Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A duhet të ndryshojnë kufijtë e Ballkanit?

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
A duhet të ndryshojnë kufijtë e Ballkanit?

Nga: Harun Karčić “Newsweek”

Lajmi kryesor këto ditë në Ballkan është qarkullimi i një dokumenti të paqartë jozyrtar, që thuhet se është hartuar nga kryeministri slloven Janez Jansa, dhe i është dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel.

Në dokument argumentohet ndër të tjera se pengesat kryesore për një integrim të shpejtë të vendeve të Ballkanit në Bashkimi Evropian janë mosmarrëveshjet e pazgjidhura kombëtare. Ato duhet të zgjidhen përmes krijimit të një Serbie të Madhe, Shqipërie të Madhe dhe një Kroacie të Madhe.

Kjo, argumenton më tej dokumenti, mund të arrihet duke e copëtuar Bosnje Hercegovinën, dhe duke e bashkuar Republikën e saj Autonome Serbe me Serbinë, kantonet e saj të banuara kryesisht nga kroatët etnikë me Kroacinë fqinje, dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërkohë, myslimanëve boshnjakë që përbëjnë shumicën në Bosnje dhe Hercegovinë, do t’u lihej në dispozicion një shtet i vogël, i rrethuar nga forca jomiqësore dhe pa asnjë dalje

në Detin Adriatik. Siç mund të kuptohet, ky lajm shkaktoi shumë zemërim dhe shqetësim në Bosnje, sidomos në mesin e popullatës së saj myslimane.

Edhe pse dokumenti i dekonspiruar u botua nga një portal investigativ i respektuar në Slloveni, kryeministri i vendit Janez Jansa mohoi të jetë ai autori, dhe akuzoi “mediat e rreme”se po dëmtojnë përpjekjet e Sllovenisë për t`i integruar shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, për shkak se Jansa njihet si një populist me prirje të djathta, dhe një aleat i hapur i së djathtës ekstreme në Hungarinë e Viktor Orban dhe i Aleksandrit Vuçiç në Serbi, vështirë se dikush dyshoi në vërtetësinë e këtij dokumenti.

Kjo nuk është hera e parë e hedhjes në treg të idesë së një rishikimi të kufijve ballkanikë, gjoja me synimin për të zgjidhur njëherë e mirë mosmarrëveshjet politike dhe etnike. Pas luftërave Jugosllave të viteve 1990, me ndërmjetësimin e SHBA-së, u arrit tek nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes në Dejton, sipas së cilës Bosnje Hercegovina u nda në 2 njësi me një pavarësi të konsiderueshme:një “federatë” boshnjako-kroate që përbënte 51 për qind, dhe një “Republikë autonome Serbe” që përbënte 49 për qind të vendit.

Secila ka qeverinë e vet, parlamentin dhe policinë e saj, dhe ato janë të bashkuara nga një qeveri qendrore mjaft e dobët, dhe një presidencë trepalëshe me rotacion, që mbahet për një periudhë të barabartë nga një boshnjak, kroat dhe serb.

Perëndimorët mendonin se miliona dollarë të shpenzuara për pajtimin, demokracinë dhe ndërtimin e shtetit, do të çonin përfundimisht në një Bosnje Hercegovinë funksionale, dhe në një histori suksesi të shtet-ndërtimit.

Por nacionalistët serbë dhe ata kroatë, të etur për të arritur qëllimet e tyre të luftës, pra për të shkëputur copat nga ky vend dhe për të krijuar shtetet e tyre të vegjël, vazhduan pengimin e funksionimit të shtetit duke përdorur vetot e tyre të garantuara me kushtetutë, për t’i treguar më pas botës mosfunksionimin e këtij shteti,dhe për të pasur kësisoj një argument tjetër për shpërbërjen e tij.

Edhe pse ideja e shkëmbimeve territoriale dhe rishikimit të kufijve,është hedhur poshtë në të kaluarën nga udhëheqësit perëndimorë, duke u cilësuar si hapja e “Kutisë së Pandorës” nga shumë politikanët dhe analistë, për shumë mosmarrëveshjeve etnike dhe territoriale të pazgjidhura në Ballkan, këto pikëpamje kanë ndryshuar vitet e fundit.

Për shkak të lobimit intensiv nga nacionalistët kroatë dhe serbë në Bruksel, së bashku me Islamofobinë në rritje dhe populizmin e krahut të djathtë, një numër në rritje i liderëve të Bashkimit Evropian, kanë nisur të mendojnë rishikimin e kufijve të rajonit, dhe ndarjen e myslimanëve nga ortodoksët dhe katolikët e tyre fqinjë.

Edhe administrata e fundit amerikane e Donald Trump, duke u shkëputur nga tradita e gjatë e qasjes së Amerikës ndaj Ballkanit, filloi që ta mbrojë me kujdes tezën e “korrigjimit të kufijve”, një eufemizëm ky që tingëllon pak më mirë. Por historia paralajmëron gjëra aspak të mira nga kjo qasje.

Në vitin 1990, myslimanët boshnjakë u portretizuan në mediat perëndimore si mbrojtës të një shteti laik multi-etnik kundër hordhive çetnik serbe dhe kroate, që synonin të zhduknin fqinjët e tyre të bardhë sllavë myslimanë. Tek e fundit, serbët kryen gjenocidin e parë në Evropë pas Holokaustit, ndërsa kroatët u shpallën fajtorë për krime kundër njerëzimit.

