Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A do t’ia dalë Navalni të tronditë themelet e regjimit të Putinit në Rusi?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A do t’ia dalë Navalni të tronditë themelet e regjimit të Putinit në Rusi?

Nga: Leonid Ragozin “Al Jazeera”

Mijëra rusë dolën në shtunën në mbarë Rusinë, për të protestuar kundër arrestimit të liderit të opozitës Aleksei Navalni, duke sfiduar të ftohtin e dimrit, pandeminë, dhe kërcënimin real nga dhuna e policisë dhe burgosja.

Protestat e fundjavës, duket se i hapin rrugën një sezoni të gjatë protestash në prag të zgjedhjeve parlamentare ruse në shtator të këtij vitit, të cilat po kthehen në një plebishit mbi legjitimitetin e sundimit autokratik prej 2 dekadash të presidentit Vladimir Putin, pavarësisht nëse ai do t’i manipulojë ato apo jo.

Protestat u zhvilluan vetëm një javë pasi rikthimit të guximshëm të Navalnit në Rusi. Në gushtin e vitit të shkuar, ai u dërgua me urgjencë në një spital në Gjermani, pasi u helmua me një agjent nervor, teksa qëndroi disa muaj në Berlin për t’u shëruar.

Para se të linte Gjermaninë, Navalni mori pjesë në një investigim mbi helmimin e tij (i udhëhequr kryesisht nga grupi hetimor me bazë në Britani, Bellingcat), dhe madje zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me një nga atentatorët e dyshuar.

Ai ndodhet aktualisht nën arrest, i akuzuar për shkeljen e dënimit të tij me kusht, edhe pse ky i fundit u shpall i paligjshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Duket se krye-opozitari rus po bëhet gjithnjë e më shumë rivali kryesor i Vladimir Putinit, edhe nëse jo ndoshta gati për udhëheqjen e venit, të paktën për statusin e rusit më të njohur në botë. Fama e tij e sapo-fituar ndërkombëtare, kontraston dukshëm me politikën qesharake të medias pro-Kremlinit, e cila e etiketon atë thjesht si një “bloger” dhe me refuzimin e vetë Putinit për ta përmendur me emër.

Ndërsa e nisi vërtet si një bloger anti-korrupsion mbi një dekadë më parë, Navalni ishte figura e parë opozitare në Rusi, që arriti të krijojë një rrjet shumë efikas mbështetës në mbarë vendin, shumica në të 20-at dhe të 40-at.

Në një vend të karakterizuar nga apatia politike dhe cinizmi i shumë-përhapur, ai arriti të frymëzojë miliona njerëz, duke kryer hetime novatore mbi korrupsionin masiv të rrethit të ngushtë të Putinit, dhe duke i paraqitur skandalet në video të thjeshta në YouTube, të shoqëruara me ironi.

Arrestimi i tij pas mbërritjes nga Gjermania, e bëri Kremlinin të dukej i dobët dhe hakmarrës. Dikush mund ta interpretojë vendimin për ndalimin e tij si një shenjë të frikës së madhe të regjimit. Por ky gjest e ka edhe një anë pragmatike. Putinit me siguri që i shijojnë skenat e keqtrajtimit të Navalnit.

Emisionet në kanalet televizive të lidhura me Kremlinin, të drejtuara nga njerëz si Vladimir Solovjov dhe Dimitri Kiselev, që kanë një kënaqësi gati sadiste kur vëzhgojnë kalvarin e Navalnit, kanë një audiencë të konsiderueshme. Madje Kiselev madje shkoi aq larg sa fjeti një natë në dhomën e hotelit në Tomsk, ku mendohet e ka ndodhur helmimi i Navalnit – vetëm për t’u tallur me ata që janë zemëruar nga ky atentat.

Por nga ana tjetër Navalni ka mbështetësit e tij besnikë dhe një audiencë gjithnjë e në rritje. Hetimi i tij i fundit, që bënte fjalë për një pallat luksoz që Putin ka ndërtuar për veten e tij në bregdetin e Detit të Zi, pati 25 milion shikime në YouTube brenda 24 orëve nga publikimi i tij më 19 janar dhe deri më 23 janar, kishte arritur në 70 milion shikime.

Duket se sot shoqëria ruse është e ndarë në 3 pjesë të pabarabarta. Dy pakica përfaqësojnë mbështetësit e vendosur të Navalnit dhe Putinit, dhe një shumicë në mes e cila përbëhet nga njerëz, mbështetja e të cilëve ndaj presidentit rus është pragmatike.

Këta janë njerëz që shkojnë pas turmës, dhe që janë gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj gjendjes së përgjithshme në vend. Kjo do të thotë se ata mund të ndryshojnë në çast preferencat e tyre politike, kur kundërshtimi ndaj udhëheqjes aktuale mund të arrijë një masë kritike.

