Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Energjia/Berisha: Në Portin e Vlorës po sillen impiante nga Bangladeshi, 760 milionë euro për 2 vite

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Energjia/Berisha: Në Portin e Vlorës po sillen impiante nga Bangladeshi, 760 milionë euro për 2 vite

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së Sali Berisha denoncon se në Portin e Vlorës po sillen dy impiante nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë elektrike. Ai deklaroi se kostoja për impiantet që do të vendosen në Portin e Vlorës është 760 milionë euro. Sipas Berishës, impiantet për prodhimin e energjisë që do të vendosën në Vlorë do të shkaktojnë ndotje të ajrit në qytet për shkak të karburantit me të cilin punojnë. Berisha tha më tej se eksperti i ka konfirmuar se ato harxhojnë 600 ton naftë të rëndë D2 në ditë, e cila është e barabartë me 100 mijë makina në Vlorë që shpenzojnë nga 6 litra secili dhe të bëjnë nga 100 km rrugë në Vlorë.

“Dua të sjell në vëmendje e publikut një zhvillim anti-ekonomik mjaft të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë.

Kostoja ditore e tyre është kjo; Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta. Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro. Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro. Edi Rama po bën zbrazjen e rrufshme të Kaskadës së Drinit. Çdo ditë kaskada ulet me 50 centimetra çdo ditë. Kaskada sot është 274 metër, në një kohë kur me rregulloren ajo më datën 1 shtator nuk mund të jetë kurrë nën 284 metër, ndalohet me ligj. Edi Rama për të justifikuar këtë krim të shëmtuar për t’u thënë shqiptarëve se s’ka energji në bursë dhe të instalojë këto impiante.

Janë dy impiante që kanë funksionuar për 20 vite me radhë në qytetin Kulna të Bangladeshit. Nga viti 2018 deri sot kanë qenë pa funksion. Këto nuk janë termocentrale, këto janë gjeneratorë gjigand që funksionojnë me naftë D2, naftë të rëndë që ka në përbërjen e vetë 50 miligram për litër squfur. E ndaluar për t’u përdorur. Me këtë toksicitet ai do krijojë një ndotje në Vlorë sikur të shtohen 100 mijë makina në Vlorë. Kjo është një çmenduri. Eksperti më konfirmon se ato harxhojnë 600 ton naftë të rëndë D2 në ditë, e cila është e barabartë sikur 100 mijë makina në Vlorë të shpenzojnë nga 6 litra secili dhe të bëjnë nga 100 km rrugë në Vlorë. A mund të rrihet në Vlorë me këtë situate? Korrupsioni të verbon në çdo gjë.

Edi Rama ka mashtruar qytetarët kur në “Opinionin” e Tv Klan se këto punojnë me gaz, këto nuk punojnë me gaz, këto janë gjeneratorë që punojnë vetëm me D2 tmerrësisht të pasur në squfur. Imagjinoni ju 100 mijë makina me karburant me squfur. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë mega aferë të tmerrshme të qeverisë. Për të justifikuar këtë vendim në mënyrë më të pacipë, Edi Rama ka deklaruar me dhjetra herë se do mbarojë energjia, s’do kemi energji. Si do mbarojë energjia? Energjia mbaron kur t’i verbon sytë vjedhja dhe korrupsioni. Energjisë mund t’i rritet çmimi, por jo mbaron. Ai këtë përrallë jua tregon shqiptarëve për të mbuluar vjedhjet e tij. U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të organizohen sepse Vlora nuk mund të bëhet pellgu i squfurit dhe lëndëve toksike. A e dini ju që me 700 milionë euro mund të ishin ndërtuar minimumi 3 HEC-a të tjera si i Vlorës. Dhe HEC-et ndërtohen shpejt dhe janë të leverdisshëm. HEC-i është investim që rikthen investimin brenda 7 viteve. Po ky një HEC që kishim e la 9 vite dhe nuk mori një tub nga Semani ta çonte tek HEC-i i Vlorës, por e futën në një proces me një çmim më të shtrenjtë se ç’ka kushtuar ndërtimi i tij”.  

 

Tags: Berishaenergjiarama

TË LIDHURA

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë
Aktualitet

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

16:17 | 06/09/2025
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik
Bota

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

15:07 | 06/09/2025
BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!
Analizë

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

13:51 | 06/09/2025
Next Post
Berisha: Rama në përgjime, është regjistruar duke folur me grupe kriminale

Berisha: Rama në përgjime, është regjistruar duke folur me grupe kriminale

Rusët “kanë spiunuar ushtarët ukrainas” që po trajnohen në Gjermani

Rusët "kanë spiunuar ushtarët ukrainas" që po trajnohen në Gjermani

Zelensky: Ukraina ka rimarrë më shumë se 1000 vendbanime nga forcat ruse

Sulmet në Zaporizhzhia, Zelensky: Ishim në prag të një katastrofe

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi
Bota

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi

by mirseda
17:44 | 06/09/2025
0

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi I dyshuari kishte një koktej...

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

17:04 | 06/09/2025
Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

16:47 | 06/09/2025
Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

16:35 | 06/09/2025
Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

16:17 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com