Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të paktën një ditë mund të thuhet e vërteta

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të burgosen apo t’iu merret pasuria dhe të lihen rrugëve?!

Nga: Frrok Çupi

Të paktën ‘ajo dita’ është sot. Sot është dita e Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor. Europa është ankoruar në Tiranë, Tirana ishte një Bruksel gjatë dy ditëve.

Që nga lindja e Krishtit kjo është dita e vetme, dita e parë.

Është realizuar ëndrra më e përparuar e mendimtarëve dhe e qytetarisë shqiptare. A mund ta themi këtë të vërtetë sot?

Ka shumë njerëz që edhe sot mbledhin buzët e thonë “ e cë pastaj?’

A nuk është e vërtetë që Bashkimi i Evropës zgjodhi Tiranën mes kryeqyteteve historike të Ballkanit, që nga Beogradi, Shkupi e Sarajeva. E zgjodhi Tiranën sepse Shqipëria ka përparuar në rrugën e shtetit modern; shqiptarët nuk kanë ndasi etnike e fetare, as konflikte me fqinj, as varësi nga Rusia; Shqipëria ka më shumë banorë pro perëndimorë.

A nuk mund ta themi këtë të vërtetë që Europa e pranon, apo të kemi frikë nga disa që thonë se ‘Shqipëria nuk bëhet’?

A nuk mund të themi sot se Shqipëria që nesër, në teorinë e tranzicioneve politike, do të konsiderohet një shtet ‘post tranzicion’. Ka shumë politikanë mes nesh, politikanë që kanë kryer mëkate kundër vendit dhe demokracisë, të cilët thonë se Shqipëria nuk del kurrë prej trazicionit. Kjo nuk është e vërtetë. Që tani Shqipëria nuk hyn mes shteteve që janë emërtuar shtete me ‘tranzicion të vonuar’.

Të tillë jemi quajtur atëherë kur pas ngjarjeve të vrasjeve në bulevard para qeverisë, 2011, Europa ngurtësoi hapat e zhvillimit me Shqipërinë. As jemi vend me tranzicion të ndërprerë siç ishim menjëherë pas luftës civile të vitit 1997 dhe grushtit të shtetit në vitin 1998. Tani nuk bëjmë pjesë në asnjë nga këto faza tranzicioni, që sot kur BE bëri strehë në Tiranë konsiderohemi një vend ‘post tranzicion’. Këtë mund ta themi, a kemi guxim para atyre që nuk e duan?

Mund të themi se pas ditës së sotme Shqipëria zgjidh problemin e madh të edukimit europian te brezit tonë të ri. Që nga Pallati i Kongreseve, Shqipëria vendosi bashkëpunimin me universitetet europiane. Në njërën anë Universitetet tona dalin nga kthetrat e mafies universitare, nga ana tjetër vihet në shina krijimi i brezave të ardhshëm me qytetërim e arsimim perëndimor.

Besoj se mund ta themi me guxim dhe askush nuk mund të na thotë se ‘ si shumë po i jepni benzinë entuziazmit mbi atdheun’.

Mund të na thonë se po lavdëroni qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, mund të thonë edhe se ‘ po i shërbeni’. Por vetëm kryeministri Edi Rama mund ta arrinte këtë pikë të lartë të zhvillimit politik kombëtar. Kjo është e vërtetë, tjetër gjë nëse na lejojnë ta themi apo nuk na e lejojnë. Një grusht protestuesish politik anti- perëndimorë u përpoqën të thonë se “Rama nuk na përfaqëson, nxirreni jashtë Samitit”. Mirëpo atëherë nuk do të kishte Samit të BE.

Atëherë do të ktheheshim në vitin 1992 kur Shqipërinë e lidhën me Konferencën Islamike. Sa përpjekje që atëherë për tu larguar nga ai orientim që nuk i takon kombit shqiptar. Po shumë përpjekje, deri në ditën e sotme kur Bashkimi Evropian zbarkoi këtu në Tiranë.

Mund të themi me zë të lartë se këtu jemi Europë. Këtu ka vend për qytetërim të lartë euriopian. E themi me plot të drejtë.

 

Tags: Ballkani PerëndimorbeFrrok Çupi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mendoi se kishte grip, por 42-vjeçari shpërfytyrohet nga bakteri vr*sës

Mendoi se kishte grip, por 42-vjeçari shpërfytyrohet nga bakteri vr*sës

Përplasen dy trena në Spanjë, 155 persona të plagosur

Përplasen dy trena në Spanjë, 155 persona të plagosur

Alfred Lela: Harrojeni, Berisha nuk shkon të dëshmojë!Policia të rrijë në vrimën e saj që qelbet era korrupsion

Alfred Lela: Harrojeni, Berisha nuk shkon të dëshmojë!Policia të rrijë në vrimën e saj që qelbet era korrupsion







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

by mirseda
09:28 | 16/04/2026
0

FAST Albania kontribuon nëpërmjet rrjetit ENFAST, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat...

Mblidhet sot Kuvendi | 4 interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, porti i Durrësit dhe arsimi

Mblidhet sot Kuvendi | 4 interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, porti i Durrësit dhe arsimi

09:14 | 16/04/2026
Reduktim i flotës së autobusëve deri në 60%, dita e dytë pa shërbim të plotë transporti publik

Reduktim i flotës së autobusëve deri në 60%, dita e dytë pa shërbim të plotë transporti publik

09:07 | 16/04/2026
Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

09:04 | 16/04/2026
Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

09:02 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com