Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rama flet për tragjedinë e Himarës: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin “Jonada”

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama flet për tragjedinë e Himarës: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin “Jonada”

Gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i qeverisë Rama kërkoi dënimin më të rëndë për autorin. Vdekja e 7-vjeçares në Potam të Himarës e cila u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase, është konsideruar nga kryeministri Edi Rama si një tragjedi, që rëndohet akoma më shumë edhe nga profili i autorit. Rama tha se për atë ngjarje nuk ka ngushëllim, ndërsa shprehu vlerësimin maksimal ndaj familjes që në kulmin e një dhimbje ekstreme tregoi vetëpërmbajtje, duke mos kërkuar politizimin e fatkeqësisë.

“Nga goditja fatale e një skafi në bregun e detit dhe sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapohapur është fashitur, por meqenëse jemi pikërisht këtu në Ministrinë e Brendshme, në një moment ndryshimi në Policinë e Shtetit kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe policisë. Dhimbja për një jetë aq të re të rrëmbyer aq egërsisht nga një shkelje aq e papërgjegjshme e rregullave, sinqerisht më ka gërryer me ditë dhe me net. Edhe kur i shkruaja dhe tani që i lexoj këto rreshta prapë kam një ndjenjë shumë të madhe revolte, për shkakun se shkelësi, i cili u kthye në vrasës nuk ishte një pushues i zakonshëm por një punonjës policie. Edhe si pushues duhet të jetë shembulli respektit për ligjin dhe për rregullin.

Ky fakt e bëri tragjedinë për çdo shqiptar jo thjesht të dhimbshme, siç do të ishte pavarësisht se kush do ishte autori, por edhe shumë revoltuese për shkak të profilit të autorit. Dhe ajo tragjedia nuk kishte dot dje dhe s’ka dot sot asnjë ngushëllim, se s’ka si të ketë ngushëllim për familjen e një fëmijë viktimë, ama është vendi të thuhet besoj se dhe në kulmin e një dhimbje ekstreme ajo familje e thjeshtë tregoi vetëpërmbajtje të llahtarshme, duke mos kërkuar politizimin e fatkeqësisë. Respekt pafund për ta që edhe në kulmin e përballjes me të pangushëllueshmen qëndruan jashtëzakonisht lartë, por ishte një neveri e gjallë sesi të pangushëllueshmit u shfaqën në media, si të thonin që vogëlushja iku nga kjo jetë për të furnizuar me gjakun e saj engjëllor makinerinë e urrejtjes. Madje jo vetëm nuk dua të merrem me ta, por arsyeja se pse i sjell këtu është që dua ta them publikisht me keqardhje që bëra gabim që reagova menjëherë pas ngjarjes, duke krijuar mendimin se e kisha me të gjitha ata që ishin të revoltuar siç isha dhe unë vetë. Të gjithë ata duhet ta dinë që jo vetëm i kam mirëkuptuar, por i kam mbështetur ata djem e vajza që u organizuan vetë për të dalë në një protestë qytetare këtu përballë Ministrisë së Brendshme. Natyrisht nuk isha dakord me mendimin e tyre se vogëlushen e vrau shteti. Por ndaj të njëjtin mendim me ta për disa nga psetë e asaj ngjarje”.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një Njësie të re Policore me emrin “Jonada”, sikurse emri i vogëlushes që u vra me skaf në Himarë nga ish-polici Arjan Tase.

Rama tha se kjo njësi do monitorojë plazhet nga viti i ardhshëm, dhe do imponojë respektimin e rregullave të lëvizjes ujore.

“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një Njësi Speciale Policore që do e quajmë “Jonada”, dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe ajri dhe me dron për të garantuar sigurinë e plotë të pushuesve. Pa ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave territorialë dhe nuk kanë arsye të shohin polic me sy përsa kohë nuk kërcënojnë asgjë”, tha Rama.

Tags: HmareJonadapoliciarama

TË LIDHURA

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Next Post
Policia e Shtetit, Rama premton rritje pagash

Policia e Shtetit, Rama premton rritje pagash

Prezantohet paketa e dytë anti-krizë/Paga minimale 34 mijë lekë, rritje për punonjësit e administratës dhe Policisë së Shtetit

Prezantohet paketa e dytë anti-krizë/Paga minimale 34 mijë lekë, rritje për punonjësit e administratës dhe Policisë së Shtetit

“Kanë vila me pishina”/Rama tregon pragun: Çdo kilovat mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut

"Kanë vila me pishina"/Rama tregon pragun: Çdo kilovat mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com