Baton Haxhiu: PD merr më shumë mandate vetëm se sa me LSI-në

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë të ndara në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për analistin e njohur, Baton Haxhiu ky është një vendim i mirë për opozitën. Ai u shpreh se PD dhe LSI kanë lexuar sondazhet dhe kanë kuptuar se janë më të favorizuara nëse dalin me lista të ndara.

“Të dy partitë kanë vendosur t’u besojnë sondazheve për armiqësitë që kanë elektorati i tyre mes vetes. Sondazhet kanë treguar armiqësia mes elektorateve të PD dhe LSI është bukur i shprehur në terren. E kanë të pamundur që mund të krijojnë besim për të mbledhur vota në këtë mënyrë”, tha Haxhiu.

Ai ka bërë edhe një parashikim të fortë për zgjedhjet, ku u shpreh se PD do të marrë më shumë mandate vetëm se sa me LSI-në.