Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ngujoi për 6 vite gruan dhe fëmijët/ Ish myftiu i Tiranës: Si ka mundësi që ndodh në mes të Tiranës? Institucionet të reagojnë!

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Xherxh (Gjergj) Laçi, 52-vjeç, tronditi opinionin publik, pasi kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin, pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare.

Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë. Në banesë iu gjet arsenal armësh. Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra foli në “Report Tv”  duke ngritur shqetësimin se banorët e zonës nuk reaguan në asnjë moment.

“Rasti i tij është më shumë se dhimbje, por ajo që na sjell pikëpyetje shtesë është situata e gjetjes së një pjese municionesh dhe armësh të ftohta në banesën së tij.

Pastaj justifikimi nga motra që ka qenë besimtar apo frekuentonte xhamitë e zonës, i japin fenomenit një tjetër kah që në fazat e parandalimit, institucionet përfshirë edhe ato fetare çedojnë shumë.

Si ka mundësi që ndodh në mes të kryeqytetit? Moskokëçarja, mosinteresimi dhe e keqja te të tjerët të jetojë sa malet, e rëndësishme të mos përplaset në dyert tanë, kjo nuk është besim. Nuk mund të jesh besimtar sa kohë një fqinj i yti e kalon natën në uri”, tha Gurra.

Ai u shpreh se komuniteti i besimtarëve duhet të jetë pjesë e zinxhirit komunikues, për të paralajmëruar fenomene të këtij lloji, duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë të tjerë që veprojnë si Xherxh Laçi.

“Duhet që ky komunitet besimtarësh të jetë më aktiv, të jetë më afër. Kur nuk ndërhyhet nga institucionet shtetërore, bëhet i frikshëm. Institucionet fetare nuk kanë detyrën të zëvendësojnë atë të sigurisë, por duhet të jenë pjesë aktive e zinxhirit komunikues, orientues, paralajmërues duke nisur nga kryeplaku i lagjes që të orientojmë në kohë për t’u parandaluar fenomene të këtij lloji. Këto janë këmbanë që institucionet të mos jenë në gjumë”, tha Gurra.

Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena, si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.

Xherxh Laçi nuk është i panjohur për policinë, pasi më herët ka qenë i arrestuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, ku ka qëlluar me armë zjarri në lagjen ku jetonte.

Tags: ekstremistngujimtiraneXherxh (Gjergj) LaçiYlli Gurra

TË LIDHURA

Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026
Aktualitet

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026
Next Post

Ibrahimaj: BE, 80 mln euro grant si mbështetje buxhetore për energjinë

"Gjergji është njish fare, i marrshin të keqen kush e shan", e motra mohon akuzat

Primaret në PD/ Emrat e kandidatëve zyrtarë për Tiranën, mes tyre edhe aktori i njohur i humorit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

by mirseda
12:07 | 08/06/2026
0

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz, ku një person ka humbur jetën I...

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com