Kjo është ajo që ndodhi në vitin 1991, kur një revolucion demokratik në Moskë, çoi në rënien e gjithë shtetit sovjetik. Një tentativë e komuniste më fanatikë për të organizuar një grusht shteti ushtarak, çoi në një reagim masiv, që solli në fund rrëzimin e të gjithë regjimit.

Vitin e kaluar, një ndryshim i ngjashëm dhe i papritur ndodhi në Bjellorusi, ku qytetarët u ngritën befas kundër presidentit të tyre diktator, Aleksandër Llukashenko, teksa shumica iu bashkua protestave dhe rezistencës së udhëhequr nga opozita. Llukashenko është ende në pushtet, dhe pse qartazi e humbur legjitimitetin.

Pikërisht këtë lloj ndryshimi po nxiton të përshpejtojë Navalni, ku u bën thirrje njerëzve që të organizojnë protesta. Ai ndoshta nuk po pret një sukses të menjëhershëm. Përkundrazi, ai po hedh bazat për fazën e nxehtë të fushatës elektorale në pranverë dhe verë, kur të zbutet frika nga Covid-19 dhe moti i ftohtë, duke nxjerrë në rrugë edhe më shumë njerëz.

Edhe pse shumë janë të frymëzuar nga guximi i Navalnit, kjo do të jetë një betejë shumë e vështirë. Miliona mbështetës pragmatikë të Putinit, kanë arsye të mira për të besuar se mund të humbin më shumë sesa do të fitonin në rastin e rënies së tij. Kjo diktohet nga përvojat e tyre në vitet 1990, dhe kuptimi i politikës së sotme rajonale.

Regjimi i Putin garanton standarde jetese modeste – në të njëjtin nivel me vendet e varfra të BE-së, por shumë më të larta sesa ato në Ukrainë ose Gjeorgji, 2 modelet e supozuara pro-perëndimore në hapësirën post-sovjetike. Ukraina, që përjetoi kohë të trazuara pas një revolucioni dhe një sulmi ushtarak rus në vitin 2014, mbetet një “gogol” ende i frikshëm për rusët.

Nga njëra anë, Revolucioni i Maidanit, nuk ka arritur të rrëzojë sistemin oligarkik apo shtetin mafioz që është instaluar në vend. Nga ana tjetër, ndërhyrja e Putinit në Ukrainë, tregoi qartazi se deri në çfarë pike është i gatshëm të ndërhyjë regjimi kur bëhet fjalë për të shtypur një lëvizje për liri.

Mundësia e përplasjeve të forta politike në Rusi, e shton frikën e shpërbërjes së vendit, e shoqëruar kjo me konflikte të armatosura me fqinjët apo kryengritje të brendshme. Po ashtu, shumë rusë dyshojnë se një Perëndim që nuk ka simpati apo përkundrazi armiqësor, do të brohoriste forcat centrifugale që do të copëtonin vendin, ashtu si në Ukrainë.

Perëndimi është tërësisht i pavëmendshëm ndaj sfidës së madhe me të cilën do të përballej bota, kur Rusia, me arsenalin e saj të armëve bërthamore dhe armëve të tjera vdekjeprurëse, dhe me miliona ushtarët e trajnuar për të luftuar dhe vrarë, do të zhytet në mënyrë të pashmangshme në një periudhë trazirash, për shkak të prishjes së sistemit të saj të transferimit demokratik të pushtetit.

Më e keqja nga të gjitha, Perëndimi nuk ka asgjë axhendë pozitive për popullsinë ruse, siç kishte për njerëzit në vendet e tjera të Evropës Lindore, kur ata u mirëpritën në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Retorika e ashpër që vjen sidomos nga Uashingtoni, bën që Perëndimi të duket sikur do të preferonte që Rusia të shndërrohej në një djerrinë euroaziatike, e rrethuar nga një “kordon sanitar” regjimesh armiqësore nacionaliste, sesa në një demokraci të lulëzuar. Një perspektivë e tillë, do t’i dekurajonte edhe rusët më liberale, që ta sfidojnë sundimin e Putinit.

Burimi i lajmit: https://www.aljazeera.com/opinions/2021/1/23/navalny-has-become-putins-main-challenger

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Alexei Navalnyrusivladimir putin

TË LIDHURA

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”
Bota

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

22:23 | 01/07/2025
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

20:32 | 01/07/2025
Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda
Bota

Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda

19:54 | 01/07/2025
Next Post
Përmbytjet në Sukth/ Kryebashkiakja e Durrësit debate me banorët (Video)

Përmbytjet në Sukth/ Kryebashkiakja e Durrësit debate me banorët (Video)

Tragjedi në futboll/ Rrëzohet avioni i skuadrës braziliane, 5 viktima

Tragjedi në futboll/ Rrëzohet avioni i skuadrës braziliane, 5 viktima

A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?
Kuriozitete

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

by mirseda
22:47 | 01/07/2025
0

Noti është një nga aktivitetet më të dashura të verës, por edhe një nga më të nënvlerësuarit...

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

22:23 | 01/07/2025
Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

22:20 | 01/07/2025
Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

21:54 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com