Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prostitucion te lulishtja e pallatit: 30 mijë Lekë në makinë, 50 mijë në hotel (Kamera e fshehtë)

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Prostitucion te lulishtja e pallatit: 30 mijë Lekë në makinë, 50 mijë në hotel (Kamera e fshehtë)

Banorët e zonës te kthesa e Kamzës ankohen në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan se pranë pallatit të tyre ushtrohet aktivitet prostitucioni.

Një zonjë denoncon se e ka të vështirë të kalojë normalisht drejt banesës së saj, ndaj shumë herë banorët kanë njoftuar edhe policinë. Por asgjë nuk po ndodh.

“Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim pranë redaksisë tuaj! Te kthesa e Kamzës, te lulishtja, te vendi i taksive, te kompleksi Malajzian i pallateve, janë disa prostituta, të cilat punojnë aty dhe kryejnë marrëdhënie seksuale në vende të hapura, në vende publike, në park fëmijësh. Unë si familjare, me dy fëmijë që jam, kam bërë disa herë denoncime, bashkë me disa anëtarë të tjerë të kompleksit pranë policisë, por gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët, pa asnjëlloj përgjigje. Ato bëjnë skena, dëgjohen zhurma, aktin seksual e kryejnë në rrugë, ose te këndet e lojrave, nëpër ferra, nëpër shkurre, gjë që për një kompleks, kryesisht familjarësh, është shumë e pakëndshme dhe shumë e sikletshme. Kjo gjë na ka vënë shumë në pozitë të gjithëve dhe nuk po dimë tanimë, ku të denoncojmë dhe ku të shkojmë, prandaj e vetmja zgjidhje, që kemi ne, jeni ju. Jeni të vetmit, që kemi besim”, thuhet në denoncimin e qytetares.

Kamera e fshehtë e “Stop” ishte në vendin ku zonja pretendon se ushtrohet prostitucion. Ne provuam se shqetësimi i banorëve ishte mëse i drejtë.

Prostitucioni ushtrohej te lulishtja aty pranë ose në hotel. Agjenti i “Stop” u hoq si klient dhe bisedoi me dy prostituta. Ato i treguan çmimet dhe i thanë se mund të kryente marrëdhënie edhe jashtë me 3 mijë Lekë të reja, ose në hotel me 5 mijë Lekë të reja.

Klienti-Ma jep çikë çakmakun!

Prostituta 1-Po!

Klienti-Si je?

Prostituta 1-Mirë, ça bëre?

Klienti-Mirë! Si je ti?

Prostituta 1-Mirë! Urdhëro!

Klienti-Rrofsh!

Prostituta 1-Hë?

Klienti-Ke punë?

Prostituta 1-Ee jo, prit një sekondë, se të marr unë! Hë?

Klienti-Ça bën? Si je? Mirë je? Ça bëhet ndonjë gjë?

Prostituta 1-Hiç, vërdallë.

Klienti-Nga vërdallë?

Prostituta 1-Knej vërdallë.

Klienti-Nga pra?

Prostituta 1-Knej pra, vërdallë, këtu.

Klienti-Ku këtu?

Prostituta 1-Po ja këtu, ku më shiko.

Klienti-Mirë! Si të duash ti!

Prostituta 1-Ke ndonjë mendje ti?

Klienti-Sa është?

Prostituta 1- 30 në makinë, 50 në hotel.

Klienti-Ku në hotel?

Prostituta 1-Këtu ja, te Palma ça është ajo.

Klienti-Shumë e ke 50 në hotel.

Prostituta 1-Ça të them unë?!

Klienti-Mirë, mirë! Ti ke pazarin tënd, ç’rëndësi ka? Në makinë, ku do e parkosh?

Prostituta 1-Është andej poshtë, te pallatet e verdha, se nuk të sheh njeri.

Kurse prostituta tjetër refuzon që të shkojë në hotel.

Klienti-Si je? Ça, e ke me lekë të folurin?

Prostituta 2-Jo, e kam pa lekë.

Klienti-Po fol pra, si ia kalon? Apo s’do të bëjmë muhabet?

Prostituta 2-Si?

Klienti-Të flasim!

Prostituta 2-Flasim!

Klienti-Sa e ke ti?

Prostituta 2-Ja këtu është 30 mijë lekë.

Klienti-Ku këtu? Përjashta?

Prostituta 2-Te pishat.

Klienti-Po mos na shofin njerëzit mi, se ka dhe banorë, që vijnë.

Prostituta 2-Jo më, ja ku janë.

Klienti-Po në hotel, sa ishte?

Prostituta 2-Në hotel nuk shkoj unë.

Klienti-Do na ftohesh, o burrë!

Prostituta 2-Ja ku janë…

Klienti-Pa hajde, ke prezervativ me vete?

Prostituta 2-Si?

Klienti-Prezervativ me vete?

Prostituta 2-Ja ku e kam!

Klienti-Po tani si, një të pr*shur, a si e ke ti?

Prostituta 2-Po një, një.

Klienti-Një të pr*shur, 30 mijë lekë?

Prostituta 2-Ëëë…

Klienti-Po hajde më trego njëherë vendin, se kam hall mos shikojnë banorët!

Prostituta 2-Nuk shikon njeri, ja e sheh aty.

Klienti-Po hec pra, futu, hajde!

Prostituta 2-Tu ec jena, o burrë.

Klienti-Po bashkë do ecim ne? E pra e shikon, që ka makina, q**a robt, pse s’vjen në hotel o vlla?

Prostituta 2- 20 është në gojë, kurse seksi është 30.

Klienti-Po seksi 30 është ë..? Po hajde ikim në një hotel o vlla, se ka zhurma ka njerëz…

Prostituta 2- Ta bëjmë bismilah sot!

Klienti-Pse, e ke për herë të parë sot?

Prostituta 2-Po ti je i pari, pra.

Klienti-E marr vesh, po ideja është, që nuk ndjehem komod unë këtu mo vlla, ikim në një vend, që…

Prostituta 2-Nuk shkoj në hotel.

Emisioni “Stop” u bën thirrje autoriteteve që të veprojnë dhe të marrin parasysh shqetësimet e banorëve të zonës.  /tvklan.al

Tags: kthesa e Kamzësprostituciontirane

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
INTERVISTA/ Ish-zyrtari i Partisë Komuniste: Berisha bashkëpunoi me ish-Sigurimin dhe UDB. Shumica e dosjeve ndodhen jashtë vendit

INTERVISTA/ Ish-zyrtari i Partisë Komuniste: Berisha bashkëpunoi me ish-Sigurimin dhe UDB. Shumica e dosjeve ndodhen jashtë vendit

Gabimi fatal i Berishës me “25 karrigethyerit” e Parlamentit

Gabimi fatal i Berishës me “25 karrigethyerit” e Parlamentit

Tiranë/47-vjeçarit i ngulet th*ka në gjoks se bënte zhurmë nga loja me domino

Tiranë/47-vjeçarit i ngulet th*ka në gjoks se bënte zhurmë nga loja me domino







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com