Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A do të funksionojë vaksina COVID-19 edhe tek pacientët mbipeshë?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Studimi nga Izraeli: Vaksina e BioNTech pengon transmentimin e virusit

Kur studiuesit filluan të zhvillonin atë që ata shpresonin se do të ishte një vaksinë efektive ndaj  COVID-19, ata tashmë e dinin se gripi H1N1 – një virus i ri si COVID-19 – prekte më rëndë pacientët mbipeshë apo obez. Pacientët me indeks të masës trupore 30 apo më shumë ishin më të rrezikuar që të shtroheshin në spital apo të humbnin jetën nga H1N1.

Kjo nuk është hera e parë që vërehet një lidhje e tillë. Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill zbuloi se vaksina kundër gripit ishte më pak efektive tek pacientët që ishin mbi peshë apo obez. Ky studim përfshiu vetëm 1.022 pjesëmarrës, por edhe studime të tjera më të vogla tregojnë rezultate të ngjashme.

Kjo më parë se të krijohej vaksina kundër COVID-19, e testuar në më shumë se 40.000 pacientë dhe që tashmë po shpërndahet në të gjithë vendin. Të dhënat janë premtuese; të dy vaksinat e autorizuara ofrojnë më shumë se 90 për qind mbrojtje nga virusi.

Por mjekët dhe studiuesit janë të vetëdijshëm për gjetjet e H1N1 dhe UNC. Si  një mjek i specializuar në mjekësinë e mbipeshës, unë jam një prej tyre. Tani të gjithë duam ta dimë: A do të jenë vaksinat e COVID-19 po aq efektive edhe tek pacientët që janë mbi peshë apo obez? Të dhënat fillestare tregojnë se ky është rasti për ta marrë këtë përgjigje, por të dhëna shtesë do të duhet të mblidhen pasi të vaksinohen shumë më tepër pacientë.

Përgjigja për këtë pyetje është thelbësore. Pacientët e rritur që janë mbi peshë apo obez janë ndër më të prekurit nga COVID-19, dhe ato përbëjnë më shumë se 70 për qind të popullsisë amerikane. Në të vërtetë, ndërsa lexoja të dhënat e provave të vaksinave Pfizer, hasa në këtë target grup: 70 për qind e pjesëmarrësve në provat e Pfizer për vaksinën kundër COVID-19, sipas demografisë së SHBA-së, ishin mbipeshë apo obez. Kjo qasje u prit me shumë entuziazëm nga specialistët e mbipeshës për krijimin e një grupi që përfaqësonte më së miri popullatën tonë aktuale të SHBA-së.

COVID-19 ka qenë shkatërruese në SHBA për njerëzit mbipeshë dhe obez, veçanërisht për pacientët më të rinj në moshë. Në fillim mjekët menduan se në tërësi pacientët më të rinj ishin më pak të rrezikuar ndaj komplikimeve të rënda për shkak të moshës së tyre. Por tek njerëzit më të rinj se 50 vjeç që janë mbipeshë, obeziteti e zhduku efektin mbrojtës të moshës.

Vaksina e COVID-19 është premtuese, sepse aktivizon qelizat imune B dhe T, thelbësore për mbrojtjen afatgjatë kundër viruseve. Aktiviteti dhe nivelet e qelizave B kanë qenë të ulëta pas infektimit si tek minjtë po ashtu edhe tek njerëzit që janë mbipeshë.

Këto qeliza imune mund të prodhojnë shpejt antitrupa të rinj edhe nëse nivelet e antitrupave bien me kalimin e kohës,qoftë edhe kur kanë mbetur pak antitrupa nga vaksinat e mëparshme. Antitrupat bllokojnë virusin që të futet në një qelizë dhe ta infektojë atë, ndërsa qelizat B dhe T i shkatërrojnë qelizat e infektuara nga virusi dhe parandalojnë shumimin e mëtejshëm të virusit dhe përhapjen në qelizat e tjera. Por kjo mund të mos jetë e vërtetë për njerëzit mbipeshë. Studiuesit besojnë se mbipesha ndikon negativisht në funksionimin e sistemit imunitar.

