Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A duhet të ndiqet penalisht Donald Trump?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
A duhet të ndiqet penalisht Donald Trump?

Nga: Andrew Weissmann “The New York Times”

Kur administrata Bajden të marrë detyrën në janarin e vitit të ardhshëm, ajo do të përballet me një vendim të vështirë: A duhet që të hetohet dhe ndiqet penalisht Donald Trump?

Çdo veprimtari e ripërtërirë hetimore, apo një ndjekje penale e ish-presidentit, do ta ndajë më tej vendin, dhe do të nxisë pretendimet se Departamenti i Drejtësisë thjesht po hakmerret ndaj ish-rivalit të Bajdenit.

Një hetim dhe gjykim ndaj Trump, do të ishte një spektakël që me siguri do të konsumonte shumë nga energjitë e administratës së re. Por, sado e dhimbshme dhe e vështirë që të jetë për vendin, unë besoj se Prokurori i Përgjithshëm i ardhshëm duhet që ta hetojë zotin Trump, dhe nëse justifikohet nga provat ta ndjekë penalisht për krime të mundshme federale.

Unë nuk mbërrij lehtë me këtë përfundim. Në fakt, ne kemi qenë dëshmitarë të dy fushatave presidenciale, ku turma të mëdha e kanë parë të pranueshme të kërkojnë në korr burgosjen e kandidatit të palës kundërshtare. Ne nuk duam që të shndërrohemi në një shtet autokratik, ku autoritetet e zbatimit të ligjit, janë një armë politike e partisë në pushtet.

Por kjo nuk është arsye e mjaftueshme, për ta lënë Trump t’ia hedhë pa lagur shkeljeve që ka bërë. Ekspozimi i zotit Trump ndaj shkeljeve të ligjit është më se i qartë. Unë kam qenë një nga anëtarët e grupit hetimor të drejtuar nga ish-këshilltari special Robert Myler, për të përcaktuar nëse Rusia u përpoq apo jo të ndërhynte në burimin tonë themelor demokratik të legjitimitetit politik: sistemin tonë zgjedhor.

Ndër të tjera, grupi kishte për detyrë të përcaktonte nëse Trump po ndërhynte në hetimin tonë. Ne grumbulluam prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën, se Trumpi po pengonte drejtësinë. Dhe kjo pikëpamje ndahet gjerësisht nga shumë njerëz. Menjëherë pas publikimit të raportit tonë, qindra ish-prokurorë arritën në përfundimin se provat e mbështesnin një akuzë të tillë.

Çfarë precedenti vendoset, nëse pengohet një hetim i tillë, dhe nëse nga ana tjetër Trump lihet i pandëshkuar? Është mjaft e vështirë për degën ekzekutive që të hetojë një president në detyrë, që ka fuqinë të shkarkojë një këshilltar special (nëse është e nevojshme, përmes Prokurorit të Përgjithshëm) dhe të pengojë bashkëpunimin me një hetim, duke përdorur kompetencën e faljes.

Ne pamë që Trumpi e përdori atë për të shpëtuar nga burgu aleatin e tij Roxher Stoun. Ai e ndryshoi dënimin e këtij të fundit, që u dënua siç duhet nga një juri, por nuk kaloi asnjë ditë në burg për krime që një gjykatës federal zbuloi se ishin kryer për llogari të presidentit.

I njëjti gjyqtar zbuloi se Pol Manafort, ish-drejtues i fushatës elektorale të Trump, na gënjeu vazhdimisht, duke e shkelur marrëveshjen e tij të bashkëpunimit me drejtësinë. Edhe ai me siguri po mbante shpresë për një falje nga presidenti.

Provat kundër Trump përfshijnë dëshminë e Don Mekgan, ish-këshilltarit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, që shpjegoi në detaje se si presidenti urdhëroi pushimin e këshilltarit special, dhe se kur kjo gjë u raportua në media, Trump iu lut Mekgan ta mohonte publikisht të vërtetën.

Provat përfshijnë përpjekjet e Donald Trump për të ndikuar në vendimin e jurisë gjatë gjyqit kundër Manafort, dhe shpresën e këtij të fundit për një falje, në këmbim të bashkëpunimit me hetimin tonë. Përgjegjësia e tij e mundshme penale shkon më tej, në veprimet që para marrjes së detyrës.

Prokurori i rrethit të Manhatanit, po kryen një hetim klasik për mashtrime me taksat, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, është i përfshirë në një hetim civil për pretendime të ngjashme, të cilat shpejt mund të shndërrohen në një hetim penal.

Edhe akuzat e përcaktuara tashmë nga këshilltari special, nuk janë të parëndësishme. Atyre që tregojnë si precedent faljen e Riçard Niksonit nga Xherald Ford, unë u them se situatat nuk janë aspak të ngjashme: Nikson pagoi një çmim shumë të rëndë, duke dhënë dorëheqjen nga presidenca për shkak të turpit nga sjellja e tij.

Para se të largohet nga detyra, Trump mund të zgjedhë të falë jo vetëm familjen dhe miqtë e tij, por edhe veten e tij, në mënyrë që të shmangë përgjegjësinë penale federale. Por kjo kthesë historike e ngjarjeve nuk do të ketë efekt në ekspozimin e tij të mundshëm kriminal në nivelin shtetëror.

Edhe nëse Trump firmos falje të tilla, atëherë shtete si Nju Jorku, duhet të marrin nisma për hetimin e tij në nivel shtetëror. Të jesh president, do të thotë të jesh më i përgjegjshëm, dhe jo ​​më pak i përgjegjshëm për sundimin e ligjit.

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2020/11/24/opinion/trump-prosecution.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Donald Trumpndjekje penaleSHBA

TË LIDHURA

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s
Bota

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

18:47 | 16/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Next Post
Meta takim për Covidin/ Mjekët: Të rriten testimet e të gjurmohen rastet

Meta takim për Covidin/ Mjekët: Të rriten testimet e të gjurmohen rastet

Presidentja e KE: Dritë në fund të tunelit, vaksinim para fundit të dhjetorit

Presidentja e KE: Dritë në fund të tunelit, vaksinim para fundit të dhjetorit

Atentati në Elbasan/Përleshje me kaçavidë, qëlloi 5 herë me armë drejt makinës

Atentati në Elbasan/Përleshje me kaçavidë, qëlloi 5 herë me armë drejt makinës

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve
Politikë

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

by mirseda
14:35 | 17/07/2025
0

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar ditën e sotme në një spital...

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

14:31 | 17/07/2025
Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

12:05 | 17/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

11:16 | 17/07/2025
Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

11:13 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com