Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Kam pasur oferta nga shtete të tjera, por e dua Shqipërinë!”, Luiza Gega flet për rrugëtimin e vështirë

4 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Kam pasur oferta nga shtete të tjera, por e dua Shqipërinë!”, Luiza Gega flet për rrugëtimin e vështirë

Rrugëtimi i atletes shqiptare Luiza Gega drejt triumfit nuk ka qenë aspak i lehtë. Në fjalën e saj në ceremoninë zyrtare në Kryeministri, Gega falenderoi të të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugën e saj për t’u bërë kampione Europe, teksa ka treguar edhe vështirësitë e këtij rrugëtimi. Gega u shpreh se ka pasur oferta për të vazhduar rrugëtimin e saj edhe me shtete të tjera, por i ka refuzuar ato. Ajo nënvizoi se e do Shqipërinë dhe ndihet krenare që përfaqëson ngjyrat kuqezi. Ndër të tjera përcolli një mesazh për të gjithë të rinjtë, për të cilët tha se shpreson t’i ketë frymëzuar sado pak.

“Para shumë vitesh, kur kam marrë pjesë në një kampionat Europian në Paris, dola nga fundi dhe me diferencë. Kisha veshur ngjyrat kuq e zi dhe nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Dhe biseda me trajnerin ishte që kurrë nuk vij të përfaqësoj vendin tim. Doja të isha afër me konkurrentet e tjera. Aty ishe ndarja se çfarë doja të bëja. Duhet të punoja shumë. Ishte një hap shumë i vështirë.

Dhe trajneri më tha që do të kërkojë shumë mund dhe sakrificë. Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë. Pavarësisht halleve familjare. Filluam të bëjmë hapa që më sollën këtu. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm. Kam pasur shumë vështirësi.

Sportistët pësojnë edhe dëmtime që të kthejnë mbrapa. Kam pasur edhe oferta për vazhduar me shtete të tjera, por e dua këtë vend. Vërtetë e kam besuar që do vijë një ditë që vendi ynë do të ndryshojë. Kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar, por kemi ecur shumë përpara. Nuk është kurrë vonë nëse do t’ia dalësh”, tha Luiza Gega.

“Vendosa të vij kuq e zi, sepse ndihem më krenare se kurrë. Jo për atë që arrita, por doja t’i tregoja Europës që edhe ne mundemi. Familja ime ka sakrifikuar vërtetë shumë. Duke u munduar t’i bëj krenarë, ndoshta sot ia kam arritur. Trajnerit tim. Faleminderit zoti kryeministër.

Ndihem e nderuar dhe e vlerësuar. Dua të them ato që ndjej. Nuk e kam ndjerë kurrë këtë krenari. Sporti kërkon pasion, por mbështetja financiare është e rëndësishme të ecim përpara. Faleminderit kryetarit të Bashkisë që ka qenë politikani që ka qenë më afër meje. Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar. Ju falenderoj për anën njerëzore dhe mbështetjen e vazhdueshme. Falenderoj shokët dhe kolegët e mi, Izmirin, Brikenin, Erklandin dhe presidenti i KOKSH. Ka sjellë një frymë të re për sportin shqiptar”, deklaroi ajo.

Tags: atleteLuiza Gegarama

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Next Post
Favorizoi 55-vjeçarin që shiste vezë të pakontrolluara, në kërkim drejtori i AKU-së në Shkodër

Favorizoi 55-vjeçarin që shiste vezë të pakontrolluara, në kërkim drejtori i AKU-së në Shkodër

Akuza të reja/Partia e Lirisë: Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha hua punonjësit, më pas i shiti tokë

Akuza të reja/Partia e Lirisë: Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha hua punonjësit, më pas i shiti tokë

Përse u kris marrëdhënia mes Metës dhe Berishës për zgjedhjen e presidentit Begaj

Opozita ka ngatërruar (përfundimisht) temë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

by mirseda
09:30 | 18/03/2026
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në Bypass, ku një...

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

09:22 | 18/03/2026
“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

09:15 | 18/03/2026
Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

09:04 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

09:02 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com