Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Vdes për virgjëresha”/Fiks Fare zbulon pedofilin në Vlorë, 8 vjet i dënuar për p*rdhunim në Kaliforni

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Vdes për virgjëresha”/Fiks Fare zbulon pedofilin në Vlorë, 8 vjet i dënuar për p*rdhunim në Kaliforni

Fiks Fare nuk ndalet në investigimet përsa i përket pedofilisë. Edhe mbrëmjen e së martës, Fiks Fare zbuloi një tjetër pedofil në Vlorë, i cili ishte dënuar plot 8 vjet nga një gjykatë në Kaliforni (USA) për përdhunimin e një 17-vjeçareje.

Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një denoncim për një 42 vjeçar nga Vlora, i quajtur Eqerem Sorra, i cili edhe pse kishte bërë burg për përdhunim, sipas denoncuesit ai vazhdonte të shkonte me të mitura. Minorenet i mashtronte kollaj, pasi hiqej si besimtar i devotshëm mysliman, duke u bërë edhe më i besueshëm. Eqeremi shiste parfume afër xhamisë në qendër të Vlorës.

Fiksi siguroi vendimin e Gjykatës së Lartë në Kaliforni, i cili e ka dënuar Sorrën me 8 vite heqje lirie, pasi ka përdhunuar një 17 vjeçare, fakt të cilin Sorra e ka pranuar ç’ka ka ndikuar dhe në vitet e heqjes së lirisë.

Në vendimin e gjykatës jepet me fakte sesi përdhunuesi përfitoj nga 17 vjeçarja e cila nuk dinte cilin autobus të merrte për shtëpi dhe  se përdhunuesi Sorra u zotua ta shoqëronte.  Miqtë e 17 vjeçares të cilët e shoqëruan deri në stacion kanë deklaruar në gjykatë se Sorra dukej një njeri fetar.

Në këtë vendim thuhet se Sorra e çoi të miturën në banesën e tij dhe e përdhunoi,  17 vjeçarja shpëtoi nga ai vetëm kur ky i fundit shkoi në tualet.

Për këtë akt të Sorrës u mor vendimi në qershor të vitit 2010 dhe u dënua me 8 vite heqje lirie.

Por dënimi nuk i mjaftoi pedofilit i cili edhe tani vazhdon të ngacmojë të mitura dhe të kërkojë prej tyre marrëdhënie seksuale edhe kundrejt pagesës.

Me marrjen e denoncimit një bashkëpunëtore e Fiksit u prezantua si 13 vjeçe dhe shkoi të blinte një parfum tek Eqerem Sorra. Duke e pyetur për jetën e saj Sorra u hodh direkt në sulm për ‘prenë’ e radhës. Bashkëpunëtorja e Fiksit u hoq si jetime nga i ati dhe jetonte vetëm me të ëmën dhe aktualisht e kishte humbur vitin shkollor, kaq mjaftoi që Sorra t’i kërkojë menjëherë numrin e telefonit. Kjo sipas pedofilit me idenë për ta ndihmuar 13 vjeçaren për një punë, por gjithmonë duke i sugjeruar që çdo gjë e mitura ta fshihte nga e ëma.

Direkt ditën e nesërme Sorra i shkruan 13 vjeçares se i ka gjetur pune dhe takohen sërish. Ai i thotë se i ka gjetur punë të pastrojë një shtëpinë e tij që e ka marrë me qira nga persona të tjerë. Vajza do e pastronte shtëpinë çdo ditë dhe se për ketë Sorra do e paguante 2000 lekë në ditë. Madje ai i thotë ” Mos i mbaro punët njëherësh bëj sa të bësh e rri dhe aty shplodhu se vetëm je , po deshe vij edhe unë rri me ty”.

Rrugës për të shkuar tek apartamenti ai telefonon pronaren e shtëpisë për t’i marr çelësin. Por  bashkëpunëtorja e Fiksit nguron ta shoqërojë vetëm sipër, aty del dhe i afërm i pronares së shtëpisë duke e shoqëruar për tek apartamenti. Aty bashkëpunëtorja e Fiksit merr informacion se Sorra apartamentin e kishte marrë me qira vetëm për atë dite, ndërkohë që i kishte thënë ndryshe. Me t’u vënë në dijeni edhe pronarja e apartamentit së bashku ballafaqohen me Eqerem Sorrën.

