Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A dështoi Evropa me Ballkanin Perëndimor?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj

Në një mënyrë apo në një tjetër, Edi Rama iu tha shqiptarëve se faji për pengimin apo ngadalësimin e procesit të integrimit të Shqipërisë nuk është i politikës shqiptare, por  i asaj evropiane. Madje, këto ditë ka shkuar edhe përtej, duke përgatitur opinion publik për një vendim negative për Shqipërinë. Ka në fakt në këto ditë edhe deklarata absurde të tipit që nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë humbet Evropa dhe jo Shqipëria. Megjithatë këto janë qëndrime dëshpëruese për një klasë politike që ka treguar që nuk është e aftë të realizoi ëndrrën evropiane të shqiptarëve edhe pas 30 viteve. Nëse nuk hapen negociata me Shqipërinë humbasim vetëm ne dhe askush tjetër. Integrimi evropian është e vetmja ëndërr, e vetmja shpresë që i ka ngelur një populli me shumë halle dhe probleme. Nëse ndërpritet dhe kjo ëndërr, atëherë e ardhmja për ne duket e errët.

Mirëpo, a është e vërtetë që Shqipëria   i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe ne po ngadalësohemi në procesin e integrimit për shkak të kontekstit politik ku gjendet sot Evropa?!

Sigurisht, që politika shqiptare nuk i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sado që ka tentativa për t’ia ngarkuar kontekstit Evropian ngadalësimin e procesit të integrimit evropian të shqiptarëve. Por, padyshim që në këtë rrugëtim rraskapitës  për shqiptarët, dhe politika evropiane nuk mund të lihet pa analizuar.

Madje, duke parë momentin politik që po kalon i gjithë Ballkani Perëndimor, pyetja që ngrihet pas një kohe kaq të gjatë dështimesh në procesin e integrimit është se, a ka vetë BE përgjegjësi për këtë proces që deri më tani nuk ka përfunduar në mënyrë të suksesshme?

Duke qenë se, Rajoni i Ballkanit Perëndimor është kaq i rëndësishëm për gjeopolitikën dhe interesat e Evropës, dhe këtë gjë e shprehin institucionet e saj sa herë që është rasti, atëherë roli që ka luajtur ajo vihet në pikëpyetje.

Me gjithë përpjekjet dhe monitorimin e vazhdueshëm që bëhet në këto vende nga BE, me sa duket nuk mjafton më për të përshpejtuar procesin e integrimit. Kërkohet një rol edhe më i madh dhe më i vendosur për të tërhequr drejt BE-së vendet e Ballkanit Perëndimor, vende të cilat janë si një minë me sahat për të gjithë gjeopolitikën evropiane dhe përtej saj.

Në këtë drejtim, pa diskutim roli i Evropës lë shumë për të dëshiruar. Politika e jashtme e saj nuk është pika më e fortë dhe këtë gjë e kanë treguar të gjitha ngjarjet ndërkombëtare ku BE pothuajse nuk ka patur asnjë ndikim, për shkak se nuk ka një qëndrim të përbashkët dhe koheziv. Edhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, duket qartë se SHBA janë më prezente dhe me më shumë ndikim në gjeopolitikën rajonale se sa BE.

Mungesa e një politike të fortë në Ballkan nga ana e Bashkimit Evropian, për arsyen se mungon një e  tillë e përbashkët, ka bërë që shumë procese t’i kenë shpëtuar nga duart në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit.

Kështu që, përtej çdo përgjegjësie që ka secili nga vendet e Ballkanit, roli i misionit të Bashkimit Evropian duhet të jetë më i qartë dhe më i vendosur, qoftë edhe me vendimmarrje arbitrare, sepse populli shqiptar dhe ai i vendeve të Ballkanit Perëndimor është tërësisht me të, kundër elitës së tyre politike, që qartësisht janë në konflikt interesi me institucionet e BE-së.

Prandaj është koha që ta themi njëherë e mirë të vërtetën se, Bashkimi Europian deri më tani ka dështuar në misionin e tij për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak se nuk ka një politikë të jashtme të qartë dhe kohezive.

E megjithatë,  askush nuk mund të vërë në diskutim që prezenca e tij në Shqipëri dhe në rajon ka patur rol pozitiv, edhe pse jo i përmbushur tërësisht. Nëse do të mungonte prezenca e misionit të BE-së në këtë rajon gjendja politike do të ishte edhe më keq seç është. /Gazeta Liberale

 

Tags: Ballkani Perëndimorervis iljazajevropa

TË LIDHURA

Aktualitet

Kos: Sot mbyllim një kapitull negociues me Shqipërinë

08:56 | 13/10/2026
Të Gjitha

Rama: Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, drejt objektivit historik

21:05 | 09/10/2026
Aktualitet

Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

14:19 | 09/10/2026
Next Post

Basha rikthen sloganin “Koha për ndryshim”

Jepet vendimi final për prokurorin Besim Hajdarmataj

Shpërndante heroinë me biçikletë, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari në Kavajë







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com