Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit!

Nga: Azgan Haklaj 

Qendresë, ngadhnjim, liri, demokraci!

Krimi dhe terrori e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë gjithë ekzistencës dhe historisë së tij.

Bibla na rrëfen vrasjen e Kainit të cilin satanai e frymëzoj të ekzekutonte vëllain e tij Abelin.

Neroni i Romës i hidhte të krishterët para luanëve të uritur, e prijësi i mongolëve Xhengis Khani me hordhitë e tij ndërtonte piramida me krena të prerë.

Hitleri ekzekutoj në krematoriume e dhoma gazi hebrejtë dhe Pol Poti vrau një të tretën e popullit të tij.

Ndërgjegja e njerëzimit është zgjuar sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.

OKB-ja e Konventa e saj e vitit 1948-të për të drejtat, Karta Europiane, ajo e Helsinkit, Këshilli i Sigurimit e organizma të tjera ndërkombëtare janë mekanizma të krijuara për të mbrojtur jetën dhe liritë e të drejtat e njeriut nga dhuna dhe barbaria dhe garancia e këtyre lirive e të drejtave të njerëzve kudo në botë, të paktën prej një shekulli është SHBA-ja një komb i lirë e i fuqishëm, të cilin etërit e tij themelues e projektuan si të tillë qysh në Aktin e Pavarësisë dhe në Kushtetutën e saj të frymëzuar nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga iluminizmi europian.

Amerika fitimtare e dy luftërave botërore.

Amerika e Xhon Kenedit që frymëzoj epokën kozmike dhe e Roland Reganit që mposhti Perandorinë e Kuqe duke e detyruar Bashkimin Sovjetik të kapitullonte pa kushte u godit barbarisht me dt 11-të shtator të vitit 2001 në zemër të saj në Qendrën Botërore të Tregtisë e në Pentagon.

Profeti Nastradamus e kishte paralajmëruar këtë ngjarje qysh në mesjetë kur shkruante se:

“Mbreti i terrorit do të vijë nga qielli”.

Për një çast u duk se krijesa satanike e njohur si Al Kaeda dhe drejtuesi i saj Bin Laden u bënë zotër të plotëfuqishëm të botës por Amerika nuk ra, ajo qëndroj e pamposhtur.

SHBA deshmoj se është superfuqia më e madhe që ka njohur bota në të gjitha aspektet ekonomik, shkencor, ushtarak, një vend i lirë me resurse të pashterrshme e një forcë kolosale goditëse kur dikush kërkon të përballet me të.

Totalitarizmi, injoranca, varfëria e urrejtja e frymëzuar nga fondamentalizmi dhe ekstremizmi fetar janë shtrati ku lind e rritet terrorizmi.

Diktatorët e regjimet e tyre kudo në botë mundohen ta paraqesin SHBA-në, atdheun e lirisë si satanai i madh, si përbindëshi që duhet mundur me çdo kusht.

Fundi politik i Hitlerit, Duçes e Stalinit, Gedafit dhe Sadamit, apo fundi i boshtit Romë – Berlin – Tokio në Luftën e Dytë Botërore janë shembuj bindës se Lidershipi Amerikan është garancia e të djeshmes, e të sotmes dhe të ardhmes për njerëzimin dhe ëndrrën e tij, për të jetuar në liri dhe paqe.

Për shqiptarët të cilët kanë të parë SHBA-në, mikun dhe aleatin e madh në momentet më të vështira të historisë së tyre, 11-shtatori është edhe dita e tyre e kujtesës.

E në këtë ditë dhimbje dhe krenarie ata ndihen amerikanë në kuptimin e plotë të fjalës.

Vendi ynë është rreshtuar pa hezitim në krah të SHBA-së, NATO-s dhe kombeve të tjera të lira në luftën kundër terrorizmit e ky është një qëndrim i palëkundur.

Paqes e lirisë kudo në botë i duhet një Amerikë e fuqishme dhe e aftë për të qenë gardiane e lirisë së planetit.

Një Amerikë e fortë për t’ju shtypur kryet gjarpërinjëve të terrorit.

Ajo u konceptua e tillë nga Presidenti Bush në ditët pas 11-të shtatorit, vazhdoj e do të vazhdojë të jetë e tillë dhe në të ardhmen.

Prej një shekulli Kombi Shqiptar është krah për krah e besa-besë me Amerikën.

Tags: demokraciliriNATOSHBAshqiptaret

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Numri i nxënësve në arsimin para universitar përgjysmohet në tre dekada

Numri i nxënësve në arsimin para universitar përgjysmohet në tre dekada

Viti i ri shkollor/Rama nga shkolla “Jeronim De Rada”: Bëni qejf edhe punë (VIDEO)

Viti i ri shkollor/Rama nga shkolla “Jeronim De Rada”: Bëni qejf edhe punë (VIDEO)

“Fundjavë Ndryshe” gëzon fëmijët e familjeve në nevojë, dhuratë çantat e materialet shkollore

"Fundjavë Ndryshe" gëzon fëmijët e familjeve në nevojë, dhuratë çantat e materialet shkollore







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …
Bota

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

by mirseda
08:14 | 16/03/2026
0

Donald Trump ka shprehur zhgënjim për reagimin e Britanisë së Madhe ndaj kërkesës së tij për mobilizim...

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com