Pas 3 orësh në pyetje nga ana e prokurorëve të SPAK, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato tha se ishte pyetur si person që ka dijeni për shkeljen e barazisë në tendera, për rrugët Kardhiq-Delvinë, pas kallëzimit nga kompania Gjoka, e cila u përjashtua nga tenderi.
“Çështja nisi 3 vite më parë, me dorëheqjen time nga detyra e ARRSH. U pyeta për procedurën e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë.
U pyeta në dijeni të personit që ka të dhëna për çështjen. Me sa u njoftova ishte për shkelje të barazisë së çështjes. Përderisa Prokuroria është duke kryer veprimet procedurale, mendoj se shkaku im i dorëheqjes ishte që të vijonte me procedurat dhe për të vënë drejtësinë në pah”, është shprehur më tej ajo.