Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A do të dëgjohet zëri i popullit më 30 qershor?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A do të dëgjohet zëri i popullit më 30 qershor?

Nga: Klementin Mile

Përtej të gjithave ndasive ideologjike, emotive, vlerore dhe të interesave, të majtë dhe të djathtë bashkohen në një pikë: qeveria ua ka mohuar të drejtën demokratike për të zgjedhur më 30 qershor. Në vend të kësaj, ajo e ka ftuar popullin në votim.

Për popullin kjo është humbje. Është humbje, sepse shqiptarët, kulturalisht dhe ligjërisht, kanë vendosur të jetojnë në demokraci dhe, në pamundësi të ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur, atyre u ikën nga duart pushteti. Pas kësaj, qeveria nuk do të ketë më vetëm instrumentet e pushtetit, por edhe pushtetin për t’i formësuar, përkulur, ndryshuar, thyer dhe zëvendësuar si të dojë këto instrumente.

Për qeverinë ky është përfitim. Është përfitim, sepse duke i mohuar popullit të drejtën e zgjedhjes, qeveria e përvetëson këtë të drejtë. Tashmë është ajo që zgjedh dhe e thërret popullin të konfirmojë, përmes votimit, zgjedhjen e saj. “Në demokraci”, shkruante filozofi Klod Lëfor, “vendi i pushtetit është gjithmonë bosh”. Pikërisht ky është përfitimi i qeverisë. Me përvetësimin e zgjedhjes, e cila në demokraci i takon popullit, qeveria ulet në vendin e pushtetit me projeksionin për të mos e lënë kurrë bosh.

Situata është e qartë. Qeveria ka përvetësuar, padrejtësisht, një përfitim që në demokraci i takon popullit: të drejtën për të zgjedhur. Populli, nga ana e vet, mund të reagojë në tri mënyra ndaj këtij ndryshimi negativ, të cilat metaforikisht emërtohen “dalje”, “zë” dhe “besnikëri”. Teoricienë të njohur të teorisë së lojërave politike, si Hirshman, Klark dhe Golder, i përkufizojnë mënyrat e reagimit të popullit si më poshtë.

“Dalje” do të thotë të pranosh që ka ndodhur një ndryshim negativ në ambientin tënd dhe, prandaj, të ndryshosh sjelljen për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në këtë ambient të ri. “Zë” do të thotë të përdorësh “zërin” (të ankohesh, të protestosh, të lobosh, ose të ndërmarrësh veprim direkt) në përpjekje për ta kthyer ambientin në gjendjen origjinale. “Besnikëri” do të thotë të pranosh faktin që ambienti yt ka ndryshuar dhe, megjithatë, të mos e ndryshosh sjelljen tënde.

Le të bëhemi më konkretë. Cilat janë, pra, tri mënyrat e mundshme të reagimit popullor më 30 qershor? Së pari, shqiptarët mund të zgjedhin daljen. Kjo do të thotë të mos marrin pjesë në votim. Së dyti, mund të zgjedhin të ngrenë zërin. Kjo do të thotë të vijojnë protestat, fushatat e ndërgjegjësimit, ose të organizohen për ta pamundësuar procesin e votimit më 30 qershor. Së treti, mund të zgjedhin të tregohen besnikë. Kjo do të thotë të shkojnë në votim dhe të mbështesin qeverinë, edhe pse kjo e fundit u ka mohuar të drejtën e zgjedhjes.

Atëherë, a do të dëgjohet zëri i popullit më 30 qershor? Apo qytetarët do ta injorojnë në heshtje procesin e votimit, duke menduar se ku mund të përballohet më mirë vapa, në shtëpi apo plazh? Apo më 30 qershor do të shohim rreshta njerëzish kokulur dhe gojëkyçur, të cilët do të drejtohen nëpër qendrat e votimit?

Natyrisht, të tria këto do të ndodhin. Nuk mund të flitet për popullin si një entitet i unifikuar nga vlerat, interesat dhe motivet. Por ka rëndësi të parashikohet se cili reagim do të jetë më masivi. Teoria e lojërave politike thotë që reagimi qytetar varet nga kombinimi i disa faktorëve: nga kostoja e ngritjes së zërit, nga vlera që i jep qeveria besnikërisë së qytetarit, nga sa tërheqëse është alternativa e daljes, nga vlera e gjësë që qeveria ia ka marrë ose ia ka mohuar qytetarit.

Por, mbi të gjitha, kanë rëndësi dy konsiderata: E para, a varet ekzistenca e qeverisë nga mbështetja e qytetarit apo është autonome prej tij? Dhe e dyta, a posedon qytetari ndonjë kërcënim të besueshëm për të dalë nga linja qeveritare? Nisur nga sa më sipër, faktorët mund të kombinohen për të prodhuar 4 skenarë të ndryshëm.

