidomos kur janë pa autor. Në këto raste ka shumë rëndësi rritja e besimit të qytetarëve dhe vrasja e frikës.

Shkuarja e opozitës në Shkodër mund të justifikohej vetëm me këtë qëllim. Nëse ajo ka informacione se krimi është i mbrojtur politikisht, ajo duhet të shkonte sot në Shkodër dhe të artikulonte emra konkretë kriminelësh.

E di që nuk është e lehtë, por opozita mbi të gjitha është mision, nuk është burokraci shteti. Dhe misioni i saj është t’i mbajë qytetarët me shpresë, dhe në qytete problematike si Shkodra.

Shkuarja e Bashës në Shkodër, nuk i trimëroi dot qytetarët. Ata nuk dëgjuan ndonjë gjë të re nga ato që do të dëgjonin, edhe sikur Basha të ishte në sallën e Kuvendit.

Të sulmosh Fatmir Xhafajn e Taulant Ballën është e lehtë, se ata janë politikanë, dhe nuk rrezikojnë njeri. Pastaj i takon në kafe të Kuvendit dhe u thua mos u mërzitni se kështu e do puna.

Kur shkon në një qytet si Shkodra në emër të rritjes së kriminalitetit, duhet të mendohesh mirë, pasi nuk po shkon në dasëm, por në një vend, ku vrasësit kanë emra të përveçëm, parti politike pas vetes, dhe mbështetje në strukturat e policisë.

Fakti që ti shkon aty si opozitë dhe nuk guxon të përmendësh askënd, ose ke probleme se të thonë ata vendalinjtë se vrasësit janë “tanët”, mos i ngacmo, ose ke frikë prej tyre. Në të dyja rastet, është mirë të mos nisesh kot për udhë të gjatë dhe të bësh atë që mund ta bëje pa lëvizur nga vendi në Tiranë.

Pasi kjo është dhe më keq. Shkuarja në Shkodër dhe ligjërimi bajat për broçkulla që mund t’i thoje në Tiranë, trimëron më shumë banditët e Shkodrës dhe frikëson më shumë qytetarët. Trimëron banditët, pasi u jep atyre një dëshmi që as opozita nuk guxon t’i përmendë, dhe rrit paranojën tek qytetarët se banditët kanë kapur politikën.

Në Shkodër i njohin kriminelët. I njohin dhe ata që shkojnë pas PD-së, edhe ata që shkojnë pas PS-së. E dinë mirë kush vret, kush qëllon në shenjë, e kush ngatërron shënjestër.

Por sot i vetmi që ka ngatërruar destinacion është Lulzim Basha. Ai ose duhet të shkonte aty për të bërë histori, e për të trimëruar qytetarët, ose duhet të mos dilte nga zyra në Tiranë.

Shkodra nuk ka nevojë për spektakle që dëshmojnë frikën e politikës nga krimi. Ka nevojë për betejë kundër krimit.

Dhe kur s’ke bythë ta bësh, të paktën mos bë keq. Mos i bëj banditët të ndjehen të fituar. Nëse s’ta kanë kërkuar si nder!/Tema/

Tags: opozitaShkodersottrimëroi

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Pas largimit nga Reali, Zidanit i “mbyll” dyert edhe Franca

“Bomba” e mbrëmjes/Zidane në Serie A, por jo te Juventus

Mogherini e vendosur: Të hapen negociatat me Shqipërinë

A është ky fillimi i fundit të Jose Mourinhos?

A është ky fillimi i fundit të Jose Mourinhos?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

by mirseda
18:45 | 14/07/2025
0

Po, e lexove mirë! Një studim i ri shkencor konfirmon atë që shumica e vajzave e kanë...

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:43 | 14/07/2025
Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge

Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge

18:41 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

18:33 | 14/07/2025
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com