Ajo i kërkon shpjegim se përse e ka thirrur vajzën për pastrimin e shtëpisë pasi ata shtëpinë e japin të pastruar dhe e pastrojnë vetë. Sorra i gjendur në befasi mundohet të dali nga situata duke përmendur që është familjar, por pronarja e apartamentit e ka kuptuar qëllimin e tij.  Në kamera dëgjohet që t’i thotë “Ki më shumë respekt për mjekrën që mban! Largohu mos të njoftoj policinë”. Më pas pronarja e apartamentit dhe i afërmi i saj i shpjegojnë 13 vjeçares që ky ishte thjesht një mashtrim nga ana e Sorrës dhe që duhet të ketë kujdes nga persona të tillë.

Por Sorra edhe pse i gjendur në ketë situatë nuk kufizohet për t’i dërguar sërish sms 13 vjeçares. Pas refuzimit të saj për t’i kthyer përgjigje për takim ai këmbëngul me sms duke e treguar hapur qëllimin e tij.

Ai çdo gjë ia përshkruan  me detaje në sms duke cilësuar se e tërheqin shumë femrat e virgjëra. Fjalori i përdoruar nga Sorra nuk ka limit edhe pse e di që po i shkruan një të miture, ai i kërkon me ngulm të kenë raport seksual duke i ofruar lekë , shtëpi apo çfarë të dëshironte vajza. Ai i përshkruan me fjalë çdo detaj të një akti seksual dhe se çfarë do bënte në intimitet me 13 vjeçaren.

Mesazhet vazhduan deri në momentin që Sorra arrestohet nga policia e Vlorës për një tjetër vepër penale, atë të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u arrestua duke strehuar në  banesë 5 emigrantë të paligjshëm.

Ne njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i  shtetasi E. S u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”, duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e  paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. /Top Channel

Tags: “Fiks Fare”pedofilvlore

TË LIDHURA

9 ndërtesa, 33 apartamente e 15 makina, Prokuroria Durrës i sekuestron Arben Lamçes pasuritë
Aktualitet

9 ndërtesa, 33 apartamente e 15 makina, Prokuroria Durrës i sekuestron Arben Lamçes pasuritë

13:41 | 15/09/2025
“NAMI” NË TIRANË/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve
Aktualitet

“NAMI” NË TIRANË/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve

13:36 | 15/09/2025
Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare
Politikë

Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare

13:28 | 15/09/2025
Next Post
Dështon atentati/Kush është i “forti” i Durrësit që s’e kapi pl*mbi

Grabitje me dhunë në Vaun e Dejës, hajdutët marrin një shumë parash dhe "Benzin" e parkuar në oborr

“Na dha 3500 euro për të eleminuar dy persona”, polici i Burgjeve mohon akuzat

"Na dha 3500 euro për të eleminuar dy persona", polici i Burgjeve mohon akuzat

Rusia bën gati armët b*rthamore? Josep Borrell: Putin s’po luan blofin

Putin nënshkruan ligjet që pretendojnë të aneksojnë katër rajone të Ukrainës

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

9 ndërtesa, 33 apartamente e 15 makina, Prokuroria Durrës i sekuestron Arben Lamçes pasuritë
Aktualitet

9 ndërtesa, 33 apartamente e 15 makina, Prokuroria Durrës i sekuestron Arben Lamçes pasuritë

by mirseda
13:41 | 15/09/2025
0

Prokuroria e Durrësit sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arben Lamka...

“NAMI” NË TIRANË/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve

“NAMI” NË TIRANË/ Plagosje, vjedhje, sulm ndaj prindërve

13:36 | 15/09/2025
Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare

Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare

13:28 | 15/09/2025
“Lëpini çdo gëlbazë” – Myslim Murrizi nxjerr VIDEON e Berishës dhe Gaz Bardhit

“Lëpini çdo gëlbazë” – Myslim Murrizi nxjerr VIDEON e Berishës dhe Gaz Bardhit

13:22 | 15/09/2025
Thatësirat, KESH del në bursë, blen mbi 72 mijë MWh energji elektrike për periudhën 15-21 shtator

Thatësirat, KESH del në bursë, blen mbi 72 mijë MWh energji elektrike për periudhën 15-21 shtator

12:42 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com