Ky imazh qëndroi me ta për vite me radhë, deri në sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA, kur gazetarët, akademikët dhe politikanët nacionalistë serbë dhe kroatë, e kuptuan se mund të lidheshin me pjesën tjetër të botës në luftën e tyre kundër “radikalizmit islamik”, duke fituar miq shumë të nevojshëm në Evropë dhe SHBA, dhe duke pastruar imazhin e tyre si gjenocidistë.

Dhe mënyra më e besueshme për ta bërë këtë, ishte duke i portretizuar fqinjët e tyre myslimano boshnjakë si “Al-Kaeda e bardhë”. Shfaqja e një numri të vogël të myslimanëve të radikalizuar boshnjakë dhe kosovarë, të cilët u bashkuan me ISIS-it dhe Al-Kaidës në Irak dhe Siri në vitet 2014-2015, u përdor si një provë e pakundërshtueshme e radikalizmit të këtyre 2 shteteve.

Kështu, përshkrimi i myslimanëve boshnjakë dhe kosovarë si “radikalë islamikë”,është bërë shumë në modë në Evropë vitet e fundit. Fraza të tilla janë artikuluar nga ish-presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, kancelari i Austrisë Sebastian Kurc, kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, dhe presidenti i Francës Emanuel Makron, të cilët e kanë etiketuar Bosnjën si një“minë me sahat”.

Një narrativë e tillë, e shoqëruar me ardhjen në pushtet të populistëve të djathtë islamofobë në Evropë, u bë mbështetësi kryesor i ideve tashmë ekzistuese të shkëmbimeve territoriale dhe rishikimit të kufijve. Por çdo lloj negociate e këtij lloji, është një ide shumë e keqe, sidomos në një rajon me një peizazh politik të fragmentuar dhe atmosferë ku dominon mosbesimi.

Shkëmbime të tilla ka të ngjarë të krijojnë një paqëndrueshmëri më të madhe në rajon, dhe të nxisin zërat për shkëmbime të tjera territoriale. Çdo rishikim i kufijve, do të shkaktonte një arratisje kaotike të minoriteteve drejt vendeve ku njerëzit e besimit të tyre fetar përbëjnë shumicën.

Në kompleksitet, Ballkani do të ishte i krahasueshëm me copëtimin e Libanit përgjatë vijave fetare dhe sektare. Dhe siç u pa me luftërat e viteve 1990, ky proces nuk do të kryhej normalisht:vrasjet, plaçkitjet dhe shkatërrimi i pronës do të ishin të përhapura.

Krijimi i shteteve të reja funksionale, hartimi i kushtetutave dhe ligjeve të reja do të kërkonte vite. Një ndryshim i kufijve në rajon, do të paraqiste rreziqe të mëdha dhe do të vendoste një precedent ogurzi për udhëheqësit që kanë ambicie separatiste, nga Katalonja në Spanjë deri në Transnistria të Moldavisë.

Gjithashtu, ky skenar do t’i jepte Rusisë një epërsi të madhe në rajon, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Serbinë, dhe përpjekjet e fundit të Moskës për të nxitur mosmarrëveshje në të gjithë Ballkanin, pasi çdo formë e minimit të demokracisë dhe stabilitetit, i përshtatet mirë strategjisë ruse.

Rishikimi i kufijve kombëtarë për të zgjidhur mosmarrëveshjet etnike, është një praktikë e epokës koloniale, e cila tentoi të krijojë territore etnikisht të pastra,nga Britania e Madhe në kolonitë e saj të Lindjes së Mesme dhe Azisë. Ai josh shumë nacionalistët dhe racistët, dhe kjo është ndoshta është arsyeja pse nacionalistët serbë dhe kroatë kanë treguar interes të madh për një ide të tillë.

Burimi i lajmit: https://www.newsweek.com/should-balkan-borders-redrawn-opinion-1585831

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkankufijtëndryshim

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar
Rajoni

Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar

10:51 | 29/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Next Post
Si mund të arratisen nga hija e tyre?

Pse armatosja nisi nga Bulqiza?

Foto/ Nga Merilyn Monroe tek Lady Diana, si do dukeshin yjet e së kaluarës me botoks

Nga Linkoln tek Ledi Diana: Të famshmit që parashikuan vdekjen e tyre

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

A krijon varësi përdorimi i mediave sociale? Ja çfarë thotë studimi i fundit

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca
Politikë

Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca

by mirseda
13:54 | 29/05/2025
0

Sot u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk munguan tonet e...

Nuk arriti të merrte një mandat, Alibeaj: Dal me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera

Nuk arriti të merrte një mandat, Alibeaj: Dal me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera

13:33 | 29/05/2025
Përleshi macen me qenin dhe hodhi video në rrjete sociale, procedohet penalisht i riu nga Librazhdi

Përleshi macen me qenin dhe hodhi video në rrjete sociale, procedohet penalisht i riu nga Librazhdi

13:18 | 29/05/2025
Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 telefona celularë

Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 telefona celularë

13:03 | 29/05/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com