Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

E nisi Berisha dhe u pasua tek kjo qeveri! Haklaj lëshon thirrjen e fortë: Tropoja e sotme s’ka asnjë lidhje historiko-kulturore me Kukësin!

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Korridori Ndërkombëtar Adriatik Alpe, aorta e Kombit Shqiptar

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Tropojë, Azgan Haklaj, i është bashkuar zërit të qytetarëve e ka ndarë shqetësimin e përbashkët për zhvendosien e zyrës kadastrale në Kukës. Emëruesi i përbashkët e një sërë sorollatjesh lidhen me vendimet e qeverisë, por që në të vërtetë, zanafillën e kanë që në kohën kur Berisha kishte pushtetin.

Përmes fakteve, Haklaj ngre në piedestal një sërë problematikash të cilat e shqetësojnë ndër vite, e që sa vijnë e thellohen. Ai e nis që në gjenezë, ku bëhet njësh me qytetarët e Bashkisë së Tropojës për zhvendosien e zyrës kadastrale në Kukës. Ndonëse dënon këtë akt të qeverisë, Azgan Haklaj thotë se ky veprim i qeverisë nuk është fillimi i një platforme kundër popullit të Malësisë së Gjakovës, por vijim i veprimeve të qeverisë Berisha.

Ky i fundit zhvendosi fillimisht në Kukës të gjitha drejtoritë vendore të Tropojës, pas ardhjes në pushtet në vitin 2005. Në morinë e shqetësimeve e akuzave që vërshojnë kundrejt figurës së ish-kryeministrit, ish-deputeti shprehet se Berisha edhe pikën e kalimit të kufirit të Qafë Morinës të kthyer në doganë, e la të tillë ndonëse e kishte mundësinë të dialogonte me qeverinë e Kosovës, për ta kthyer në gjendien e mëparshme.

E si për ti vënë vulën përfundimtare, ish-kryetari i Partisë Demokratike në Tropojë shton se veprimet e fundit të qeverisë shqiptare janë vazhdimësi si në rastin e HEC-ve, të cilat i ka firmosur Berisha dhe i vulosi Rama. Haklaj sqaron ndjekësit e tij me anë të një statusi në rrjetin social Facebook se Tropoja e sotme ( Malësia e Gjakovës) historikisht nuk ka asnjë lidhje historiko-kulturore me Kukësin.

Historia ka një rol thelbësor e vendimtar kur bëhet fjalë për ndarjen administrative. Në të kundërt rrezikon zhbërien e identitetit të një vendi. Në fund të shkrimit mjaft të drejtë e analitik, Azgan Haklaj sqaron se pavarësisht se çfarë ka ndodhur, gjithmonë ka një mundësi rishikimi!

Shkrimi i plotë

SOS!

E kuptoj reagimin e qytetarëve të Bashkisë së Tropojës për zhvendosien e zyrës kadastrale në Kukës.

Bëhem pjesë e këtij shqetësimi dhe e denoj këtë veprim të qeverisë, por për hir të së vertetës ky veprim i qeverisë nuk është fillimi i një platforme kundër popullit të Malësisë së Gjakovës por është vazhdim i veprimeve të qeverisë Berisha, i cili zhvendosi fillimisht në Kukës të gjitha drejtoritë vendore të Tropojës pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, ndonëse e patëm kundërshtuar me forcë dhe i patëm kërkuar që nënprefekturës së Tropojës t’i jepte statusin e prefekturës, siç ia dha Sarandës.

Për Tropojën nuk e bëri gjatë 8 viteve të qëndrimit të tij në pushtet.

Berisha edhe pikën e kalimit të kufirit të Qafë Morinës të kthyer në doganë e la të tillë edhe pse e kishte mundësinë të dialogonte me qeverinë e Kosovës për ta kthyer në gjendien e mëparshme.

Sot Berisha deklarohet jam nga Kosova!

Këto veprime të fundit të qeverisë shqiptare janë vazhdimësi si në rastin e HEC-ve, të cilat i pat firmosë Berisha dhe i vulosi Rama.

Të gjitha këto veprime të qeverive shqiptare në vite ngjajnë me një platformë që ka për qëllim zhbërien e identitetit të Malësisë së Gjakovës, madje kjo plaformë ka filluar qysh në vitin 1946, kur Enver Hoxha i ndryshoj emrin kësaj krahine, biles e pagëzoj sllavisht Tropojë.

Po ashtu dy krahinat Nikaj dhe Mertur i pagëzoj me emrin e një fshati Lekbibaj.

Gjithashtu në vitin 1997 qarqet antikombëtare serbe sulmuan e shkatërruan institucionet vendore mes të cilave edhe muzeun historik të kësaj krahine.

Tropoja e sotme ( Malësia e Gjakovës) historikisht nuk ka asnjë lidhje historiko-kulturore me Kukësin.

Tradicionalisht këtë lidhje e ka me Hasin sepse gjithmonë i është thënë Has e Malësi.

Për shkak të lidhjes që nga etnogjeneza e Dardanisë Alpine që shtrihej nga Jezerca deri në Pashtrik të Hasit dhe për të mbajtur lidhjen shpirtërore me Dardaninë Antike “Kosova e sotme” në kohën e mbretërisë shqiptare Malësia e Gjakovës dhe Hasi u emërtuan nënprefektura e Kosovës nga mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu.

Historia ka një rol determinant kur bëhet fjalë për ndarjen administrative, përndryshe rrezikon zhbërien e identitetit të një vendi.

Po ashtu edhe nga pikpamja e parimeve demokratike duhet pasur kujdes që sherbimi të shkoj tek qytetari dhe jo qytetari tek sherbimi.

Ky është një nga parimet bazë të demokracisë!

Demokracia është kontratë sociale e zgjedhësit me të zgjedhurin apo e sovranit me të të zgjedhurin që ia ka deleguar pushtetin për ta ushtruar thotë Zhan Zhak Rusoi tek “Kontrata sociale”.

Pavarësisht kësaj katrahure që ka ndodhur ka një mundësi rishikimi, meqenëse grupet parlamentare po hartojnë ndarjen e re administrative e grupi parlamentar i PDSH ka të drejtë vetoje i propozoj që:

Së pari të korrigjojë të gjitha ndarjet, emërtimet pa bazë historike-etnografike, tradicionale.

Së dyti Tropoja të marrë emrin e vet identitar “Malësia e Gjakovës” dhe Hasi e Malësia e Gjakovës të emërtohen prefekturë me vete, apo edhe nënprefekturë me status prefekture me emrin Prefektura e Dardanisë Alpine.

Tags: Azgan HaklajBerisha

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

14:36 | 09/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Next Post
“U mbajta te parajsa”, romani që na drejton në rrugëtimin shpirtëror

"U mbajta te parajsa", romani që na drejton në rrugëtimin shpirtëror

Njihuni me historinë e mjekut që shëronte njerëzit pa pagesë

Njihuni me historinë e mjekut që shëronte njerëzit pa pagesë

“Reagim aspak etik dhe profesional”, Gledis Nano konfirmon pezullimin e Anisa Kostanit

Qeveria shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë/ VOA: Si u përhap lajmi dy ditë më parë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com