Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Guri qesharak i Yuri Kim-it

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjykata e Lartë me 13 anëtarë/Ambasadorja Yuri Kim: Hap i madh përpara për Reformën në Drejtësi

Nga: Andi Bushati

Yuri Kim i është përveshur një përpjekje sizifiane për të shtyrë së paku në kohë dështimin e sigurtë të reformës në drejtësi. Deklaratat e saj të fundit janë dëshmia më e qartë se gruri i rëndë që ajo rreket të ngrejë, rrokulliset gjithmonë në rrëzë të malit.

Këtë herë, në lojë është e ardhmja e SPAK dhe atij që do e drejtojë atë për tre vitet e ardhshme.

Sipas ambasadores, ky proces mund të jetë i manipuluar dhe jo transparent, si rezultat i presionit të atyre që “duan të bllokojnë drejtësinë”.

Pas një hetimi të thelluar që ka zhvilluar redaksia e “Lapsi.al”, beteja tashmë është e hapur mes kandidatit që mbështesin ndërkombëtarët dhe atij që do të vendosë si kukull të saj rilindja.

Për askënd nga pjesmarrësit në këtë proces nuk është më sekret se cili është ai që preferojnë ambasadorët e akredituar në Tiranë, që me sa duket ka marrë zotime para tyre për një hetim më serioz të çështjeve të nxehta -, apo se kush është tjetri, që është betuar në zyrat e pushtetit. Loja që po zhvillohet në KLP, për çdo votë, tani është më e fortë se kurrë.

Meraku nuk është thjeshtë tek shtrirja e influencës mbi një pushtet të pavarur, por në halle konkrete si psh. dosja e inceneratorëve, hetimi për të cilën nuk duhet lejuar kurrësesi që të shkojë në nivel më të lartë se sa ky i tanishmi.

Deri këtu, në pamje të parë, kjo përplasje duket e fortë, epike dhe me shumë rëndësi për të ardhmen e sistemit të ri të drejtësisë. Edhe më shumë i’a shtojnë dramacitetin asaj, deklarata si ato të znj. Kim, që hedhin dyshime për kulisa politike dhe manipulime të atyre që kërkojnë të frenojnë hetimet.

Por, e parë nga një vështrim tjetër, ajo është thellësisht banale. Pasi mjafton vetëm fakti, se tani, pas 7 vitesh, sponsorët dhe arkitektët e reformës në drejtësi kanë ende frikë se ajo mund të kapet nga pushteti, për të vërtetuar se ngrehina e re është një kështjellë prej letre. Pasi mjafton thjeshtë ankthi se SPAK-u teorikisht mund të jetë i manipulueshëm, për të vërtetuar anketat e fundit të opinionit që tregojnë me shifra, se vetëm çereku i shqiptarëve vazhdojnë të kenë besim tek ky institucion.

Ka disa kontradikta që e vërtetojnë këtë. Nëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë qenkeshin zgjedhur njerëz me integritet dhe të pa ndikueshëm, ambasadorja s’kishte pse merakosej për votën e tyre, qoftë edhe nëse ajo zhvillohej në kushtet e presionit. Nëse prokurorët e SPAK janë vërtet “heronjtë e fëmijëve tanë”, për amerikanët nuk duhet të kishte rëndësi se cili prej këtyre idhujve të pakorruptueshëm do të zgjidhej në krye të institucionit.

Meraku i Yuri Kim për të ndarë shapin nga sheqeri dëshmon se i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra. As fitorja e saj më e madhe nuk e shpëton dot një sistem që ka në çdo hap nevojë për paterica, ndërkohe që reforma pati si qëllim të vetëm: të ishte i pavarur dhe jashtë influencave.

Pra edhe sikur të supozojmë se pas disa ditësh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndikohet nga ambasadorja dhe do të zgjedhë të preferuarin e saj, në pikturën e madhe asgjë nuk do të ndryshojë. Fakti se asaj iu desh të bëjë betejë për një gjë kaq të thjeshtë dëshmon se SPAK-u, në veçanti, apo krejt sistemi në tërësi, janë të mbushur me rilindas të infiltruar. Ata që ambasadorja do të mund t’i eleminonte nga gara për kreun e prokurorisë së posaçme, do të mbanin edhe në vazhdimësi, në duar, dosjet e nxehta të kriminelëve dhe grabitësve të lidhur me politikën.

Në këtë kuptim, mundimi i saj sizifian, për të ngritur lart gurin e një reforme absurde, nuk ka në vetvete asgjë epike. Ai i ngjan më tepër një përpjekjeje qesharake për të sfiduar të pamundurën. Sepse sado beteja të vogla të fitojë, ajo ka humbur atë të madhen, që drejtësia të mos ishte në tutelën e askujt, madje as në atë të ambasadorëve. Duke dashur të shkëpusi llokma të saj nga goja e pushtetit, për ti transferuar tek prokurorë “pro amerikanë”, Yuri Kim nuk bën gjë tjetër veçse pastron fasadën e një ngrehine të kalbur. Tani të gjithë e kanë kuptuar se guri i saj është destinuar të rrokulliset pafundësisht në rrëzë të malit. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIreforma ne drejtesiSPAKYuri Kim

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Pse Sali Berisha ngjan i dorëzuar përballë Ilir Metës?

Protesta e 6 dhjetorit/Meta takohet me Berishën në selinë e PD-së

Auditimet janar-shtator, KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet kapin vlerën 1 miliard euro

Auditimet janar-shtator, KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet kapin vlerën 1 miliard euro

Dështon atentati/Kush është i “forti” i Durrësit që s’e kapi pl*mbi

Shpërthimi në Librazhd, pranga dy personave që hodhën gr*natë dore në oborrin e lokalit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

E ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në…
Sport

E ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në…

by mirseda
11:12 | 02/06/2025
0

Armando Broja nuk po gjen “paqe” për sa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesi shqiptar, mbylli...

Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit

Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit

11:09 | 02/06/2025
Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

10:51 | 02/06/2025
Digjen dy mjete në Maliq, ja dyshimet e policisë

Digjen dy mjete në Maliq, ja dyshimet e policisë

10:48 | 02/06/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com