Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Laboratori i dr*gës në Fier/Artan Hoxha: Personat e arrestuar kanë lidhje me administratën shtetërore

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eleminimi i 27-vjeçarit/ Artan Hoxha: Viktima kishte biznes në mes të Tiranës, ku dhe iu vendos tr*toli

Në laboratorin e drogës në Fier janë sekuestruar 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro. Hetimi është ndjekur nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze. Gjithashtu është mbajtur nën monitorim nga DEA amerikane dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Nga hetimet ka rezultuar se ngarkesa e kokainës ishte porositur në Kolumbi në muajin maj 2022. Kokaina ishte fshehur brenda thasëve me pleh kimik me peshë 24 ton. Më pas, “ngarkesa” me pleh kimik u nis nga Kolumbia në drejtim të Portit të Pireut në Greqi, dhe më pas me destinacion tranzit në Portin e Barit në Mal të Zi. Në këtë port, porosia është marrë nga një shqiptar me kamion. Prej këtej, thasët me pleh kimik që kamuflonin kokainën janë dërguar në një banesë në Farkë të Madhe në Fier. Kjo banesë që shërbente si laborator i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të Komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja, teksa tha se personat e përfshirë në laboratorin e drogës, kanë pasur njohje me administratën shtetërore, dhe se kanë të kaluar në botën e narkotrafikut. Sipas Hoxhës, të bësh marrëveshje për drogë me Kolumbinë do të thotë se grupi në këtë rast ka pasur shuma të mëdha parash të fituara më parë nga trafiku i drogës.

“Personat e përfshirë kanë pasur njohje me persona të përshirë në administratë. Personat që kanë organizuar dhe financuar padiskutim, janë persona që kanë lidhje me botën e narkotrafikut, që nuk e kanë operacion të parë. Ato para i kanë fituar me ngarkesa të tjera. Kolumbianët nuk nisin punë nëse nuk sigurohen se “klienti” ka para dhe e suporton. SPAK tha se ka kapur një nga financuesit.

Deri më tani është Nikolin Gjolena. Sasia e parave është shumë e madhe. Prandaj bëhen 3, 4 operatorë që të minimizojnë dëmin nëse pësojnë goditje. Janë disa financues. Autoritetet tona kanë mbikëqyrur shtetas kolumbianë që kanë ardhur gjatë kësaj kohe. I shpalluri në kërkim kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri. Kur u ndalua nga policia, nuk u gjet mënyra se si kishte hyrë. E lanë të lirë që ta ndiqnin dhe të zbuluar se ku do i çonte”, tha Hoxha.

Tags: AdministrataArtan Hoxhafierlaboratori i droges

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Shoqata Hidrokarbureve: Nëse nuk do të ndërhynte Bordi, çmimi i naftës do të ishte 12 lekë/litër më i lirë

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Këngëtari i njohur dënohet me 13 vite burg

Këngëtari i njohur dënohet me 13 vite burg

Deklarata e fortë e Frrok Çupit: Protesta u financua nga Rusia

Asnjë linjë treni nuk ka vende







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com