Skenari 1: Kur qytetari posedon kërcënim të besueshëm për të dalë nga linja qeveritare dhe qeveria varet prej tij, atëherë qytetari zgjedh të ngrejë zërin. Në rastin konkret, qytetari proteston dhe qeveria i përgjigjet pozitivisht. Në këtë skenar, qytetari, edhe pse vuan koston e ngritjes së zërit, e rifiton të drejtën e mohuar për të pasur zgjedhje. Ndërkohë që qeveria siguron besnikërinë e qytetarit.

Skenari 2: Kur qytetari nuk posedon kërcënim të besueshëm për të dalë nga linja qeveritare, pavarësisht se qeveria varet prej tij, atëherë qytetari zgjedh t’i mbetet besnik qeverisë. Në rastin konkret, qytetari rreshtohet për të votuar, pasi pret që, po të veprojë ndryshe, qeveria ta injorojë. Në këtë skenar, qytetari e humbet të drejtën për të pasur zgjedhje dhe nuk merr asgjë në këmbim. Ndërkohë që qeveria, jo vetëm përvetëson të drejtën e zgjedhjes që i përket qytetarit, por edhe siguron besnikërinë e këtij të fundit.

Skenari 3: Kur qytetari posedon kërcënim të besueshëm për të dalë nga linja qeveritare, por qeveria nuk varet prej tij, atëherë qytetari zgjedh daljen nga linja qeveritare. Në rastin konkret, qytetari rri në shtëpi ose shkon në plazh, pasi pret që, po të ngrejë zërin, qeveria ta injorojë. Në këtë skenar, qytetari e pranon në heshtje humbjen e së drejtës për zgjedhje dhe përfton aq vlerë sa rezulton nga braktisja e votimit. Ndërkohë që qeveria përvetëson të drejtën e zgjedhjes që i përket qytetarit.

Skenari 4: Kur as qytetari nuk posedon kërcënim të besueshëm për të dalë nga linja qeveritare dhe as qeveria nuk varet prej tij, atëherë qytetari zgjedh t’i mbetet besnik qeverisë. Në rastin konkret, qytetari rreshtohet për të votuar, pasi pret që, po të veprojë ndryshe, qeveria ta injorojë. Edhe në këtë skenar, qytetari e humbet të drejtën për të pasur zgjedhje dhe nuk merr asgjë në këmbim. Ndërkohë që qeveria, jo vetëm përvetëson të drejtën e zgjedhjes që i përket qytetarit, por edhe siguron besnikërinë e këtij të fundit.

Përfundimisht, cili skenar ka gjasa të jetë masiv më 30 qershor? E vërteta është se qytetarët shqiptarë, në shumicë, nuk posedojnë kërcënim të besueshëm për të dalë nga linja qeveritare. Të punësuarit në administratën shtetërore nuk kanë një alternativë pune më të mirë – ata dhe të afërmit e tyre do të shkojnë në votim. Biznesmenët e vegjël dhe të mesëm, të trysnuar nga organet tatimore, nuk kanë alternativë më të mirë sesa t’u binden urdhrave politikë të qeverisë – ata dhe të punësuarit e tyre do të shkojnë në votim. Socialistët idealistë e kanë të lidhur idealin e tyre me suksesin e Partisë Socialiste dhe nuk mund të dalin jashtë linjës qeveritare, pasi kështu, sipas tyre, do të përfitonte opozita – ata do të shkojnë në votim.

Më 30 qershor do të shohim në zbatim skenarin 4. Do të shohim masivisht qytetarë të rreshtuar kokulur dhe gojëkyçur të kryejnë ritin e votimit, ndërkohë që pranë qendrave të votimit do të dëgjohen disa zëra proteste dhe shumë më larg, në shtëpi dhe në plazhe, të tjerë qytetarë do e gjejnë veten të përhumbur përpara televizorit, detit dhe mendimeve të tyre./ Gazeta Liberale

 

Tags: 30 QershorbashaMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Alba Hoxhës i vjen në majë të hundës/ E revoltuar, flet për shtatzëninë

Alba Hoxhës i vjen në majë të hundës/ E revoltuar, flet për shtatzëninë

VIDEO/ Merkel probleme me shëndetin, dridhet sërish në konferencë

VIDEO/ Merkel probleme me shëndetin, dridhet sërish në konferencë

Drejt G20 në avion me presidentin, rreshterja arrestohet më 39kg kokainë

Drejt G20 në avion me presidentin, rreshterja arrestohet më 39kg kokainë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk
Bota

Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

by mirseda
11:20 | 03/02/2026
0

Prokuroria e Parisit njoftoi se zyrat e platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, po bastisen...

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

10:49 | 03/02/2026
I pyet për vezë, përgjigjen për bomba,Braçe denoncon Tatimet: Komunikimi i fundit deri në 20 nëntor.

I pyet për vezë, përgjigjen për bomba,Braçe denoncon Tatimet: Komunikimi i fundit deri në 20 nëntor.

10:35 | 03/02/2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

09:40 | 03/02/2026
Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

09:30 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com