Megjithëse pacientët mbipeshë mund të prodhojnë antitrupa adekuat, studime të shumta tregojnë se ata kanë një nivel më të ulët të qelizave B dhe T pasi preken nga infeksioni i gripit H1N1. Kjo mund të ndryshojë përgjigjen tipike imune, duke e lënë trupin një hap pas virusit. Një pyetje e rëndësishme është nëse kjo përgjigje imune e ndryshuar është gjithashtu e pranishme pas infektimit me COVID-19. Dhe për këtë arsye, ne duam të dimë nëse vaksina do të jetë po aq efektive tek pacientët mbipeshë sa tek pacientët e tjerë që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Megjithatë, pacientët mbipeshë apo obezë duhet ta marrin vaksinën COVID-19. Edhe për ata pacientë mbipeshë që marrin vaksinën e gripit por që ende preken nga gripi, ka pothuajse 40 për qind rënie të rasteve të shtrimit në spital dhe 82 për qind ulje të shtrimeve në repartet e terapisë intensive.

Me pak fjalë, të dhënat e publikuara nga Pfizer dhe FDA tregojnë se vaksina nuk është efektive vetëm tek pjesëmarrësit në tërësi, por në veçanti, edhe tek pacientët mbipeshë.

Është inkurajues fakti që Pfizer dëshironte të tregonte se vaksina ishte po aq efektive edhe tek ata që janë mbipeshë apo obez. Studiuesit po vërejnë se këta pacientë janë më të rrezikuar dhe tani po hartojnë studime për ta pasqyruar këtë.

Dy gjëra mund t`i inkurajojnë njerëzit mbipeshë apo obez, që të ushtrohen dhe të përmirësojnë zakonet e tyre dietike: Studimet e mëparshme tregojnë një lidhje pozitive midis stërvitjes së rregullt para marrjes së një vaksine dhe përgjigjes suaj ndaj vaksinës, duke prodhuar deri në katër herë më shumë antitrupa pasi të jeni ekspozuar ndaj një virusi apo bakteri. Kjo do të thotë që antitrupat janë më të lartë tek ata persona që janë ushtruar para marrjes së vaksinës kundrejt atyre që nuk janë marrë me ushtrime fizike.

Gjithashtu, vërehet se lloji dhe sasia e baktereve tuaja të zorrës mund të ndikojnë në reagimin ndajvaksinës. Ushqime që përmbajnë prebiotikë dhe probiotikë mund të ndihmojë në këtë dhe në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tjera. Prebiotikët mund të gjenden tek elbi dhe hudhra, ndërsa probiotikët gjenden tek kosi, lakra turshi dhe disa lloje djathërash.

Nevojiten ende më shumë të dhëna para se të dimë saktësisht se si pacientët mbipeshë apo obez reagojnë ndaj vaksinave kur krahasohen me pjesën tjetër të popullatës. Por këto të dhëna do t`i kemi së shpejti. Edhe pse ka kaluar vetëm një vit nga pandemia, po të shikojmë prapa do të mbetemi të mahnitur nga të gjitha ato që kemi mësuar rreth COVID-19. Nga ky hulumtim do të vijnë njohuritë që na duhen për të krijuar një mënyrë më të mirë në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë ne.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/health/will-the-covid-19-vaccine-work-as-well-in-patients-with-obesity

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: mbipeshëpersonavaksina anti-covid

TË LIDHURA

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza
Bota

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

20:13 | 24/05/2025
Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu
Bota

Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu

16:00 | 24/05/2025
Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku
Bota

Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku

14:03 | 24/05/2025
Next Post
Agron Duka zbulon premtimin e Bashës për listën e Durrësit

Agron Duka zbulon premtimin e Bashës për listën e Durrësit

Kishte dhunë, Haxhiu: Rama nuk është dëmtuar nga protestat e fundit

Baton Haxhiu: PD merr më shumë mandate vetëm se sa me LSI-në

Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

Paralajmërimi i Metës: Çdo zyrtar të respektojë Kushtetutën dhe ligjin

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com