Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

A do të rifillojë punën më 15 Qershor transporti publik apo jo

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
A do të rifillojë punën më 15 Qershor transporti publik apo jo

Transporti urban publik në të gjithë Shqipërinë nuk do të rinisë punën më 15 Qershor nëse nuk plotësohen katër kërkesat e operatorëve.

Vendimi për mosnisjen e transportit urban u mor nga përfaqësuesit e shoqatave të transportit një ditë pas protestës të zhvilluar para Ministrisë të Infrastrukturës.

Sot pas mbledhjes, Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas, Ndërqytetas dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve, si dhe Shoqata Urbane dhe Interurbane Veri në një letër drejtuar kryeministrit Rama, ministres të Financave, Anila Denaj, ministres të Infrastrukturës Balluku dhe ministrit Shalsi kërkojnë edhe një herë plotësimin e 4 kërkesave që nga heqja e akcizës, TVSH-së, si dhe rimbursim për reduktim të kapacitetit dhe kategorive që udhëtojnë falas.

Operatorët e transportit publik në të gjithë vendin thonë se nëse këto kërkesa nuk do të plotësohet puna nuk do të rifillojë.

Nesër në orën 10:00 përfaqësues të Shoqatave të Transportit dhe operatorë të këtij shërbimi do të zhvillojnë një tjetër protestë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre financiare. Qeveria vendosi që transporti publik të rinisë punën më 15 qershor me 70% të kapacitetit të lejuar dhe protokoll sigurie të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Por sipas shoqatave të Transportit nisja e punës me kapacitet të reduktuar dhe me çmimet aktuale të biletave do të çonte drejt falimentimit sektorin. Në Tiranë operojnë 15 linja të transportit publik urban, të cilët kanë vendosur të mosrikthehen në punë me 70% të kapacitetit të lejuar, pasi kjo do të vështirësonte situatën financiare të këtij sektori.

LETRA E PLOTË

Përfaqësitë e shoqatave të transportit publik janë duke ndjekur me shqetësim situatën alarmante të krijuar nga Covid-19.

Pa dyshim që qeveria shqiptare po përballet me vështirësi në këto momente delikate, por ju bëjmë me dije se situata e transportit në shqipëri, më saktë shoqëritë tregëtare të cilat operojnë janë të fundit ende të mbyllura dhe si pasojë në kolaps ekonomik.

Bazuar në informacionin e marrë në rrugë jozyrtare, i cili thotë për rifillimin e shërbimit më datë 15 Qershor, në pritje të zyrtarizmit të dy prej kërkesave të premtuara nga Kryeministri, ne po ju përsërisim edhe një herë kërkesat tona ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:

1.Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik( njësoj siç është për industrinë e peshkut).

2. Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.

3.Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.

4.Rimbursimin e kategorive të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014. /Monitor

Tags: 15 qershorpunaTransporti publik

TË LIDHURA

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Next Post
Operacion italo-shqiptar, prangosen 5 shtetas të rrezikshëm (VIDEO)

Operacion italo-shqiptar, prangosen 5 shtetas të rrezikshëm (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Kukës, mbytet në liqen i mituri

Ngjarje e rëndë në Kukës, mbytet në liqen i mituri

“Rama po shkatërron shtyllën kurrizore të ekonomisë”, Basha ‘kokë më kokë’ me biznesin e vogël

“Rama po shkatërron shtyllën kurrizore të ekonomisë”, Basha ‘kokë më kokë’ me biznesin e vogël







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com